Fluturime për në Prishtinë
Veronë Prishtinë    nga EUR 49,00
Shtutgart Prishtinë    nga EUR 49,00
Mynhen Prishtinë    nga EUR 49,00
Dyseldorf Prishtinë    nga EUR 49,00
Cyrih Prishtinë    nga CHF 69,00
Gjenevë Prishtinë    nga CHF 100,00
Basel/Mulhouse Prishtinë    nga CHF 119,00
Bruxelles Prishtinë    nga EUR 109,00

Fluturime nga Prishtina
Prishtina Shtutgart    nga EUR 59,00
Prishtina Mynhen    nga EUR 79,00
Prishtina Veronë    nga EUR 79,00
Prishtina Dyseldorf    nga EUR 79,00
Prishtina London-Gatwick    nga EUR 99,00
Prishtina Cyrih    nga CHF 129,00
Prishtina Basel/Mulhouse    nga CHF 139,00
Prishtina Hannover    nga EUR 119,00

Air Prishtina
Sheshi Nëna Terezë 45/1, Prishtinë
Tel: 038 222 099
Email: kontakt@airprishtina.com
Web: www.airprishtina.com


Shërbime gjithëpërfshirëse për fluturimet tuaja për në Kosovë dhe Maqedoni
Çfarë na dallon neve nga të tjerat është besueshmëria dhe profesionalizmi ynë në trajtim dhe shërbim. Ne angazhohemi që me teknologjinë më moderne dhe shërbime cilësore, të bëjmë fluturimin tuaj për në Kosovë dhe Maqedoni sa më të rehatshëm që të jetë e mundur. Thjesht, shpejt dhe komfort.

24 h Call Center
Shërbimi ynë ndaj klientëve përmes telefonit është në shërbim gjatë 24 orëve me tarifa lokale. Ne i pranojmë kërkesat tuaja për rezervime dhe i përgjigjemi në mënyrë kompetente dhe flexibile të gjitha pyetjeve rreth udhëtimit tuaj. Agjentët tanë mund të na kontaktojnë në Call-Center gjatë orarit të zakonshëm të punës.

Web Check-in
Kursejeni vetën nga radhët e gjata në aeroport. Me Web Check-in ju mund të bëni check-in tek disa kompani nga shtëpia në mënyrë të rehatshme, të zgjidhni ulësen tuaj dhe njëkohësisht të shtypni bordkartën (Boarding pass).

Air Prishtina. Your best way home
Tash e 3 dekada me korrektësi jemi vendosur si urë lidhëse për në vendlindje dhe familje. Në fillim si Reisebüro Prishtina, ndërsa prej 01.01.2005 si Air Prishtina. Sot, ne jemi ofruesi kryesor dhe ofruesi prijës i fluturimeve të leverdisshme dhe cilësore për në Kosovë dhe Maqedoni.

Përveç linjave të rregullta të fluturimeve nga selia jonë kryesore në Zvicër për në vendlindje, ne gjithashtu ju ofrojmë linja të rregullta edhe nga një numër i madh i qyteteve tjera të Evropës, numri i të cilëvë është gjithnjë në rritje.
Air Prishtina, The gate to Europe
Air Prishtina është gjithnjë në zhvillim e sipër e me këtë gjithashtu si një portë për kosovarët dhe maqedonasit për në Evropë dhe në të gjithë botën. Nga Shkupi dhe Prishtina, ne ofrojmë lirinë për të udhëtuar. Me linja të rregullta të fluturimit për në destinacione të shumta në Evropë dhe me përzgjedhje individuale të fluturimeve për në gjithë botën.
Air Prishtina. Prijës për cilësi dhe besueshmëri
Është synimi ynë i palëkundshëm të mbesim ofruesi kryesor i fluturimeve “etnike” për në Kosovë dhe Maqedoni dhe pavarësisht konkurrencës së ashpër, të forcojmë dhe ngrisim këtë pozicion. Prandaj, angazhimi dhe përpjekja jonë maksimale është që të plotësojmë dëshirat e klientëve tanë duke ofruar çmime dhe shërbime optimale. Përmes përzgjedhjes me kujdes të partnerëve tanë, ne kujdesemi që në të gjitha kategoritë e çmimeve të ofrojmë një standard të kualitetit të lartë dhe të sigurojmë pavarësinë tonë si një ndërmarrje e posaçme me rrënjë të forta rajonale. Zbatimi i besueshëm i fluturimeve, cilësia e lartë për vlerën e paguar, stafi miqësor dhe kompetent janë baza e suksesit tonë të qëndrueshëm dhe pozitës udhëheqëse në treg.

Ne bashkëpunojmë me të gjitha kompanitë e mirënjohura ajrore të botës dhe në këtë mënyrë plotësojmë kriteret tona të larta për cilësi, besueshmëri dhe siguri. Përmes bashkëpunimit intenziv me Avio-kompanitë udhëheqëse si Swiss, Edelweiss Air, Germania, Helvetic Airways, Adria Airways, Jetairfly apo XL Airways, ne i mundësojmë klientëve tanë një rrjet fluturimesh me fluturime direkte për shumë destinacione në Evropë me një nivel të ulët dhe afatgjatë të çmimeve.

Tek Air Prishtina ne kombinojmë organizimin efiçent me kualitet të lartë të këshillimit, mbështetjes dhe trajtimit. Bashkëpunëtorë të cilët zotërojnë disa gjuhë të huaja, të cilët janë të specializuar për fluturime nga shumë destinacione të ndryshme të Europës për në Kosovë/Maqedoni janë personat tuaj kontaktues për të gjitha pyetjet. Pa marrë parasysh se çfarë lloj udhëtimi do të jetë, qoftë kjo vizitë familjare, një udhëtim zyrtar apo thjesht vetëm një pushim, ne jemi të vetmit që mund t’ju këshillojmë në mënyrë kompetente dhe sa më gjerësisht.

Për të bërë fluturimin/udhëtimin tuaj sa më të rehatshëm në përdorim mjete moderne te komunikimit (Telefon, Internet, email, SMS) dhe ju ofrojmë shërbime të shumta si Call Center 24 h, Web-Check-in dhe E-Bileta. Një sistem rezervimi online profesional, ju lehtëson juve që të gjeni fluturimin më të mirë për ju, ta rezervoni atë direkt dhe ta bëni pagesën përmes një sistemi të sigurt.

Në përzemërsisht i falënderojmë klientët tanë për besimin e treguar. Klientët tanë të rregullt, numri i të cilëve është vazhdimisht në rritje e sipër, i falënderojmë për rekomandimet e bëra për fluturimet tona. Besimi i juaj ndaj ndërmarrjes, ndërmarrjes e cila ende jeton me frymën e Bexhet Sallahut, konsiderohet si një mirënjohje e veçantë.

Incoming search terms:

1 COMMENT

  1. pershendetje deshta me dit 3 bileta prej dusseldorfit ne prishtin 32 vjet 4 vjet dhe 2 vjet prej dates 23 6 3013 kthyse sa kushtojn qe ka mundesi me me tregue ndonje qmim te lir ju faliminderit

LEAVE A REPLY