Kosova Reisen oferta per Maj
Kosova Reisen oferta per Maj
Nga Zurichu, nga Prishtina, nga Shkupi apo nga Tirana për në cilindo aeroport të botës, ne jemi gjithmonë të gatshëm t’ju rezervojmë një udhëtim të rehatshëm. Ju u mbetet vetëm një telefonatë në cilëndo nga zyrat tona ose të kërkoni në faqen tonë në Internet. Sot, nesër apo kurdo që keni planifikuar të fluturoni, konsultohuni njëherë me ne sepse ia vlen.
| MAJ/2011 | Prishtinë – Zurich | 279.–CHF | Kosova Reisen |
| MAJ/2011 | Zurich – Prishtinë | 149.–CHF | Kosova Reisen |
Askush më mirë se udhëtari nuk e ndien peshën e shërbimeve të një kompanie.
Që nga themelimi, kompania jonë e mbështetë. zhvillimin e vet në standarde, paraprakisht të certifikuara. Me një mikpritje dhe kulturë të mirëfilltë të stafit tonë, jemi kujdesur në mënyrë të veçantë për çdo udhëtarë, që ai t’i ndiejë shërbimet e përzemërta të shpejta dhe efikase të kompanisë sonë.
Principi i strukturës së thjeshtë të çmimeve, prania e përhershme pranë jush, janë parime elementare që e përcaktojnë misionin tonë në përmbushjen e të gjitha nevojave të udhëtarit për një udhëtim të rehatshëm të kulturuar dhe të sigurt.
Kosova Reisen së shpejti me rezrevime online! Së shpejti rezrevime online për të gjitha destinacionet. Soon online reservations in all destinations. Bald Online-Buchung in allen Destinationen.
Kosova Reisen Para Udhëtimit
Check-In
U rekomandohet pasagjerëve që, për fluturime me Kosova Reisen mundësisht të paraqiten për përgatitje për fluturim dy orë përpara fluturimit të planifikuar, sepse sportelet mbyllen 40 minuta përpara nisjes.
Dokumentet e udhëtimit
Pasagjeri është personalisht përgjegjës që të ketë me vete dokumente të vlefshme identifikimi, të cilat u përgjigjen rregullave qe rekomandon kompania Swiss dhe Kosova Reisen si dhe rregullave për hyrje në vend të secilit cak të fluturimit. Gjobat, dënimet me të holla, pagesat ose harxhimet e çdo lloji si pasojë e mospërfilljes së këtyre rregullave, duhet të barten nga vetë pasagjeri. Për të siguruar respektimin e rregullave, Kosova Reisen rekomandon që për të gjitha fluturimet të bartet me vete pasaporta e vlefshme (dhe, nëse është e nevojshme, edhe viza e vlefshme).
Foshnjat & shoqërimi
Në qoftë se fëmijët udhëtojnë të pashoqëruar, atëherë vlejnë rregullat ndërkombëtare për të ashtuquajturit „Unaccompanied Minors (UM)“, në mënyrë që edhe pasagjerët e vegjël të mbërrijnë të sigurt në cakun e tyre. Për një udhëtim të tillë special, përgatituni me kujdes së bashku me fëmijën ose fëmijët tuaj.
Udhëzim: për fëmijë të pashoqëruar nuk është e mundur të bëhet rezervimi online.
Swiss i definon fëmijët e pashoqëruar si më poshtë:
Fëmijë midis moshës 5 dhe 11-vjeçare; pa person shoqërues prej moshës 15-vjeçare
Fëmijë midis moshës 3 dhe 5-vjeçare; me person shoqërues midis moshës 12 deri në 15-vjeçare
Sipas dëshirës së prindërve përkujdesja mund të bëhet edhe për fëmijët midis moshës 12 dhe 18-vjeçare.
Rezervimi i fluturimit është i mundur të bëhet vetëm nga prindërit ose nga personi që e pret në aeroport arritjen e fëmijës. Përgatisni të gjitha dokumentet e nevojshme për udhëtim.
Personat me të meta
Në aeroport ose në bord i mbështet njerëzit me të meta me shumë shërbime dhe shërbime ndihmëse, varësisht nga situata. Në aeroportet e Zürich-ut dhe të Prishtinës për pasagjerët me të meta kujdeset personeli i shkolluar posaçërisht për këtë punë. Në shumicën e aeroporteve ju ofrojmë karroca invalidësh dhe mjete transporti me personel shoqërues, për nisje dhe mbërritje. Në aeroplanët tanë mund të hiqen mbështetëset për duar. Ju rekomandojmë pasagjerëve me karrocë invalidësh që të lajmërohen në sportelin Check-In 120 minuta para fluturimit.
Kosova Reisen ZÜRICH
Tel: +41 44 215 20 20
E-Mail: info@kosovareisen.com
Kosova Reisen Kosove
Gjakovë +381 390 321 091
Pejë +381 39 432 471
Prizren +381 29 242 110
Prishtinë +381 38 241 111




Jam Jurist me Profesion , shtetas gjerman , e flas mir ket gjuh , jam i interesuar qe ta gjej dikun ne kosov nji pun me gjerman Austriak ose Zvicrran , , nese gjeni me lajmroni ne ket imell adres , ju jam mirnjohes dhe ju shperblej mir