Dhermi

Dhermi

Dhermi
Dhermi

Eshte nje udhetim i mahnitshem qe te shoqeron ne rrugen drejt bregut te detit ne Dhermi. Eshte e magjishme sesi pergjate rruges te ndalet syri ne te gjitha mrekullite qe natyra ka rezervuar per peizazhet e kesaj zone. Dhermiu eshte fshati me i madh i krahines dhe plazhi i tij, shume me terheqes. Nje siperfaqe e madhe me gure dhe zhavorr te imet rrethuar nga gjelberimi, e natyrisht uji kristal, ploteson panoramen.

Rruga ku futesh per te zona bregdetare, ne degezimin e rruges nacionale qe shkon per ne Himare, ndoshta ne veshtrimin e pare nuk duket shume “mikpritese” ne nje tabele te vendosur shkujdesur mbi rruge, e cila te njofton se plazhi eshte vetem 1.5 km larg rruges nacionale, por nepermjet gureve qe zbresin tatepjeten, fshihet mrekullia. Vetem disa metra pas kesaj shtrihet nje pyll si ne perralle, sidomos ne pjesen e djathte kur udheton drejt Jales ka pamje magjepse, ndoshta per adhuruesit e natyres mund te ngjasoje si nje bote cudirash. Gjelberimi permes pemeve te shoqeron ne nje pjese te mire rruge dhe pas kesaj nje kthese e forte dhe panorama shfaqet shume me ndryshe. Rruga vijon ne shpatin e malit dhe ne pjesen tjeter kaltersia eshte pafund. Nje plazh gati-gati ekzotik, ku guret e brezit te dyte zevendesohen me pas me zhavorrin e imet.

Vijon plazhi nje hapesire e gjere bregu shkembor, i cili zgjatohet me finese nen kaltersine e detit kristal. Hapesira e bregdetit jonian zgjatohet lehtesisht dhe te con ne zona plazhi ende te virgjera. Fshatra dhe plazhe qe fshehin perla nen gjarperimin e rrugeve. Pushime te paharruara, eksplorime ne vende te mrekullueshme dhe qetesi ne zona thuajse te paprekura. Shtepi e madhe e diellit, detit dhe malit. Kjo mund te thuhet pa frike per bregdetin shkembor te Jonit. Palase e Dhermi, qe fshehin perla nen gjarperimin e rrugeve dhe gjelberimit, pemeve te mbjella, frutoreve, agrumeve si dhe mijera rrenje ullinj. Ka nje turizem jo shume te organizuar dhe kryesisht mbeshtetet ne turizmin familjar, por edhe hotelerik.

Dhermi
Dhermi

Kryesisht preferohet se eshte nje bregdet i thyer, ku plazhet jane si ishuj te vegjel qe te ofrojne dhe intimitet relaksues. Bregu jep mundesi, thuajse ne gjithe zonen te nje turizmi individual, apo edhe te levizshem, me cadra, ose me rulota. Rruga nacionale qe lidh Llogorane me Dhermiun eshte e asfaltuar, projekt ky qe vijon zbatimin, por i perfunduar eshte deri ne brendesi te Dhermiut. Ndersa pritet qe edhe pjesa tjeter e aksit rrugor te perfundoje, ndonese per kete vere jo gjithcka do te jete gati. Ndertimet karakteristike te shtepive ne Dhermi jane ne pjesen e siperme te rruges disa metra larg plazhit ndersa garantojne keshtu edhe qetesine per ata qe gjumin e duan shpejte apo per pushimin e drekes. Hotelet po ashtu jane ne te shumte e rasteve pergjate rruges duke i lene plazhit argetimin dhe zhurmen qe nevojitet ne dite gjallerues vere. Nata eshte nje tjeter resurs ne zone. Diskot dhe klubet e nates jane te shumte ne Dhermi. Cdo nate luajne muzike per te pasionuarit dhe nen magjine e muzikes, apo kokteje te ndryshem cdokush mund te defreje deri ne oret e vona te nates. Cmimet ne zone jane te kripura, por qe gjithsesi te ndryshueshme ne baze te kerkeses dhe ofertes turistike ne vite. Cmimi i nje shtepie me qira ne Dhermi shkon deri nga 45 mije deri ne 60 mije leke te rinj ne 15 dite. Shtepite ofrohen nga banore te zones, te cilat mund te jene njekateshe, shtepi te gurta, te cilat jane te fresketa, apo edhe ndertime disakateshe te kryera vitet e fundit. Hotelet gjithashtu kane cmime ne keto nivele, ku nje nate kushton 3-5 mije leke, por turizmi i vertete ne kete zone behet ne shtepite e gurta.

Plazhi ne bregdetin shkembor

Dhermi
Dhermi

Plazhi i Dhermiut eshte nder me te frekuentuarit. Rruga nacionale e ndan fshatin nga plazhi Dhermi   Plazhi i Dhermiut eshte nder me te medhenjte e plazhit Jonian. Qetesi, bregdet te paster, por edhe gjelberimi ne disa pjese te tij i bejne te vecanta pushimet ne te. Kur zbret ne plazhin e Dhermiut nuk mund t’i rezistosh nje rikthimi te dyte. Ne zone ka shume bare, restorante dhe pika akomoduese, shtepi apo hotele. Bregdeti preferohet per pushime ditore dhe kryesisht qendrim disaditor, ku mund te shijosh rrezet e paradites dhe ujin e kristalte, por edhe magjine e perendimit ne det. Plazhi i copetuar ne gjatesine e tij rezervon gjire te pafund e zona te “harruara” ku mund te sigurosh qetesi e intimitet Dhermi.

Shpellat, monumente te natyres

Fshati ndodhet ne shpat te malit, ne terren te thyer dhe duke qene nder fshatrat me te vjeter te zones ka ndertime karakteristike, ku dallohet dhe ai i stilit kulle. Interes per vizitoret qe pelqejne ndertimet e vjetra eshte kisha e Shen Stefanit, ne te cilen gjenden gjurme te periudhes bizantine. Mbi fshat gjendet manastiri dhe kisha e Shen Merise, te cilat kane nje pamje te vecante. Pergjate perroit te fshatit jane edhe disa shpella karstike me interes per tu vizituar. Shkembinjte qe mbyllin plazhin jane labirinte te verteta natyrore. Vijimi i shetitjes pergjate bregdetit shkembor, masive qe bien thike mbi det fshehin edhe shpella mjaft interesante per tu vizituar. E tille eshte shpella e Pirateve, e cila gjendet ne kodren e Shen Todrit.

Dhermi
Dhermi

AKOMODIMI Dhermi

Dhomat ne hotele 3-5 mije leke /nate

Shtepi private 45-60 mije leke ne 15 dite

RESTORANTET Dhermi

Sallata 200-250 leke

Antipasta 350-800 leke

Spageti, rizoto 250-400 leke

Peshk 4500-850 leke

Mish 450-650 leke

Tave me fruta deti 450-550 leke

Kallamar dhe karkaleca 800-900 leke

Vera e vendit 1000 leke nje shishe

Vera e huaj 1200 leke nje shishe

Ushqimet: Peshk, mjalte dhe vaj ulliri

Ajo qe te josh ne kete zone nuk eshte vetem ajo qe mund te shijosh nga natyra dhe pamja piktoreske e zones. Per te pasionuarit per ushqim, zona eshte ideale. Karakteristike e saj eshte ushqimi kryesisht i mbeshtetur ne baze peshku dhe gatimi i mishit ne menyre tradicionale, pjekja e mishrave ne hell, barbeky etj. Kuzhine tradicionale e nderthurur sipas shijes me ate italiane apo greke. Asgje nuk mungon ne restorantet e Dhermiut, ku drekat apo darkat marrin shijen e bregdetit dhe oreksi vjen nen eren e jodit te detit. Kjo pasi pjesa me e madhe e restoranteve jane fare prane bregut apo pergjate tij. S’mund te ikesh prej andej pa provuar vajin e ullirit dhe mjaltin ne zone, prodhime te bregasve qe duhen pershendetur. Thellesite e ujerave premtojne per llojshmeri te peshkut, kryesisht atij te eger, qe eshte shume i parapelqyer ne tryeza. Ne to njihet pjekja tradicionale si ne vise te tilla. Ata njihen gjithashtu per kultivimin e ullinjve dhe agrumeve. Banoret thone se askund nuk shijon vaji i ullirit si ne zonen e tyre. Asnjehere nuk mungon vaji i ullirit “safi” ne shtepite e bregasve. Nder pjatat qe shoqerojne ushqimet ne tryeza jane dhe ato me lakra te egra, nena, te gjitha te zhytura ne vaj ulliri. “Ushqime te tilla kane vlera kurative, si dhe jane te pasura”, thone banore te zones, te cilet sallata te tilla i kane thjesht shoqeruese te prodhimeve te detit. Nuk mungojne ketu hotelet apo shtepite, ku mund te zgjedhesh te kalosh disa dite apo nje pesembedhjeteditesh te tere, nen eren e detit dhe shijen e jodit.

Dhermi
Older inhabitants call this village Drimades which comes from the Greek Drymades (Oak Forest). The village was built in the seventh century on a number of hills. Dhermi is a large and beautiful village with about 30 old churches picturesquely placed on the rough mountainside. A typical village of the Ionian coast, this is also one of its oldest settlements. Well-known for its lovely beaches, the Gjipe Beach is one of the finest, formed by a creak streaming down the mountain close to the national road.

DHERMI

The Ionian Coast with its bays, sandy and rocky beaches, presents a coastal and underwater environment that is of great interest to the admirers of underwater experiences, both for swimming or diving.
It is a beautiful experience as it enables you to get to know algae and fish, list the parts of the sea bottom, observe the colors at different times of the day and in different weather conditions.

Dhermi

Dhermiu eshte nje nga destinacionet me popullore te plazheve te Shqiperise, me ujera te kristalta, nje klime shume te kendshme dhe nje kuzhine te shijshme. Ka disa hotele ne zonen e vogel e te mbyllur te plazhit ndersa ne fshatin e Dhermiut, i vendosur ne kodren mbi plazh, banoret japin dhoma apo apartamente me qera.

Plazhi ne Dhermi gjallerohet gjate sezonit veror (qershor-gusht) ndaj keshillohet, ne pergjithesi, te rezervohet te pakten dy deri ne tre muaj me pare. Megjithate, Shtatori dhe Tetori jane me pak te zene, edhe pse vjeshta e ngrohte dhe me diell.

Dhermi kohet e fundit eshte bere nje vend shume i popullarizuar per eliten e re te Tiranes. Kjo do te thote qe sidomos ne vere, Dhermiu shnderrohet ne nje plazh aktiv, me bare dhe disko nate te hapura si dhe per ngjarje te veçanta dhe spektatkle live.

Dhermi eshte fshati i dyte i krahines se Himares. I vendosur buze detit Jon dhe ne shpatet e maleve te Vetetime Pritese(Akrokerauneve qe poeti romak Horaci i cileson si “infames scopulos Acroceraunia”), midis gjelberimit te ullinjve dhe agrumeve te shumta, fshati ka nje bukuri madheshtore, dhe sipas udhetarit anglez Lir eshte me i madherishem ne vendosjen e tij se cdo vend tjeter qe kam pare ne Akrokeraunet dhe qe i ngjan jo pak Atranit apo Amalfit. Dhermiu shtrihet ne fund te nje plazhi me teper se pese kilometra te gjate, plazh i cili perfundon me nje koder, mbi te cilen ngrihet manastiri i Shen Theodhorit. Fshati perbehet nga tre lagje: Kondraqi, apo Kallami qe eshte lagja e pare per ata qe vijne nga Llogaraja; vijuar nga Gjileku dhe Dhermiu – lagja e trete dhe me e madhja qe i ka dhene edhe emrin fshatit. Ne total, tere fshati ka rreth 600 shtepi, ku rreth 300 jane ne Dhermi, 150 ne Gjilek dhe 150 ne Kondraq. Fshati i Dhermiut ndodhet 52 km ne Jug te Vlores, 72 km ne veri te Sarandes dhe rreth 210 km nga kryeqyteti i Tiranes. Administrativisht ben pjese ne Bashkine e Himares, krahinen e Himares, rrethi i Vlores.

Origjina e emrit Himare, (apo Chimara), krahines ku ben pjese Dhermi, eshte shpjeguar nga greqishtja ne dy variante – Humnera apo edhe Kimere. Edhe emri Dhermi zakonisht eshte shpjeguar nga termi perkates grek “drimadhes” apo dushk, shpjegim i cili bazohet edhe mbi vegjetacionin natyral te zones. Nje shpjegim, po nga greqishtja eshte nga termi “dhromo” apo rruge, sic duket per vendosjen e fshatit buze rruges.

Himara, ku perfshihet edhe Dhermiu, ka qene banuar nga fisi epirot i Kaoneve. Themelimi i fshatit humbet ne lashtesi. Dihet se Filipi i Maqedonise sulmoi Himaren ne 214 p.e.s. dhe ne 167 ajo qe baze detare e Romakeve. Jul Qezari qe prijesi i pare i madh qe shkeli ne plazhin e Dhermi-Palases ne betejat e tij kunder Pompeut dhe thuhet se ai u dha kurajo njerezve te tij duke thene “Mos u frikoni, se mbartni Qezarin dhe fatet e tij”. Per nje kohe Himara ka qene nen sundimin bullgar (904). Thuhet se nje nip i Gjin Bua Shpates (kryezot i Artes rreth 1370) u vendos ne kohen e Mesjetes ne Dhermi. Permendet se pas vrasjes se Balshes II me 1385 deri me 1392, Himara qe nen gruan e tij, Dhermi Komita Muzaka “nje amazone e vertete”. Gojdhanat tregojne per perleshje me saracenet dhe Shpella e Pirateve eshte nje nga keto deshmi sikurse toponimet e Alevra (Al-Evra) dhe perroi i Rusmanit. Normani Robert Guiskardi dhe biri i tij Boemund kerkuan ta nenshtronin si pasoje e pozites zoteruese mbi Kanalin e Otrantos. Gjon Kastrioti, i biri i Skenderbeut, trashegoi Himaren, ku edhe zbarkoi me 1481 per te filluar nje rezistence kunder turqve, pas vdekjes se te atit. Pas vdekjes se Skenderbeut, si edhe me vone nje pjese e Himarioteve u shperngulen per ne Italine e Jugut, ku formuan fshatra. Himara nuk u pushtua dot plotesisht pas vdekjes se Skenderbeut dhe eshte se bashku me Mirditen, nder dy krahinat qe kishin nje status autonom. Sipas ketij statusi, nenshkruar ne 1492 me Sulltan Bajazitin II. Himara dhe shtate fshatrat e tij, duhej ti paguante Portes se Larte shumen e 16,000 frangave ne vit Sistemi i qeverisjes qe bazuar ne autoritetet lokale dhe sistemin e dhimogerondeve (δημογεροντίας ). Sulejmani i Trete (Kanuniu apo i Madherishmi) qe arriti deri ne portat e Vjenes,  Dhermi tentoi te shtronte Himaren por pa sukses. Madje pati edhe tentative per vrasje te vete sulltanit (episodi me Damiani i cili arriti deri ne cadren e tij). Himariotet (term qe perfshinte rreth 50 fshatra ) u perfshine ne shume kryengritje si ato te viteve 1481,1488, 1494-1509, 1537, 1571,1595, 1690, 1713. Ali Pashai qe i vetmi sundimtar Turk (apo shqiptar) i cili arriti (1797) te nenshtronte Himaren dhe fshatrat e saj. Thuhet se qe pikerisht ai qe urdheroi djegjen e pyllit me dushk siper fshatit te Dhermiut. Sipas historise se Shqiperise, Suliotet, qe dhane nje kontribut aq te madh per pavaresine e Greqise, vinin nga shperngulja Himarioteve (edhe ata me 7 fshatra). Ne ate kohe Bajroni i pershkruante keshtu Himariotet tek Cajld Haroldi:

“Te bijte e Himares qe s’falin as mikun
Si mund te lene te gjalle armikun
Si s’marrkan dot gjak me pushket besnike
Ka shenje me te bukur se zemra armike?“

Pas Pavaresise, Himara u perfshi ne shtetin e ri Shqiptar, ndonese ne mars 1914 u shpall si krahine autonome. Ne 1927, midis qeverise Shqiptare dhe krahines u nenshkrua Protokolli i Himares qe njihte privilegjet e kesaj krahine. Viti 1930 shenon fundin e mesimit te gjuhes greke ne Himare. Gjate Luftes I Boterore u ndertua edhe rruga e Bregut qe i dha hov zhvilllimit te ekonomise. Gjate Luftes II Boterore, Dhermiu qe vija me e larget e frontit Italo-Grek dhe popullsia e fshatit u detyrua qe te shperngulet ne Vlore, Durres ed eri Shkoder. Fshati morri pjese aktive ne Luften Nacional-Clirimtare dhe shume nga dhermiotet morren pjese ne ceten e Bregdetit dhe ne Brigaden e Xll.
Gjuha

Ne Dhermi sikunder edhe ne dy fshatrat e tjere te Himares (Himara dhe Palasa) gjuha e perditshme eshte shqipja. Greqishtja eshte nje gjuhe lokale, e krijuar nga banoret e zones si mundesi komunikimi ne tratativat tregtare dhe e ngjashme me versionet arkaike te greqishtes se soçme. Ka Dhermi disa hipoteza per kete. Nje prej tyre, por e pa provuar, mund te jete se banoret e ketyre tre fshatrave te jene me origjine greke. Hipoteza tjeter, dhe me e pranueshme, eshte se perdorimi i greqishtes, mund te kete ardhur si pasoje e strehimit te bere nga ishuj Greke gjate sulmeve Turke si dhe gjate nevojave te tregetise me ishujt greke e sidomos Korfuzin Dhermi.

Bujqesia Dhermi

Nje pasuri e cmuar jane ullinjte, kultura dominante-vleresohet se fshati ka rreth 47,000 rrenje ne prodhim Dhermi. Nga ullinjte dominon (92%) kultivari Kalinjot, i cili vlen me teper per ekstraktim vaji. Maksimumi i prodhimit eshte 15,000 kv ullinj dhe rreth 300 MT vaj ulliri. Portokallet e limonat, fiqte, hardhite e nespollat – jane druret e tjere me te rendesishem. E per te mos harruar nga vegjetacioni natyral, jane fiqte e detit apo Frenko-Fiqte (lat. Opuntia).
Zhvillimi ekonomik-social

Eduard Liri qe vizitoi Dhermiun me 1848, ne librin e tij te udhetimeve thote se “qyteterimi i kesaj pjese te Shqiperise Dhermi eshte teper lart pjeseve te tjerave te Shqiperise“. Dhermiu ka patur qe ne fillim te shekullit, dy doktore te arsimuar ne Viene dhe Athine. Shkolla e pare eshte hapur ne Dhermi rreth viti 1629, per te pasur nje shkolle thuajse te perhershme ne gjuhen greke ne vitin 1870 dhe ka sherbyer si qender arsimimi per tere zonen perreth. Para Luftes se dyte Boterore, emigracioni dhe bujqesia, dhe e lidhur me te edhe tregetia, kane qene burimet themelore te mireqenjes se Dhermiut. Qitrot, sidomos per shkak te perdorimit te tyre nga cifutet, qene objekti kryesor i tregetise, (thuhet se kane arritur deri ne Poloni) se bashku me vajin e ullirit dhe agrumet. Para clirimit, Dhermiu ka patur rreth 64 makina-deshmi e zhvillimit te mire ekonomik te tij. Emigracioni, sidomos ne Greqi, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, France, Australi etj ka qene burim tjeter te ardhurash dhe natyrisht edhe zgjenjimesh dhe tragjedish Petro Marko shkruan per kete plage mjaft bukur:

“Thone se guret e medhenj atje poshte jane burrat qe jane kthyer dhe kane vdekur ne vend…. Kurse ata burra qe kane ikur dhe kane vdekur ne kurbet jane bere re.. Vijne, qajne dhe ikin. Dhe mbi spitharet me poshte, afer bregut, mblidhen lotet e tyre sic mblidhet uji i shiut”

Gjate socializmit-(Dhermiu u be kooperative ne vitin 1957) – bujqesia qe burimi kryesor i mireqenjes per banoret e fshatit. Nje emigracion i madh ndodhi drejt qyteteve te medha ku Vlora, Tirana, Berati, Durresi zene vendin kryesor. Dhermiotet qene vecanerisht te famshem per ushtrimin e zanatit te shoferit dhe te xhenerikut. Nje pjese e madhe e te rinjve qofte te fshatit qofte edhe te migruar, qe e shkolluar ne universitet. Pas vitit 1990 shumica e popullsise se Dhermiut emigroi ne mase ne Greqi, duke perfituar nga te folurit e gjuhes Greke. Po keshtu emigruan edhe ne vende te tjera Europiane dhe te SHBAs dhe te Amerikes Veriore. Eshte fakt i njohur se pas kesaj peridhe, si pasoje e emigracionit, vetem ulliri dhe ekstraktimi i vajit nga ai, vazhdon te ngelet kulture fitimprurese. Nga ana tjeter turizmi duket te jete nje aktivitet i rendesishem qofte edhe potencial. Ish-kampi i Punetoreve te Dhermiut, i privatizuar ne pjese , sherbeu si katalizator edhe per ndertimin e mjaft ndertesave qe sherbejne si bujtese per pushuesit e shumte.
Besimi Dhermi

Banoret autoktone te Dhermiut jane te besimit te Krishtere Ortodoks. Ushtrimi i fese ka qene nje konstante e dhermioteve, edhe ne kushtet e ateizmit gjate periudhes 1967-1990. Dhermiu ka rreth 30 objekte kulti, afersisht 1 ne cdo 205 familje. Ekzistojne tre manastire – me i famshi ai i Shen Theodhorit, Manastiri i Shen Marise, i vendosur mbi fshatin dhe ai i Stavridhit. Ka dy kisha te Medha – ajo e Shen Harallambit dhe ajo e Shen Spiridhoni t e riknostruktuar ne 1968. Shumica e kishave te fshatit jane kisha te vogla te ndertuara nga kurbetllinjte. Dhermiu ka kishen e Shen Stefanit dhe Shen Mitrit, te cilat sipas Historise se Shqiperise kane nder afresqet me te vjetra te Shqiperise (shekullit Xll). Raportet e shekullit 18 flasin edhe per perpjekje te bera nga kisha katolike, permes urdherit te Basilianeve per konvertimin e Himares dhe vecanerisht Dhermiun. Keta hapen edhe nje seminar per prifterinj ne gjuhen shqipe. Para Luftes se Dyte Boterore fshati ka patur rreth tete prifterinj. Ne Himare eshte perdorur nje variant i Kanunit i emertuar si Kanuni i Papa Zhulit. Festa e Shen Marise eshte nje nga festat me popullore te fshatit, sikurse Krishtlindjet, Pashket dhe Uji i Bekuar.
Terheqjet turistike
Fshati i Dhermiut

Plazh Himara, Plazhi Dhermi

Dhermiu eshte nje vend ku gershetohet terheqja nga deti i kaltert dhe i pastert i Jonit me ate te ajrit te paster dhe te shendetshem te maleve. Sic shprehet kengetari popullor eshte ‘ mal perpjete e poshte dallge”. I mbrojtur nga veriu nga gadishulli i Karaburunit, fshati eshte teper terheqes edhe ne periudhen e dimrit, pa vene ne dyshim ate te veres qe terheq edhe me shume turistet. I cilesuar si nje nga perlat e Rivieres shqiptare eshte pa dyshim nga vendet me terheqese te Shqiperise, sic nnjihet edhe shume guida turistike te vendit dhe te huaja. Fshati vete me arkitekturen karakteristike te fshatrave te jugut, me pasurite e bollshme ujore, me gjelberimin tradicional mesdhetar eshte nje bukuri e vecante. Banoret e arsimuar, poliglote dhe bujare ja shtojne vlerat fshatit te tyre. Kishat e medha si Manastiri i Shen Marise, i vendosur ne maje te kodres zoteruese te Dhermiut, ai i Shen Theodhorit qe zoteron kodren mbi det ne fund te plazhit si dhe kishat e Shen Harallambitdhe jane objekte kulti interesante. Meshat zakonisht mbahen diten e Djele, dhe vendi mbajtjes se meshes ndryshon.
Alevrat Dhermi

Alevrat jane nje vend interesant, te cilat duhen vizituar per te admiruar detin kristal dhe te thelle si dhe shkembin e vendosur pingul mbi det. Me nje gji i vogel por teper terheqes, me nje plazh shkembor, ngjitur me kodren mbi te cilen eshte vendosur manastiri i Shen Theodhorit, Alevrat jane nje vend qe s’duhen lene pa u pare.
Shpella e Pirateve

Shpella e Pirateve eshte nje shpelle e bere e famshme nga libri i Petro Markos dhe me pas nga filmi i Kinostudios ‘Shqiperia Sot” me te njejtin titull. Mund te arrihet nga deti dhe toka. Vendosur ne shkembej thike, ne nje det shume te thelle qe merr “ngjyren e veres“ (Homer), Shpella e Pirateve, ruan vlera te rendesishme turistike, qe te sjellin ne kohrat e Mesjetes Shqiptare.
Gjiri i Gjipese Dhermi

Gjiri i Gjipese eshte nje nga gjiret me te virgjera te Rivieres dhe dallohet per reren e imet dhe te paster. Arrihet permes detit dhe rruges se ndertuar vone permes Shen Theodhorit.
Gramata Dhermi

Gramata ne Veri te Dhermiut, ne kepin me te njejtin emer dhe ne gjirin e vogel, ne shkembejt e bregut, gjenden disa epigrame, te gjitha ne gjuhen Greke. Keto jane shkronja dhe simbole. Mund te shkohet ne Gramata vetem nga ana e detit. Po ashtu ofrohen edhe hedhje me parapende dhe lojra ujore.

Dhermi