Airkosova Ofertat Speciale

Ofertat Speciale per pushime ne Turqi nga Reiseburo Prishtina Continue reading Airkosova Ofertat Speciale

AltaVia Travel

altavia travel

AltaVia Travel

Informata dhe Kontakte per Alta Via Travel

Tel.     +381 (0)38 543 543 | +381 (0)38 243 543
Mob.    +377 (0)44 543 543 | +386 (0)49 543 543
Fax          +381 (0)38 243 517
E-mail     info@altaviatravel.com
Adresa:    rr. Luan Haradinaj, N# 27, Prishtinë, Kosovë

Per AltaVia Travel

Me zyrën e saj në qendër të Prishtinës, AltaVia Travel ofron bileta udhëtimi, rezervime si dhe aranzhime të udhëtimeve në tërë botën, si për klientë vendor ashtu edhe ndërkombëtarë. AltaVia Travel është themeluar në Nëntor të vitit 2000 dhe ka filluar me shërbime aktive në Shkurt të vitit 2001. Me krijimin e saj, AltaVia Travel ka sjellur një qasje të freskët dhe të përshtatshme ndaj nevojave të klientëve dhe të industrisë së udhëtimit në Kosovë. Gjithmonë me dëshirë për të qenë në anën e klientëve, qëllimi ynë është të tejkalojmë pritjet e çdo klienti duke ofruar shërbim të jashtzakonshëm ndaj klientëve, fleksibilitet të rritur dhe vlerë më të madhe. Bashkëpunëtorët tanë dallohen për nga qasja miqësore dhe ekspertiza teknike e kombinuar me përvojë praktike, në mënyrë që të sigurohemi që klientët tanë të marrin shërbimet më efektive dhe profesionale.

Në vitin 2008 bordi i drejtorëve të AltaVia Travel, themelon agjensionin turistik Airtour me qëllim të shërbimieve ekskluzive për aranzhmane turistike. Shumë shpejt Airtour bëhet një nga agjensionet turistike e cila ofron shërbime cilësore dhe të favorshme për çdo kërkesë të klientëve.

Me 10.07.2006 AltaVia Travel bëhet GSA ( agjent gjeneral i shitjes) i Croatia Airlines. Përfaqësimi i Croatia Airlines si dhe inkuadrimi i linjes ajore ndërmjet Zagrebit dhe Prishtinës pasuron tregun e aviacionit si dhe luan rol fundamental në shfrytëzimin e hapsirës ajrore në segment më të shkurt seq ishte me parë.

Prej datës 01 Shtator, 2010, AltaVia Travel fillon të operojë nën emrin e ri AltaVia Travel Lufthansa City Center.

AltaVia Travel do të mbesë në pronësi të njëjtë dhe me status të njëjtë ligjor, ndërsa shtimi i brendit LCC emrit të kompanisë sonë të njohur lokale nga tash do të paraqesë identitetin e koorporatës sonë dhe do të plotësojë gamën e shërbimeve të cilët u ofrohen klientëve tanë.  Brendi ynë i ri Lufthansa City Center nga tash e tutje do të luajë rol mbizotërues në komunikimin tonë, derisa ajo tashmë e ka rolin udhëheqës në rrethin ekonomik duke zbatuar trende të reja, duke shfaqur përmirësime dhe duke ofruar zgjidhje të veçanta individuale. Që nga themelimi i saj në vitin 1981 në Gjermani, Lufthansa City Center është bërë një nga ko-operimet e agjensive ndërkombëtare të udhëtimit me rritjen me të shpejtë në botë. Sot, me më shumë se 600 zyre në 80 vende, ko-operimi ekskluziv (franchise) Lufthansa City Center (LCC) i takon tre zinxhireve më të mëdha të agjensive të udhëtimit në Gjermani dhe renditet e 5-ta në Europë.

AltaVia Travel, bashkë me rrjetin tonë të Lufthansa City Center në më shumë se 80 vende, iu ofrojnë brendin e njohur në tërë globin, duke ofruar shërbim të njëjtë, të kualitetit më të lartë në të gjitha lokacionet në tërë botën.

Aktualisht Lufthansa City Center mban pozitën udhëheqëse në disa shtete:
Në Gjermani renditen në vendin e tretë me më shumë se 300 agjensi udhëtimi
Në Itali renditen në vendin e tretë me 52 agjensi udhëtimi
Në Spanjë renditen në vendin e pestë me 12 agjensi dhëtimi
Në Poloni renditen në vendin e tretë me 18 agjensi udhëtimi
Në Austri renditen në vendin e parë me 12 agjensi udhëtimi.

Një tjetër ngjarje e rëndësishme për kompaninë është nënshkrimi i kontratës për përfaqsimin e Austrian nga AltaVia Travel Lufhansa City Center për teritorin e Kosovës. Që nga 1 nëntori 2010 AltaVia Travel LCC bëhet GSA e Austrian si kompania më prestigjioze e cila operon nga Kosova për në të gjitha destinacionet në mbarë botën. Me 11 fluturime në javë dhe nga 1 prilli 2011 me 14 fluturime në javë ( dy fluturime në ditë) Austrian mban primatin e kompanisë më prestigjioze,me destinacionet, çmimet si dhe me të gjitha opcionet më atraktive në komunikacionin ajror.

Ekspertizë lokale  –  Prezencë globale,  Altavia Travel

Lufthansa City Center është zinxhiri i vetëm i agjensive të udhëtimit i cili që punon vetëm me përfaqësi ekskluzive (franchise). Agjensitë e udhëtimit LCC e mbajnë statusin e tyre të pavarur sipërmarrës dhe emrin e agjensisë së tyre lokale të njohur të udhëtimit, së cilës i shtohet brendi Lufthansa City Center, duke përfituar kështu nga përparësitë e zinxhirit të fuqishëm. Kompanitë sipërmarrëse të udhëhequra nga pronarët e LCC garantojnë nivel të lartë të kualitetit të shërbimeve dhe të përkushtimit ndaj klientëve. Me përzgjedhjen e saj të agjensive të udhëtimit me reputacion, Lufthansa City Center ka kombinuar ekspertët lokal me njohurinë e gjërë të tregut nën ombrellën e një zinxhiri global të agjensive të udhëtimit.

Lufthansa City Center fokusohet në shërbime individuale të përshtatura si për klientë të lirë ashtu edhe për korporata. Duke ofruar një gamë të plotë të të zgjidhjeve të menaxhimit të udhëtimit, Lufthansa City Center kombinon fleksibilititetin dhe inovacionin, kompetencën dhe përvojën me portofol të plotë të shërbimeve, staf të motivuar dhe përfitim nga rrjeti i gjërë botëror. Duke u bazuar në këto pasuri kyçe, idetë e udhëtimit të klientëve realizohen në mënyrë profesionale, duke  garantuar kënaqësi të lartë të klientit të kombinuar me një përpjestim të shkëlqyer të nivelit të çmimit bazuar në mardhëniet e besimit me klientë.

AltaVia Travel Lufthansa City Center