Kryeministri Thaçi vizitoi punimet në ANP – Adem Jashari

Kryeministri Thaçi së bashku me Ministrin Hamza, vizituan vazhdimin e punimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës – Adem Jashari. Kjo është hera e dytë që po vizitohen punimet brenda disa muajve. Nga të Kryeministri punimet u vlerësuan si jashtëzakonsht të mira, ku u vlerësuar puna e konzorciumit turko-francez si dhe bashkëpunimi me organet shtetërore.

Punimet në ANP – Adem Jashari kanë filluar në korrik të vitit të kaluar dhe tashmë një pjesë e mirë e punimeve ndërtimore janë në përfundim. Nga ana e partnerit privat, konzorciumit turko-francez, Limak – Aeroport de Lyon pritet të ndërtohen, në mes tjerash:

  • Terminali i ri me më shumë se 29000 m2
  • Kulla e re për trafikun ajror, së bashku me objektin administrativ për Shërbimin e Navgimit Ajror
  • Parking veturash me 1750 vend-parkingje
  • Platforma e re për parkingje të aeroplanëve
  • Zona e re për radhitjen e taksive dhe autobusëve, si dhe
  • Uzinë për trajtimin e ujërave të zeza që është risi për këtë lokacion

Këto përbëjnë investimin më të madh privat në Kosovë nga paslufta, duke arritur në vlerë mbi 100 milionë EURO

Incoming search terms: