Archive for August, 2011

Aeroporti luan me aviokompanitë gjermane

Prishtinë. Udhëtarët e njërës nga aviokompanitë më të mëdha gjermane, “Air Berlin”, kanë pritur me orë të tëra të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), duke mos u lejuar të shkojnë në destinacionin e fundit, përkatësisht në Dyseldorf të Gjermanisë.

Fluturimi i “Air Berlin” nga Prishtina për në Dyseldorf zakonisht bëhej në ora 09:00 të mëngjesit, me ç’rast rreth 200 udhëtarë të kësaj kompanie kishin arritur dy orë më herët në Aeroport. Mirëpo, drejtuesit e këtij të fundit në asnjë mënyrë nuk e kishin lejuar aeroplanin të fluturojë para orës 11:00, pavarësisht se nuk kishin të rezervuar ndonjë fluturim tjetër.

Përfaqësuesit e kompanisë gjermane “Air Berlin” ankohen se drejtuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës po i maltretojnë pasagjerët e tyre.

“Drejtuesit e Aeroportit po i maltretojnë pasagjerët e kompanive gjermane. Ajo që ka ndodhur të dielën me kompaninë “Air Berlin”, ditë më parë ka ndodhur edhe me pasagjerët e kompanisë “German Wings”, bën të ditur Remzi Ejupi, drejtor i agjencisë turistike “Eurokoha”, e cila është përfaqësuese e kompanisë gjermane “Air Berlin” në Kosovë.

Ejupi pohon se zyra e koordinatorit të sloteve pranë ANP-së po manipulon me oraret e fluturimeve të aviokompanive dhe si pasojë e kësaj pasagjerët po detyrohen të presin me orë të tëra në terminal.

Sipas tij, Komisioni Evropian(KE) qe dy vjet rresht kërkon nga Zyra e Aviacionit Civil të Kosovës dhe Ministria e Transportit që të mos ketë koordinator të sloteve pranë ANP-së, por të formohet një komitet i sloteve, i cili do të përbëhej nga përfaqësuesit e aviokompanive, mirëpo zyrtarët kosovarë si duket nuk e “çajnë kokën” në lidhje me një kërkesë të tillë të KE-së.

“Komiteti i sloteve do të ishte një organ i pavarur dhe nuk do të varej nga një person, ashtu siç ndodh aktualisht”, potencon Ejupi.

Ai paralajmëron se aviokompanitë gjermane për maltretimet e tilla të pasagjerëve do t’i drejtohen me ankesë edhe Ambasadës Gjermane në Kosovës, Zyrës së Aviacionit Civil, Ministrisë së Transportit dhe institucioneve tjera relevante në vend.

Në anën tjetër, zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje. Zëdhënësi i kësaj kompanie publike, Altin Ahmeti, pasi që është konsultuar me drejtorin Agron Mustafa, ka thënë se drejtori nuk dëshiron të përgjigjet në pyetjet e gazetës, por çuditërisht ka rekomanduar që për këtë çështje të kontaktohet drejtori i agjencisë “Eurokoha”, Remzi Ejupi.

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - August 31, 2011 at 2:56 pm

Categories: Avio Kompanite, Eurokoha   Tags: , , , , , , , , , , ,

Oferta Speciale e Kosova Airlines (Flyksa) Shtator 2011

Oferta Speciale e Kosova Airlines (Flyksa) per fluturimet drejt Prishtines per fillimin e muajit Shatator 2011 duken shume impresive duke nisur me cmime prej 49 prej Munchen-it deri te 99 prej Stuttgardit per ne Prishtine vendet jane te limituara keshtu qe beni mire ti rezervoni me heret

si cdo here tjeter infot per kontakte jane me poshte dhe ju mundesojne qe te kontaktoni direkt me kompanine Kosova Airline / Flyksa dhe besojme qe do te jen ne gjendje te ju ndihmojne dhe tu japin sherbimin e kerkuar.

Oferta Speciale e Kosova Airlines (Flyksa) Shtator 2011

31.08.2011 Stuttgart – Prishtina 99.–EUR
31.08.2011 München – Prishtina 79.–EUR
31.08.2011 Düsseldorf – Prishtina 79.–EUR
31.08.2011 Vienna – Prishtina 69.–EUR
31.08.2011 Düsseldorf – Skopje 89.–EUR

1.09.2011 München – Prishtina 49.–EUR
1.09.2011 Zürich – Prishtina 99.–CHF

2.09.2011 Vienna – Prishtina 69.–EUR
2.09.2011 Köln/Bonn – Prishtina 49.–EUR
2.09.2011 München – Prishtina 49.–EUR
2.09.2011 Zürich – Prishtina 99.–CHF

3.09.2011 München – Prishtina 49.–EUR
3.09.2011 Stuttgart – Prishtina 49.–EUR
3.09.2011 Düsseldorf – Prishtina 49.–EUR
3.09.2011 Zürich – Skopje 99.–CHF
3.09.2011 Geneve – Prishtina 79.–CHF
3.09.2011 Düsseldorf – Skopje 69.–EUR
3.09.2011 Köln/Bonn – Tirana 59.–EUR

4.09.2011 München – Prishtina 49.–EUR
4.09.2011 Stuttgart – Prishtina 49.–EUR
4.09.2011 Düsseldorf – Prishtina 49.–EUR

CALL CENTER 24 STUNDEN/Hours/Ore

Kosova Airlines Flyksa Düsseldorf: +49 (0) 211 17 39 930
Kosova Airlines Flyksa Stuttgart: +49 (0) 711 87 03 06 90
Kosova Airlines Flyksa München: +49 (0) 89 97 30 66 42
Kosova Airlines Flyksa Frankfurt: +49 (0) 69 25 66 760
Kosova Airlines Flyksa Vienna: +43 (0)1 319 10 74
Kosova Airlines Flyksa Vienna: +43 664 233 63 06
Kosova Airlines Flyksa Prishtinë: +381 (0) 38 220 220
Kosova Airlines Flyksa Berlin: +49 (0) 30 56 82 14 79
Kosova Airlines Flyksa Hannover: +49 (0) 51 13 36 29 09
Kosova Airlines Flyksa Hamburg: +49 (0) 40 30 39 47 58
Kosova Airlines Flyksa Zürich: +41 (0) 44 315 59 59

Kosova Airline eshte pjese e Eurokoha dhe eshte nder kompanite me serioze te avio biznesit ne Kosove kohe me pare ne bashkepunim me kompanin Flyniki ariten ta thyejne monopolin e mbajtur per 10 vite nga Austrian Airlines duke aritur qe te leshojne destinacionin Prishtina – Viene – Prishtine 2 here ne Jave me cmime shume atraktive. Flyniki eshte kompani moter e Airberlin

Incoming search terms:

1 comment - What do you think?  Posted by admin - August 28, 2011 at 9:50 pm

Categories: Agjensionet, Eurokoha, Kosova Airlines   Tags: , , , , , ,

Wizzair – Shkup – Londer per 26 euro

Qytetarët do të mund të udhëtojnë drejt Londrës me aeroplanët e kompanisë “Wiz Air” për 26 euro, ndërsa nga 20 shtatori me të njëjtin çmim mund të udhëtojnë edhe drejt Venecias në Itali. Në këtë çmim është përfshirë edhe taksa e aeroportit, njofton Alsat-M.

Wizzair – Shkup – Londer per 26 euro

Sipas drejtuesve të kësaj kompanie, për momentin fluturimet do të kryhen vetëm në këto dy destinacione, por sipas tyre analiza në treg do të tregojë se në cilat qytete të tjera evropiane mund të hapen linjat e saj të reja.“Kjo fazë është e rëndësishme se si do të shkojnë punët në këto dy destinacione. Ekzistojnë shumë ide të reja dhe po shqyrtojmë opsione të ndryshme, por fillimisht duhet të shohim se si do të funksionojë kjo ofertë.  Do të analizojmë me vëmendje destinacionet e reja të mundshme…kemi listë me destinacionet e reja, por patjetër duhet të merren parasysh shpenzimet dhe kërkesa për të realizuar një gjë të tillë”, tha Gjorgj Abran, përfaqësues i Viz Air.

Sipas drejtorit të Agjencisë për Fluturime Civile, Dejan Mojsovski, hyrja e kësaj kompanie në tregun e Maqedonisë dëshmon se ai është atraktiv për kompanitë e huaja, ndërsa statistikat tregojnë se numri i udhëtarëve në muajt e kaluar është rritur 20 për qind. “Si Agjenci për Fluturime Civile, ne mbështesim çdo aktivitet për zhvillimin e trafikut ajror dhe në këtë drejtim kemi tentuar të bëjmë ndryshime administrative dhe ligjore me qëllim që kompanitë ajrore të kenë sa më shumë linja dhe destinacione”, tha Mojsovski.  Menaxherët turq të Aeroportit të Shkupit paralajmëruan fluturime të reja në periudhën verore.

Nga korriku nga Shkupi drejt disa qyteteve evropiane pritet të fluturojnë edhe kompanitë Air Berlin, deri në Cyrih,  XL Airport deri në Duseldorf, Ber Air deri në Ankona dhe Venecia, ndërsa nga mesi i gushtit me linjë të saj do të përfshihet edhe kompania Pegasus, e cila do të fluturojë drejt Stabollit e deri në Izmir të Turqisë. Ndërkohë, numri ‘një’ i TAV-it për Maqedoninë, Murat Ornekol u shpreh se rikonstruktimi i Aeroportit të Shkupit do të përfundojë me 8 shtator.

Incoming search terms:

11 comments - What do you think?  Posted by admin - at 9:36 pm

Categories: Avio Kompanite, Info Shqip   Tags: , ,

Bell Air Europe – Ne Shkup

Kanë filluar të fluturojnë aeroplanët e parë në relacionet Shkup-Ankonë-Shkup dhe Shkup-Venecia-Shkup, të aviokompanisë italiane “Bell Air Europe”, me çka do të vendosen linja të rregullta ajrore nga aeroporti i Shkupit deri në Ankonë dhe Venecie, dy herë në javë – çdo të enjte dhe të diel.

Fluturimet nga Maqedonia deri në këto dy destinacione, në bashkëpunim me “Bell Air” i organizon tur-operatori zviceran “Air Prishtina”. Çmimi i biletës për të dy destinacionet në një kahe është 79 euro, me taksat e përfshira të aeroportit. Në çmim është përfshirë edhe provizioni për bagazh deri në 20 kilogramë.

Kompania “TAV Maqedoni”, e cila ekonomizon me aeroportin në Shkup, sot organizoi ceremoni të pritjes së aeroplanit të parë nga Ankona, i cili në aeroportin e Shkupit ateroi në orën 8 e 50 minuta. Aeroplani nga Shkupi në drejtim të Venecias gjithashtu fluturoi sot, në orën 9 e 20 minuta.

Bell Air

Incoming search terms:

8 comments - What do you think?  Posted by admin - at 9:33 pm

Categories: Air Prishtina, Avio Kompanite, Info Shqip   Tags: , , , ,

Belle Air nuk i kemi borxh Aeroportit

Aviokompania Bell Air nuk ka ikur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ndërsa planet e saja janë jo për të ndërprerë fluturimet, por për të rritur numrin e fluturimeve dhe për të zgjeruar vijat ku fluturon kjo kompani.

Zyrtar të kësaj kompanie kanë thënë se, kompania nuk ka asnjë borxh ndaj Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës.

“Në respekt të gjithë pasagjereve dhe institucioneve të Republikës se Kosovës dhe për hir te transparencës me të cilën operon që prej tre vjetësh në Prishtinë, kompania ajrore Belle Air njofton se jo vetëm qe nuk ka asnjë borxh ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe nuk është larguar duke ndërprerë fluturimet por është e vendosur për të zbatuar planin e saj të zgjerimi”, thuhet në reagimin e Belle Air.

“Për qartësinë e te gjithëve po ju bashkëngjisim dokumentin ligjor që vërteton që Belle Air nuk ka asnjë detyrim financiar ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës”, thuhet në reagimin e kësaj aviokompanie.

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 9:27 pm

Categories: Avio Kompanite, Info Shqip   Tags: , , , , ,

Air Dardania i lë pa fluturuar drejt Gjermanisë rreth 300 udhëtarë

Rreth 300 udhëtarë kanë mbetur pa fluturuar për në Gjermani për shkak se kompania spanjolle PRON AIR ka ndërprerë bashkëpunimin me Agjencinë e fluturimeve “Air Dardania” ngase kjo e fundit nuk i ka paguar detyrimet financiare në vlerë prej 240 mijë euro për kompaninë spanjolle.

Qytetarët të cilët kanë paguar deri në 440 euro për një biletë janë ankuar se askush nuk u ka dhënë sqarime çfarë po ndodh.

Drejtuesit e Aeroportit të Prishtinës kanë deklaruar se ky është problem i “Air Dardania” dhe se agjencionit në fjalë nuk do t`i lejohet operimi i mëtutjeshëm në aeroporti.

Ministria e Transportit ka premtuar kompensimin e të hollave të biletës.

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 9:24 pm

Categories: Avio Kompanite   Tags: , ,

Air Germania i nisue nga Prishtina ateron dhunshem ne Graz Austria

Shërbimet mjekësore emergjente të detyruar një aeroplan Air Germania shtunën se aterrima dhunshme në Grac, Austria. Aeroplani qe udhëtojnë nga Prishtina në Shtutgart aeroporti.

Shkaku ishte një grua shtatzënë e të cilit ka filluar papritur gjakderdhje, raportoi Albinfo, duke kujtuar transmetuesi austriak ORF.

Aeroplani u drejtuar nga aeroporti i Prishtinës, dhe më pak para në 14,30, pas njoftimit se 33-vjeçari gjakderdhje grua, kapiteni vendosur të bëjë departamenteve aterrima dhunshme dhe të rëndësishme kanë njoftuar.

Aeroporti Graz, ku avioni aterroi, ambulancat janë tani të gatshëm për të marrë një grua shtatzënë, e cila u dërgua menjëherë në spital.

Aeroplani ka vazhduar udhëtimin e saj pa vonesë në Shtutgart.

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 9:15 pm

Categories: Avio Kompanite   Tags: , , , , , ,

Ryan Air me super profit se shpejti edhe ne Balkan

Aviokompania irlandeze “Ryan Air”, e njohur për çmimet e ulta të transportit, lajmëroi se në tremujorin e përfunduar me 30 qershor, ka realizuar mbi 136 milionë euro fitim neto.

Të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kompania ka realizuar fitim prej 21 milionë euro.

“Ryan Air” ka konstatuar se rritja e fitimit është rezultat i rënies së çmimeve të karburanteve, me mënyrën e punës që sjellë rezultate të mira gjatë krizës ekonomike.

Shitja e biletave është për nuancë më e dobët në krahasim me vitin paraprak, por shpenzimet për karburante janë zvogëluar për thuajse 42 për qind.

“Ryan Air” shfaqi shpresë se sivjet do të realizojë fitim neto prej 200 deri 300 milionë euro dhe do të jetë aviotransportuesi më i suksesshëm evropian.

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 9:07 pm

Categories: Avio Kompanite, Info Shqip   Tags:

Startoi linja e re Prishtinë – Vjenë

Linja e re e aviokompanive “FlyNiki” (Air Berlin) dhe “Eurokoha” u realizua të mërkurën me fluturimin e parë Vjenë – Prishtinë – Vjenë, duke bërë kështu që të thyhet monopoli i fluturimeve që tash dhjetë vjet e ka mbajtur aviokompania “Austrian Airlines”.

Në konferencën për media, që u organizua me këtë rast, ishin prezent Olaf Steinhilb, menaxher i përgjithshëm i “Kosova Airlines” dhe Joachim Trauner, menaxher regjional i “FlyNiki”.

“Fillimisht, gjatë sezonës së verës do të realizohen dy fluturime në javë, të mërkureve dhe të premteve, për të vazhduar në të ardhmen e afërt me tri fluturime në javë”, tha Steinhilb.

Ai tregoi se duke u futur konkurrenca ne këtë linjë edhe çmimet do të ulen. “Duke filluar me çmimin prej 45 euro për një drejtim, ndërsa bileta kthyese do të jetë 249 euro”, u bë e ditur në konferencë.

Ndërsa menaxheri rajonal i “FlyNiki”, Joachim Trauner tha se ndjehej i gëzuar që tashmë aviokompania e tyre në bashkëpunim me “Eurokohën” kanë zgjeruar fluturimet e tyre edhe me linjën e re Vjenë – Prishtinë dhe anasjelltas, duke e rritur kështu numrin e fluturimeve edhe në një kryeqytet tjetër në Ballkan, përveç fluturimeve që realizojnë për në Sofje, Bullgari dhe Bukuresht, Rumani.

Eurokoha/Kosova Airlines është kompania e parë vendore e fluturimeve, e cila operon në shumë destinacione evropiane nga Aeroporti i Prishtinës.

Startoi linja e re Prishtinë – Vjenë (viene)

Është lider në fluturimet nga ANP-ja për në shumë qytete të Gjermanisë, si Düsseldorf, Stuttgart, München, Frankfurt, Hannover, Berlin dhe Hamburg. Poashtu është njëra nga kompanitë udhëheqëse në fluturimet nga ANP-ja për në Zvicër. Nga sot Eurokoha / Kosova Airlines shton edhe fluturimet në Austri me destinacion Vjenën.

“FlyNiki” është aviokompani austriake, e themeluar në nëntor 2010 nga legjenda e Formula 1, Niki Lauda, ndërsa në vitin 2010 bëhet pjesë e “Air Berlin Group”. Gjatë vitit të kaluar me “FlyNiki” kanë udhëtuar mbi 3.4 milionë udhëtarë.

“Air Berlin”, pjesë e së cilës është “FlyNiki”, është kompania e dytë e fluturimeve në Gjermani dhe realizon fluturime në 163 destinacione në 39 shtete të ndryshme. Vetëm vitin e kaluar kjo kompani i ka fituar nëntë shpërblime prestigjioze për shërbime kualitative dhe me të kanë udhëtuar më tepër se 33.6 milionë pasagjerë në tërë botën. kosova airline

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 8:59 pm

Categories: Agjensionet, Avio Kompanite, Eurokoha, Info Shqip, Kosova Airlines   Tags: , , , , , , ,

Anarki në Aeroport Prishtine

Anarki në Aeroport Prishtine

Nëse një aviokompani vendos që të operojë në njërin nga vendet e Evropës, ajo kompani duhet të japë fillimisht garanci bankare, më pas kontrollohet mirë historiku i saj, qarkullimi dhe shërbimet, vendimi për ta pranuar merret kur kompania plotëson standardet e larta.

Por nuk mjafton me kaq, ajo mbikëqyret dhe një “kiks” i vogël mjafton për t’iu marrë licenca. E nëse ndodh të mos i përmbahet marrëveshjes të ikë me borxhe apo të lërë udhëtarë në aeroport, jo vetëm që i merret licenca, por nuk mund të operojë më në asnjë vend.

Në Kosovë aviokompanitë gjejnë një situatë ndryshe, të leverdishme, sidomos për ato aviokompani që vijnë me një qëllim të caktuar të operojnë një sezon dhe të ikin më pas pa i dhënë llogari askujt. Aviokompanitë që vijnë në Kosovë gjejnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) në anarki, që nuk kontrollohet nga askush, nuk mban përgjegjësi askush për skandalet që nuk janë të pakta.

Tash dhjetë vjet aviokompani të ndryshme operojnë në Kosovë dhe askush nga qeveria as Ministria e Financave apo edhe Administrata Tatimore e Kosovës nuk kanë kërkuar llogari për biletat që shiten në Kosovë. Bile politikanë nga niveli qendror dyshohet se kanë intervenuar disa herë që t’u jepen licenca aviokompanive të caktuara për të operuar në Kosovë.

Menaxhmenti i kaluar u ndëshkua duke u larguar nga kjo ndërmarrje për t’ua lëshuar radhën të tjerëve, të cilët nuk bënë asgjë tjetër pos që vazhduan edhe më haptazi të keqpërdorin në secilin sektor të kësaj ndërmarrjeje.

Në Aeroportin e Prishtinës mjafton të gjesh dikë të njohur dhe të caktohen slotet (oraret e fluturimit) më të mira, nuk kërkohet asnjë depozitë për të operuara. Ish-ministri të Transportit dhe Post Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, pat kërkuar që secila aviokompani që vjen në Kosovë të depozitojë 500 mijë euro në rast se ajo nuk i lan borxhet ndaj ANP-së, mirëpo ky vendim u anulua, duke bërë që menjëherë të vërshojnë aviokompanitë fantazmë për të operuar në Kosovë.

Promovimet joshëse gjithmonë kanë pasur cak diasporën, e cila jo rrallë herë është mashtruar dhe ka mbetur duke u sjellë me gishta në gojë nëpër Aeroportin e Prishtinës pa u marrë askush me ta – as kompanitë e as aeroporti. Udhëtarë të shumtë mbetnin në mëshirë të zotit. Kompanitë të cilat kanë mashtruar udhëtarët, sidomos gjatë festave të fundvitit dhe në sezonin veror kur diaspora vërshon Kosovën, janë “Aurora”, “Airkosova”, “Tafa air”, “Proner”, “Skënderbeu”.

Ditë më parë “Montenegro Airlines” dhe “Bell Air” ikën duke lënë të dyja bashkë rreth 1 milion euro borxhe, ndërkohë mësohet se vetëm aviokompania sllovene “Adria” i ka borxh Aeroportit më shumë së 800 mijë euro. Askush nuk merr përgjegjësi për këtë borxh, ndërkohë që udhëtarët detyrohen shpesh të paguajnë edhe nga dy herë bileta.

Derisa Aeroportin e Kosovës e përcjellin skandalet e njëpasnjëshme, aeroportet e vendeve fqinje janë duke bërë përgatitje me oferta tërheqëse për aviokompani serioze, duke e rrezikuar kështu që ANP-ja të humbë edhe këta udhëtarë që ka. Sepse pasagjerët një ditë lodhen dhe keqtrajtimet që ata hasin jo rrallë herë mund të bëjnë që ata të vendosin të aterrojnë pak kilometra larg Prishtinës kur vendosin për të ardhur në Kosovë.

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 8:25 pm

Categories: Avio Kompanite, Info Shqip   Tags: , , , , , ,

Next Page »