Aeroporti i Prishtines me mbi 1 milion udhetare

Aeroporti ndekrobetare i Prishtines gjate muajit te Korrik e sherbeu udhatarin e milionte dhe krahasuar me vitin e kaluar muaji korrik ka nje rritje pre 12% ndersa per kete vite deri dhe me tani ka nje rritje prej 5.9% ne krahasim me vitin a kaluar.

Month PAX Change (%)
JAN 122844 ▲ 13.5
FEB 108270 ▲ 6.1
MAR 126225 ▲ 9.8
APR 172339 ▲ 13.9
MAY 148212 ▲ 4.0
JUN 144772 ▲ 2.5
JUL 234139 ▲ 12.0

“Parajsa e bardhë”: PAMUKKALE, magjia e pambuktë në Turqi

Ka qenë një herë një vajzë e varfër. Pos që ishte e varfër, ishte edhe shumë e shëmtuar. Nuk ankohej për shkak të varfërisë, por kur u rrit dhe u bë për martesë, meqë nuk kishte asnjë ofertë, vendosi të bëjë vetëvrasje. Hipi në shkëmbin më të lartë të Pamukkalasë dhe – bëri një hap përpara. Ra mu në mes të një të çare (thellësie) plot me ujë dhe sedimente. Dhe, mu andejpari kaloi një djalosh, i ri dhe i pashëm, nga Denizli – provincë a afërt. Vrapoi në basen, gjeti vajzën të lënduar rëndë, të pavetëdije, por shumë të bukur. E hodhi mbi kalë, e çoi në kështjellë të babait të tij, e shëroi derisa u këndell tërësisht, pastaj u martua me të dhe jetuan në harmoni deri në fund të jetës. Që nga atëherë Pamukkalaja është vend për të gjithë ata që kërkojnë bukuri dhe këndellje. (Por që nuk është e domosdoshme të hidhesh nga shkëmbi).

Continue reading “Parajsa e bardhë”: PAMUKKALE, magjia e pambuktë në Turqi

Fakte që duhet t’i dini rreth Dubait

Dubai është një nga vendet më të pëlqyera dhe me zhvillimin ekonomik më të habitshëm në shekullin e 21. Është global dhe po rritet në shkallë të gjerë. Vetë bota në të cilën po zhvillohet ky vend, po e bën një pikë referimi për biznes dhe turizëm në Lindjen e Mesme. Duket sikur projektet e përmirësimit nuk kanë të sosur në këtë vend.

Faktet

Një nga çdo katër vinça në botë gjendet në Dubai. Pronat e paluajtshme po rriten aq shpejt në Dubai, saqë rreth 24 për qind e vinçave në tokë ndodhen në këtë vend.

Për të ndërtuar ishujt artificialë të Palmës, Dubai importoi mjaftueshëm rërë për të mbushur 2.5 ndërtesa ‘Empire State’. Ndërtimi i Ishujve të Palmës kërkoi 94 milionë metër kub rërë. Ndërtesa ‘Empire State’ është 37 milionë metër kub.

Burj Al Arab përdor mjaftueshëm ar brenda, aq sa mund të mbulohen 46,265 piktura të Mona Lizës. Ambientet e brendshme të Burj Al Arab janë dekoruar me rreth 1790 metra katrorë ar 24 karat.

Forcat e policisë së Dubait shpenzojnë më shumë në çdonjërën prej supermakinave të tyre sesa kushton shkollimi universitar i një personi në SHBA. Policia e Dubait përdor makina të hatashme për t’u bërë përshtypje turistëve dhe për të treguar klasin e vet. Ndër këto makina përfshihen Ferrari, Lamborxhini dhe Aston Martin One-77.

Rreth 85 për qind e turistëve janë të huaj. Shumica e tyre vijnë nga India, Pakistani dhe Bangladeshi për të punuar në tregun e pronave të paluajtshme. Ata gjejnë punë, por grupet e të drejtave të njeriut kërkojnë reforma urgjente, pasi ata jetojnë në kushte të mjerueshme dhe nuk gëzojnë garanci në punë.

Në Dubai, robotët 300 dollarësh po zëvendësojnë punën e paligjshme të fëmijëve në garat e deveve. Këto të fundit janë një industri që vlerësohet se sjell qindra miliona dollarë fitim. Për shkak se fëmijët janë mjaftueshëm të vegjël për të qëndruar mbi deve, sporti shkaktoi trafikimin e fëmijëve nga Azia Jugore dhe Afrika.

Burj Khalifa është aq e gjatë saqë disa banorë duhet të presin më gjatë për të ngrënë mëngjesin gjatë Ramazanit. Ndërtesa është rreth një milje e gjatë dhe ka 160 kate. Ata që jetojnë në katin e 150 e sipër, jetojnë aq lart sa mund ta shohin diellin më gjatë.

Nëse Burj Khalifa do ishte në Freiburg, Gjermani do mund të shihej nga Strasburg, Francë. Ndërtesa është e dukshme edhe 95 km larg. Largësia midis Freiburg dhe Strasburgut është 86.4 km.

Dyzet për qind e shitjes së arit në 2013 ndodhi në Dubai. I gjithë ari së bashku peshoi më shumë se 354 elefantë. Në 2013, 70 miliardë dollarë ar u shitën, me një peshë prej 2250 tonë. Një elefant afrikan peshon rreth 2268 deri 6350 kg.

Dubai planifikon të ndërtojë një ‘qytet’ me klimë të kontrolluar, që do të jetë 4.45 km katrorë, me trotuare me ajër të kondicionuar që lidhin seksione të ndryshme të pikave turistike së bashku. Kjo është gati dy herë më shumë se Monako, që është 2.02 km katrorë.

Në 2013 pati më shumë turistë në Dubai sesa njerëz që jetonin në Shenzhen. Dubai po e transformon veten në një qytet që drejtohet nga turizmi. Në 2013, Dubai pati mbi 11 milionë turist të regjistruar në hotele. Popullata e Shenzhen është rreth 10 milionë dhe është qyteti i 12 më i populluar në botë.

Burj Al Arab konsiderohet një hotel me 7 yje dhe është hoteli i katërt më i gjatë në botë. Megjithatë, 39 për qind e hotelit është i pabanuar dhe konsiderohet një hapësirë e çuar dëm.

Për më tepër, suita mbretërore në Burj Al Arab kushton rreth 20,000 dollarë nata. Me aq para mund të blihen 10 kompjuterë të shtrenjtë.

Dubai prodhon mjaftueshëm naftë sa për të mbushur rreth 4.5 pishina olimpike në ditë. Prodhimi shkon nga 50,000 në 70,000 fuçi në ditë, që është 11,000 metra kub. Në vitin 1991, Dubai prodhonte 400,000 fuçi në ditë.

Ja pse duhet t’i vizitoni Maldivet të paktën një herë në jetë

Të gjithë kemi qejf të udhëtojmë, të përjetojmë kultura të ndryshme, vende, kuzhina dhe pamje.

Shumë prej nesh ëndërrojmë që të pushojmë në një ishull parajsë ku ka ujë të pastër të kaltër dhe mot të mirë.

Në jugperëndim të Indisë ndodhet një vend i tillë. Maldivet janë një koleksion ishujsh që ofrojnë përvoja mahnitëse tropikale.

Nëse nuk jeni i njohur me magjinë ose bukurinë e këtij vendi të pabesueshëm, atëherë shikoni këto foto më poshtë për ta parë se sa përrallor është.

  • Ky ishull përbëhet nga më shumë se 1190 Ishuj koral në 26 Atollët e saj
  • Alkooli është i disponueshëm vetëm në resorte dhe hotelet
  • Maldives eshte shteti me i vogel Musliman
  • Një nga destinacionet më të sigurta në botë

Rritje e madhe e udhëtarëve nga aeroportet e Maqedonisë, ja sa njerëz kanë fluturuar nga Shkupi dhe Ohri

Gjithsej 1.794.376 udhëtarë në vitin 2016 kanë udhëtuar përmes dy aeroporteve të Maqedonisë “Aleksandri i Madh” në Shkup dhe “Shën Apostull Pali” në Ohër që është 15 për qind më shumë në krahasim me vitin 2015, kur janë evidentuar 1.560.381 udhëtarë, njofton “TAV Maqedoni”, përcjell MIA.
Kompania njofton edhe se është rritur numri i operacioneve për 8,9 për qind, duke arritur gjithsej 16.883 fluturime.

“Jemi të kënaqur që arritëm rritje dyshifrore të numrit të udhëtarëve në nivel vjetor, më e lartë nga mesatarja e BE-së dhe nga mesatarja në rajon. Edhe në vitin 2017 do të vazhdojmë në këtë drejtim, duke i përqëndruar qëllimet tona kryesore në zgjerimin e rrjetit të linjave nga aeroportet në Shkup dhe Ohër, duke bashkëpunuar me Qeverinë, me të gjithë institucionet e involvuara kompetente për aviacionin dhe me kompanitë ajrore”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedoni” Alper Ersoj.

Sipas të dhënave për komunikacionin rrugor, Stambolli (me dy aeroportet “Ataturk” dhe “Sabiha Gokçen”) është destinacioni më frekuentues nga Aeroporti “Aleksandri i Madh” në vitin 2016, me 12,6 për qind pjesë tregu, pastaj pasojnë Cyrihu me 10,2, Vjena me 6,3, bazeli me 5, Malme me 4,8 dhe Londra me 4,3 për qind.

Lidhur me pjesën e kompanive ajrore në komunikacionin rrugor, Wizz Air ka transportuar numër më të madh të udhëtarëve, 54,8 për qin, ndërsa pastaj pasojnë Turkish Airlines, Austrian Airlines, Germania Flug, Pegasus Airlines dhe Edelweiss.

Dita më e frekuentuar në aeroportin e Shkupit në vitin 2016 ka qenë 12 gushti kur kanë udhëtuar 5.641 udhëtarë, ndërsa numri i përgjithshëm i lëvizjeve të aeroplanëve ka qenë 50, ndërsa pastaj edhe 21 korriku kur gjithsej 5.604 udhëtarë janë transportuar për një ditë me gjithsej 51 lëvizje të aeroplanëve.

Kargo-komunikacioni në aeroportin në Shkup ka rritje të konsiderueshme prej 10,9 për qind në vitin 2016 me gjithsej 3.090 tonë dërgesa të transportuara me aeroplan. Sipas “TAV Maqedoni”, kjo rritje kryesisht është meritë e eksportit të rritur të mallrave, por edhe të popullarizimit të porosive individuale përmes internetit të transportuara përmes rrugës ajrore.

“Viti i kaluar 2016 ka qenë vit shumë i suksesshëm për rritje të komunikacioni në aeroportin në Ohër, ku numri i udhëtarëve është rritur në 39,2 për qind në nivel vjetor, për çfarë arsye Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (Airports Council International – ACI) në disa kuartale të njëpasnjëshme e shpalli “Shën Apostull Palin” për aeroport me rritje më të shpejtë në kategorinë e tij”, informon kompania

Fluturimet e dates 13 gusht 2013 nga Prishtina

air-kosova-departures

Belle Air Europe    Prishtina    Basel – Mulhouse    5:00
Belle Air Europe    Prishtina    Dusseldorf    5:00
Croatia Airlines    Prishtina    Zagreb    5:30
Darwin Airline    Prishtina    Zurich    5:50
Corendon Airlines    Prishtina    Antalya    6:00
Adria Airways    Prishtina    Frankfurt    6:10
Austrian Airlines    Prishtina    Vienna    7:10
Freebird Airlines    Prishtina    Antalya    7:30
Darwin Airline    Prishtina    Zurich    8:45
Turkish Airlines    Prishtina    Istanbul    9:05
Turkish Airlines    Prishtina    Antalya    9:40
Belair Airlines    Prishtina    Zurich    10:50
Belle Air Europe    Prishtina    Dusseldorf    11:30
Pegasus Airline    Prishtina    Istanbul S.Gokcen    11:45
Belle Air Europe    Prishtina    Basel – Mulhouse    12:20
Adria Airways    Prishtina    Frankfurt    12:30
Austrian Airlines    Prishtina    Vienna    12:45
EasyJet    Prishtina    Geneva    13:50
EasyJet    Prishtina    Basel    15:35
Adria Airways    Prishtina    Ljubljana    15:55
Scandinavian Airlines    Prishtina    Copenhagen    17:05
Darwin Airline    Prishtina    Geneva    17:15
Edelweiss Air    Prishtina    Zurich    17:45
Belle Air Europe    Prishtina    Hannover    18:10
Belle Air Europe    Prishtina    Basel – Mulhouse    18:20
Scandinavian Airlines    Prishtina    Oslo    19:30
Turkish Airlines    Prishtina    Istanbul    20:40

Kompanite shesin bileta ne menyre te pa kontrolluar!

airkosovaflight

Dhjetëra qytetarë të Kosovës janë mashtruar të dielën në mbrëmje nga një kompani fluturimi që kishte destinacion Gjermaninë.

Qytetarët, të revoltuar, kanë bllokuar hapësirën e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në pjesën ku dorëzohen bagazhet dhe bëhet kontrolli i pasaportave.

Dëshmitarët i kanë thënë “Tribunës”, të dielën rreth orës 22:30, se ata nuk do të largohen nga aty pa marrë një përgjigje nga kompanitë që i kanë blerë biletat për linjën Prishtinë-Hanover.

Kohët e fundit janë shënuar disa incidente të tilla, sidomos me kompaninë e fluturimeve “Belle Air” e cila ka shitur më shumë bileta sesa vende në aeroplan.

Avio kompania “Belle Air” ka lënë të shtunën qindra udhëtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi që numri i biletave të shitura ka qenë shumë më i madh se numri i karrigeve që ka avioni i kësaj kompanie.

Po ashtu, situatë e njëjtë si kjo ka ndodhur edhe një ditë më parë, ku udhëtaret që kanë blerë bileta te kjo kompani, kanë pritur më orë të tëra në Aeroport për të fluturuar, por një gjë e tillë ka ndodhur tek deri në orët e vona të mbrëmjes, shkruan gazeta “Zëri”.

Udhëtarët e shumtë që kanë pritur më orë të tëra në Aeroport akuzojnë kompaninë për mashtrim, pasi që vonesat e tilla atyre po iu kushtojnë me humbjen e vendeve të punës.

“Kjo është kompani mashtruese. Neve si udhëtarë po na dëmton tej mase”, tha njeri nga udhëtarët e shumtë që ishte duke pritur për të udhëtuar.

Në anën tjetër, zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës jo zyrtarisht konfirmojnë se shumë udhëtarë kanë mbetur në Aeroport, ngase kompania nuk ka pasur vende në avion, ndërkaq paratë i ka marrë nga qytetarët.

“Qytetaret që kanë pasur me udhëtuar në mëngjes do të udhëtojnë në orët e vona të mbrëmjes” bën të ditur burimi i gazetës brenda Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Aeroporti i prishtines vazhdon me rritje

Aeroporti i Prishtines vazhdon me rritje super te shpejte, ne tremujorin e pare Aeroporti i Prishtines kishte nje rritje prej 19% ne krahasim me TM1 te vitit 2012, Ajo cke e ben edhe me interesante eshte se vetem gjate muajit qershor 2013 aeroporti i prishtines u sherbeu me shume 141,000 pasagjereve qe eshte nje rritje prej 7% ne krahasim me qershorin e 2012. NUmri i fluturimeve u rrite ndjeshem per 3%. Gjate 6 muajve te pare te 2013 Aeroporti i Pirshtines ne total i sherbeu 765,045 me nje rritje prej 13.5% ne krahasim me 6 mujorin e pare te vitit 2012.

airport prishtina airkosova

Gjate vitit 2012 aeroporti i prishtines sherbeu hiq me pak se 1,527,134 udhetare dhe ne 2013 pritet qe te tejkaloj 1,7 milion pasagjere

Rritja e numrit te udhetareve dhe numrit te fluturimeve ne PRN vazhdon.
Shifrat per kete cerek jane:
Prill: 134,272 udhetare (up 12%)
Maj: 132,610 udhetare (up 16%)
Qershor: 141,100 udhetare (up 7%)

Prill: 602 fluturime (up 13%)
Maj: 594 fluturime (up 14%)
Qershor: 613 fluturime (up 3%)

Gjithsej, kete gjysmevit:
Janar 119,714
Shkurt 102,217
Mars 126,132
Prill 134,272
Maj 132,610
Qershor 141,100
Numri i udhetareve eshte 756,045

Janar – 597
Shkurt 486
Mars 582
Prill 602
Maj 594
Qershor 613
Numri i fluturimeve eshte 3,474

Kompania qe barti me shumti udhetare ne Aeroportin e Prishtines mbetet Belle Air. Tash me Germania ka filluar ta zevendesoje British Airways-in e larguar nga Prishtine, kompania Germania ka filluar me fluturim direkt Prishtine – Londer (gatwick) – Prishtine destinacion mjafte i popullarizuar nga Prishtina, dhe sivjet nga sezoni dimeror per here te pare prtet qe kompania Alitalia te filloj me fluturime direkte nga Milano dhe Roma per Prishtine.

Belle Air Europe: 12,903
Germanwings 75 451
Darwin Airlines: 73429
Adria airways 62,813
Turkish Airlines 61,905

TIA: 616,335 (Jan-May 2013)
PRN: 614,945 (Jan-May 2013)
Diff: 1,390 (0.22%)

Vera 2013 – Oferta Speciale per Turqi

Ofertë speciale

5*ROYAL HOLIDAY PALACE LARA, Antalya, Turqi nisja nga PRISHTINA 908,80 UAI

18500_L
Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Lara – Kundu 15km nga aeroporti i Antalisë dhe 17km nga qendra e qytetit. Hotel është pranë plazhit.

Vendosja: Hoteli posedon gjithsej 606 dhoma. Standard dhoma superiore janë 467 (46m²; 2+1pax), 24 deluxe suitë (85m², 2 dhoma gjumi dhe 1 dhomë e ditës), 47 duplex dhoma (75m²;kati përdhes me dy shtretër + banjë me dush, nalt është shtrati francez me banjë me vaskë, pa derë, sikur galeri, max4pax), dhoma suitë 8 (60m², një dhomë gjumi dhe një dhomë e ditës max2+1pax), dhoma familjare 56 (60m² dy dhoma të fjetjes me një derë në mes, max4pax), triplex suita 2 (114m², në katin e dytë dhoma e prindërve me banjë, në katin e parë dhoma tjetër me dush, max4pax), King Suits 2( 180 m² në katin e epërm dhoma e prindërve me Jakuzi, në katin e poshtëm dhoma për fëmijë, banjë me dush ,dhoma e ditës dhe një kuzhinë e vogël, max4pax).Të gjitha dhomat janë tejet komforte dhe me ballkon, pamje nga deti apo me pamje fantastike nga kopshti, banjë private me dush / vaskë, tharëse flokësh, ajër të klimatizuar qendror, telefon direkt, qilim në dysheme, mini bar (lëngje dhe birrë rimbushur çdo ditë), arkë dhe TV satelitor, qilim në dysheme, ballkon dhe të gjitha dhomat janë për jo duhanxhinj
Shërbimi: Ultra All Inclusive – bife i hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, bife dietal, bufe për fëmijë, ushqim i lehtë pranë plazhit, darka, ushqim i lehtë në orët e vona. Të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore dhe nga importi, çaj, kafe, akullore në restorant gjatë drekës dhe në darkë, A’la Carte restorant me rezervim paraprak dhe gjatë javës një restorant është në dispozicion, pastiqeri. Shërbim në dhomë, restoranti i dytë paguhet. Lëngu i  freskët nga frutat dhe perimet, shampanjë nga importi, ca nga pijet nga importi si p.sh. Whiskey i  vjetër, konjak etj. dhe vera special  në shishe janë me pagesë shtesë.
Përmbajtja: Restoranti kryesor me bufe të hapur, snack bar ne plazh dhe pranë pishinës. A’la Carte restorantet –Vapiano (Italian), Hashi (kuzhina e lindje së largët), El torito (Meksikan), Deep Blue (ushqim deti) dhe Lal restorant (turke), bare përgjatë kompleksit hotelier 24 orë shërbim. Mjeku, kujdestar i  fëmijëve, larje rrobash dhe pastrim kimik, floktari, telefoni, faksi, qendra bukurisë, rent a car, internet café, lojëra në kompjuter, qendra tregtare janë me pagesë.
Plazhi: Hoteli posedon plazh private, rërë, shtretër, ombrellat dhe peshqirët janë pa pagesë.
Sporti dhe argëtimi: Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua park me 8  rrëshqitëse uji, fitnes qendra, banje Turke, saunë, Jacuzzi, dhomë me avull, tenis, volejboll plazhe, pingpong si dhe sportet ujore pa motor janë pa pagesë. Terrenet për tenis me ndriçim, shkolla, masazhi, sporet ujore, shkolla e zhytjes si dhe SPA qendra janë me pagesë. Program argëtues ditor dhe gara, show në mbrëmje me grup profesional, muzikë të gjallë disa ditë gjatë javës. Mini club dhe Junior club për tinejxher.

5*DELPHIN IMPERIAL LARA, Antalya, Turqi nisja nga PRISHTINA 26.08.2013 1053,70 UAI

18945_L

5*ROYAL WINGS HOTEL LARA, Antalya, Turqi nisja nga PRISHTINA, 27.08.2013 920,00 UAI

5*DELPHIN PALACE DELUXE COLLECT LARA Antalya, Turqi nisja nga PRISHTINA, 26.08.2013 965,50 UAI

5*ROYAL ALHAMBRA PALACE SIDE Turqi nisja nga PRISHTINA 27.08.2013 761,80 UAI

5*SUSESI LUXERY RESORT BELEK Turqi nisja nga PRISHTINA 22.07.2013 1018,00 UAI

Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Belek, 35km nga aeroporti i Antalisë dhe 40km nga qendra e Antalisë.
Vendosja: Gjithsej janë 554 dhoma. Deluxe dhoma 360 (në ndërtesën kryesore 40m², 2+1pax), Senior suitë dhoma 32 (76m², max5pax në ndërtesën kryesore një dhomë e fjetjes, një e ditës dhe dy banjë) dhe  4 dhoma për persona me aftësi të kufizuar. Tarracë apartamente gjithsej 141 dhoma: tarrace standard dhoma 26 (40m², 2+1pax), Tarrace Family dhoma 82 (63m², 2+2pax platformë ndërrese mes dy dhomave),Tarrace Triplex family dhoma 23(115m², max5pax gjinden ne katin e katert , dhoma e dites ne hyrje dhe 3 dhoma te fjetjes , banjat dhe dalje direkt në pishinë). Dhomat speciale: suita Love Lake 24 ( një dhome e fjetjes, një dhome e ditës, një Jakuzzi në banjë, 80 m², max 3pax), HQL villa 2 (750 m², max8pax), Royal suitë 15 (206m², max5pax, dy dhoma të fjetjes, një dhome e dites,me pishinë në tarracë dhe 2 Jacuzzi), Junior Royal suitë 3 (165m², max5pax, me 2 dhoma të fjetjes, një të ditës dhe jakuzzi në banjë, 50m² tarracë), dhe King suitë 2 (420m², ndodhen në katin e epërm të ndërtesës kryesore, me pesë dhoma të fjetjes, Jacuzzi dhe pishinë në tarracë, max9pax).

Të gjitha  dhomat janë me banjë private vaskë dhe tharëse flokësh, ajër të klimatizuar qendror, telefon direkt, arkë, mini bar (lëngje dhe birrë), TV satelitor (LCD) dhe sistem muzikor, ballkon ose tarracë. Dhomat në ndërtesën kryesore janë me pamje nga deti ose kopshti, por në Tarracë shtëpitë janë me pamje nga kopshti.

Shërbimi: Ultra All Inclusive – bufe i hapur shërbimi për mëngjes, mëngjesi i vonshëm, dreka, pasdite ushqim i lehtë, ëmbëlsira, kafe, çaj, darka, ushqim i lehtë në orët e vona, të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe standard nga importi, lëngu i freskët nga ora 07:00-19:00, pijet në vitaminë bar, mini bari me pije të lehta dhe birra, dhe ushqimi i lehtë në mbrëmje janë pa pagesë. Nuk përfshihen në koncept: Pijet luksoze Premium, verërat speciale dhe të importuara, shërbimi në dhomë, të gjitha pijet në shishe. A’la Carte restorantet me rezervim paraprak, me pagese shtesë dhe mund të shfrytëzohet dy herë gjatë qëndrimit një javor.

Përmbajtja: Turquoise – Restorant kryesor me shërbim bufe e hapur, A’la Carte restorantet – Takatuka (Turk), Paprica (Italian), Ada (Meksikan), Cassia (Kinez dhe Japonez), Tumanna (Argjentina), Alesta (Peshku), Bakus ( Wine House), bare përgjatë kompleksit hotelier, The G – disko bar, dhe tri herë në javë Club Mor Gogo Bar. Mjeku, floktari, larje rrobash dhe pastrimi kimik, internet café dhe lojërat në kompjuter, rent a car, qendra tregtare janë me pagesë.

Plazhi: Hoteli posedon plazh private me rërë, shtretërit, ombrellat, peshqirët për plazh janë pa pagesë.

Sporti dhe argëtimi: Pishinë e jashtme dhe brendshme për të rritur dhe fëmijë, aqua park, fitness qendër, Banjë Turke, saunë, banjë me avull, tereni për tenis, pingpong, mini futboll, squash, volejboll plazhi janë pa pagesë. Ndriçimi për tenis  si dhe pajisjet, të gjitha sportet ujore, SPA & Wellness qendra, bilardo, birilat janë me pagesë.

Program animues gjatë ditës dhe në mbrëmje show program me ekip profesional. Mini Klub për fëmijë për 04-12 vjet.  www.susesihotel.com

18952_L

5*AK-KA ANTEDON HOTEL KEMER Turqi nisja nga PRISHTINA 22.07.2013 736,00 UAI

5*DELPHIN DIVA PREMIERE LARA, Turqi nisja nga Antalya, Turqi nisja nga PRISHTINA,26.08.2013 927,70 UAI

5*ELA QUALITY RESORT HOTEL BELEK Turqi nisja nga PRISHTINA 24.08.2013 1172,00 ELA

5*LIMAK ARCADIA HOTELS & RESORT BELEK Turqi nisja nga PRISHTINA 29.07.2013 906,00 UAI

5*FAME RESIDENCE KEMER HOTEL KEMER Turqi nisja nga PRISHTINA 24.08.2013 578,50 FSAI

5*PAPILLON AYSCHA BELEK PRISHTINA Turqi nisja nga 22.08.2013 850,00 HCAI

5*LIMAK ATLANTIS RESORT BELEK Turqi nisja nga PRISHTINA 30.08.2013 824,00 UAI

5*FANTASIA HOTEL DE LUXE KEMER Turqi nisja nga PRISHTINA 22.07.2013 771,00 UAI

5*FAME RESIDENCE LARA LARA Turqi nisja nga PRISHTINA 24.08.2013 706,75 FSAI

18501_L