Bllokohet Aeroporti i Prishtines

Ka anuluar mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës për shkak të paralizimit të trafikut ajror në vend. Kreu i ekzekutivit të vendit, Hashim Thaçi, nuk ka mundur të udhëtojë me aeroplan nga Vjena në Prishtinë për shkak të motit të lig, që e ka vështirësuar trafikun ajror në Kosovë.

Disa fluturime me aeroplanë janë anuluar të mërkurën dhe për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, me ç’rast ka pasur edhe vonesa të fluturimeve.

Përpos Thaçit, as ndërmjetësi ndërkombëtar në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Cooper, nuk ka mundur të aterrojë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë të mërkurën.

Edhe zyrtarët e Aeroportit kanë konfirmuar anulimin e së paku tri fluturimeve. Altin Ahmeti, zëdhënës i ANP-së, ka thënë për “Zërin” se gjatë ditës e mërkurë janë anuluar tri fluturime, kurse ai mohon të ketë pasur vonesa në realizimin e fluturimeve të planifikuara gjatë kësaj dite.

“Kompani të që kanë anuluar fluturimet gjatë ditës e mërkurë janë “Austrian Airways”, “EdelWeiss Air”, dhe “Pegassus”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka shtuar se Aeroporti është dukë funksionuar normalisht dhe pista është e pastër, por, sipas tij, varet prej pilotëve se a do të aterrojnë apo jo. Ai ka shtuar se nuk ka pasur ndonjë informacion për vonesa gjatë ditës, edhe pse ato ishin të publikuara në faqen zyrtare të ANP-së, ku shiheshin vonesat e aterrimeve dhe nisjeve të shumë aeroplanëve.

Edhe drejtuesit e agjencive më të mëdha turistike në vend kanë konfirmuar vonesa të mëdha në realizimin e fluturimeve. Vonesa ka pasur në fluturimet për në Gjermani, Austri, Turqi, etj.

Incoming search terms: