Hotel Adriatik

Dikur një ëndërr për shqiptarët, tashmë tërësisht i rinovuar, hotel “Adriatik”, përfaqëson një kompleks të stilit modern me pesë yje, të hapur për këdo që priret të shijojë shërbimin e mrekullueshëm me një vendndodhje perfekte. Vetëm 25 minuta larg kryeqytetit dhe Aeroportit Nënë Tereza, me pamje nga deti, me dy restorante, bare dhe komoditete të tjera, Hotel Adriatik është vendi ideal si për pushime ashtu edhe për biznes. I rrethuar nga kopshti i mrekullueshëm i palmave, hoteli ofron një atmosferë të kendshme dhe të paqtë per vizitorët.
Dhomat janë të pajisura me mini-bar, kasafortë, linjë të drejtpërdrejtë telefoni, televizor me satelit, ajër të kondicionuar, Jacuzzi ose vaskë. Gjithashtu në të gjithë hapsirën e hotelit është i mundur aksesi në internet nëpërmjet shërbimit “Internet Wireless”

Hotel Adriatik
Hotel Adriatik

Kontaktet e Hotel Adriatik

Adresa:     Lagjia 13, Plazh, Durrës
Nr. Telefoni:     052 260 851
Nr. Faksi:     052 260 855
E-mail:     info@adriatikhotel.com
Website:     www.adriatikhotel.com
Vendndodhja:     Durrës, Albania
Klasifikimi:     5 yje

Akomodimi ne Hotel Adriatik

Hoteli ka 69 dhoma me pamje nga deti apo kopshti i palmave, disa prej tyre edhe me ballkon apo dalje në tarracë (24 dhoma standarde, 13 dhoma ekzekutive, 26 dhoma superiore, 6 (Suita apo martesore).

Restorantet dhe baret ne Hotel Adriatik:

  • Gatime të shijshme të ofruara nga restoranti elegant me menu “Bukuroshja e Durrësit”.
  • Restoranti “Tre brezat” është në dispozicionin tuaj gjithë ditën me gatime italiane dhe ndërkombëtare.
  • Mund të provoni mbi 200 lloje verërash dhe lloje të ndryshme djathërash në mjedisin e paqtë të Wine bar-it.
  • Pozicionuar në afërsi të hollit të hyrjes së hotelit, kafeneja e stilit italian dhe këndi i çajit janë vëndet perfekte për të ndënjur me miqtë.
  • Baret e plazhit, të hapur nga maji në tetor, janë këndet e mrekullueshme për të shijuar koktejet, snack-ët dhe përëndimin e magjishëm të diellit.
  • Bari buzë pishinës ofron snack-ë dhe pije për pushuesit që parapëlqejnë të marrin rreze buzë pishinë.

Hotel Adriatik
Hotel Adriatik

Takime biznesi dhe konferenca ne Hotel Adriatik:
5 salla konferencash me kapacitet deri në 400 persona, bare biznesi për pauza ndërmjet takimeve dhe konferencave, dhomë ekzekutive për takime bordesh, hyrje të shpejtë në internet dhe komoditete të tjera për organizim takimesh apo konferencash.

Dasma dhe ceremoni te tjera ne Hotel Adriatik:
Për një dasëm të paharrueshme ky është vendi ideal! Kopsht fantastik palmash dhe pishinë e ndriçuar për t’u ofruar miqve pijen e mirëseardhjes, salla madhështore për organizimin e darkës së dasmës suaj. Ekspertët tanë të dasmave do t’ju ndihmojnë të organizoni një festë magjepsëse.

Aktivitete në kohën e lirë ne Hotel Adriatik:
Pishinë e hapur, sauna, fitnes, xhiro me biçiklete, volejboll në plazh, tenis, plazh privat ne Hotel Adriatik.

Shërbime të tjera ne Hotel Adriatik:
Mbrëmje të veçanta për shijimin e verërave të organizuara nga hoteli në përiudha të caktuara të vitit, shërbim taxi me kërkesën tuaj nga dhe për në aeroportin Nënë Tereza, staf që zotëron disa gjuhë të huaja, zyrë këmbimi valutor, shërbim të shpejtë lavanderie etj ne Hotel Adriatik.

Hotel Adriatik
Hotel Adriatik

Vendndodhja e Hotel Adriatik:
Merrni autostradën në drejtim të Durrësit, 1 km nga mbikalimi (nyja Durrës-Port-Plazh), përgjatë rrugës së plazhit në drejtim të Kavajës.

Hotel Adriatik

Takime biznesi dhe konferenca:
5 salla konferencash me kapacitet deri në 400 persona, bare biznesi për pauza ndërmjet takimeve dhe konferencave, dhomë ekzekutive për takime bordesh, hyrje të shpejtë në internet dhe komoditete të tjera për organizim takimesh apo konferencash.

Dasma dhe ceremoni te tjera:
Për një dasëm të paharrueshme ky është vendi ideal! Kopsht fantastik palmash dhe pishinë e ndriçuar për t’u ofruar miqve pijen e mirëseardhjes, salla madhështore për organizimin e darkës së dasmës suaj. Ekspertët tanë të dasmave do t’ju ndihmojnë të organizoni një festë magjepsëse.

Aktivitete në kohën e lirë:
Pishinë e hapur, sauna, fitnes, xhiro me biçiklete, volejboll në plazh, tenis, plazh privat.

Shërbime të tjera:
Mbrëmje të veçanta për shijimin e verërave të organizuara nga hoteli në përiudha të caktuara të vitit, shërbim taxi me kërkesën tuaj nga dhe për në aeroportin Nënë Tereza, staf që zotëron disa gjuhë të huaja, zyrë këmbimi valutor, shërbim të shpejtë lavanderie etj.

Vendndodhja:
Merrni autostradën në drejtim të Durrësit, 1 km nga mbikalimi (nyja Durrës-Port-Plazh), përgjatë rrugës së plazhit në drejtim të Kavajës.

Incoming search terms:

SHARE
Previous articleDurresi
Next articleSaranda

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY