British Airways te nderpreje fluturimet drejt Prishtines

British Airways eshte duke planifikuar te nderpreje fluturimet nga London Gatwick per ne Prishtine gjate fundit te vitit. Kjo vjen si pasoje e rritjes se paknaqesise se British Airways me pronarin aktual te Aeroportit te Prishtines qe eshte Limak Holding.

Limak me heret i ka rritur cmimet per perdorimin e aeroportit qe ka krijuar paknaqesi te shumica e kompanive dhe si hap tjeter ka qene edhe nderprerja e kontrates nga Aeroporti me BP (British Petroleum) per furnizim me me kerozine duke e shperblyer kompanin EX FIS me kete kontrate.

Si rezultat i kesaj British Airways ka vendosur qe per Fluturimet Londer – Prishtine te ndaloj ne Dubrovnik per  furnizim me kerozine dhe keshtu ka anashkaluar nevojen e furnizimit ne Prishtine.

Deri më tani aeroplanët e BA kanë fluturuar 5 herë në javë nga Kosova. Kjo falë programit për stimulim të Aeroportit për aviokompanitë, pasi që me herët kanë qenë 3 fluturime në javë.

Mirëpo, menaxhmenti i ri i Aeroportit së fundi ka vendosur ta ndërpresë këtë stimulim për aviokompanitë, ndonëse vendet fqinje vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Flitet se edhe aviokompani tjera evropiane do të largohen nga Kosova, e cila nuk po aplikon program stimulimi.

Ndalesa e ketyre fluturimeve do te ishte nje humbje e madhe per per Aeroportin e Prishtines por edhe per pasagjeret pasi qe BA ka ofruar cmime te volitshme per fluturime te zgjatura posaqerisht per Ameriken Veriore.

Perderisa ne shpresojme te mos ndodh nje gje e tille perfitues nga ky rast mund te jete Turkish Airlines e cila do te mundohet ti merr te gjithe udhetaret per tranzit duke marr parasysh qe tash me Turkish Airlines ka krijuar baze dytesore ne Londer qe edhe mund te jete mundesia e vetme e lidhjes se Prishtines me Londren me fluturim direkt.

Incoming search terms: