12 mijë turistë të huaj e vizituan Kosovën

Nehat Gashi, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij, e ka lënë Austrinë dhe ka ardhur në Kosovë për t’i kaluar pushimet verore.

”E ndiej si obligim që për çdo vit me ardhur në Kosovë për t’i kaluar pushimet verore së bashku me gruan dhe fëmijët” tregon ai. Për kohën sa qëndron në Kosovë për rreth një muaj, ai thotë se i shpenzon më rreth 4000 euro.

“Gjithmonë kur është koha e verës e vizitojmë Kosovën. Këtu i kemi të afërmit tanë që i vizitojmë, mirëpo edhe qytetet e tjera të Kosovës. Pushimin më së shumti e zgjasim 1 muaj, pasi që duhet të kthehemi për të punuar”shton më tej ai.

Por, nuk është vetëm Gashi me familje që për çdo vit kalon pushimet verore në Kosovë. Të tillë ka edhe shumë bashkatdhetarë të tjerë, por edhe shtetas të shteteve të ndryshme të botës. Vetëm gjatë muajit maj dhe qershor të këtij viti shumë persona nga Shqipëria, Italia, Turqia, Japonia, Britania e Madhe, dhe SHBA-ja, kanë ardhur ta vizitojnë vendin tonë

Eksperti turizmit Zekë Ceku ka thënë së dita ditës po shtohet interesimi i turisteve të huaj për ta vizituar vendin tonë.

air-kosova-rugove

“Çdo i huaj që vjen në Kosovë dhe qëndron më shumë së 24 orë dhe më pakë se 365 ditë dhe i shpenzon mjetet që i ka pru nga jashtë konsiderohet si vizitor. Kemi individ dhe grupe familjare që vinë në mënyrë individuale, mirëpo ka edhe në grupe, sezoni i verës është ma i preferuari për vizitorë. Grupet familjarë zakonisht qëndrojnë tek të afërmit e tyre, ndërsa shtetasit e tjerë që vijnë në grupe qëndrojnë nëpër hotele, dhe të gjitha shpenzimet që i bëjnë gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë i shkojnë rritjes së ekonomisë vendore”, tha Ceku.

Sipas tij, grupet e organizuara zakonisht qëndrojnë 8 deri në 10 net, ku sipas tij çmimet janë të volitshme.

Ceku ndër të tjera ka treguar se vizitorët nga shtetet e ndryshme e kanë përshtypjen se Kosova është një vend i pa zhvilluar dhe pa turizëm, mirëpo kur vijnë dhe e vizitojnë pastaj ndryshojnë mendimin.

“Turistet që vijnë nuk janë shumë të informuar për Kosovën. Ata kanë atë përshtypjen që Kosova pasi që nuk ka det, nuk ka asgjë, mirëpo situata nuk qëndron ashtu. Ne turistët e huaj i dërgojmë në Prizren, në Mitrovicë, Pejë në Prishtinë, ka shumë vende të bukura që ja vlen më u vizituar”ka thënë më tej ai.

Mirëpo, për Çekun edhe më tej mbetet shqetësim mos regjistrimi i turisteve të huaj të cilët vijnë në vendin tonë për të kaluar pushimet.

“Nuk kemi regjistrim të saktë të turistëve që vijnë në vendin tonë, sepse po ti kishim këto të regjistruara turizmi do të ishte eksportuesi më i madh në vend, dhe se rritjes ekonomike do ti ndihmonte shumë kjo dukuri”ka thënë më tej ai.

Sipas Çekut, organet kompetente nuk po bëjnë sa duhet për ta zhvilluar turizmin dhe për t’i joshur vizitorët e huaj.

Sipas tij, Kosova është vend i përshtatshëm për vizitorët, mirëpo qeveria nuk po bënë edhe shumë sa i përket turizmit. Ai tha se duhet që të krijohet kushte për biznese që ato t’i joshin turistet e huaj. Sipas tij, vendet më të vizituara nga ta janë: Malet e Sharrit, Brezovicë, Liqeni i Batllavës, Shpella e Gadimes, Gryka e Madhe, etj.

Në anën tjetër Halil Bajrami, udhëheqës i Divizionit të Turizmit, ka thënë së bazuar në vitet e me hershme turizmi në Kosovë po shënon rritje.

“Sipas të dhënave të statistikave turistike të përgadituara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, krahasua tremujorin e parë të vitit 2013 në raport me tremujorin e parë të vitit 2012 ka rritje të numrit të vizitorëve, dhe netëve të qëndrimit” ka thënë ai.

Gjatë vitit 2012, Kosovën e vizituan 48 mijë turistë

Sipas Halil Bajramit, gjatë tre mujori të parë të vitit 2012, Kosovën e kanë vizituar 5.965 vizitorë, ndërsa në tre mujorin e parë të vitit 2013 ka pasur vizituar 12 mijë e 603 vizitorë.

“Netët e qëndrimit për vitin 2012 ka qenë 11.259, ndërsa tre mujori i parë i vitit 2013 ka qenë 19.988, nga kjo dhe shihet që ka pasur rritje të numrit të vizitorëve,” ka thënë ai.

Bajrami ka treguar se vetëm gjatë vitit të kaluar ka pasur 48 mijë e 790 vizitor të huaj në vendin tonë. “Gjatë vitit 2012 Kosovën e kanë vizituar 48.790 turistë të huaj e që kanë fjetur në vendin tonë 90.968 net”ka thënë ai. /zeri

Zyra informative e turizmit në Kosovë

Është hapur për herë të parë të enjten në Prishtinë, Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës, e cila i ndihmon të gjithë turistët ndërkombëtarë por edhe ata vendorë të informohen për bukuritë natyrore, objektet kulturore, që i posedon Kosova.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ka thënë se hapja e kësaj zyre informative për turistët ka një rëndësi të veçantë sepse, sipas tij, kjo do të jetë një pikë e rëndësishme e ardhjes së të turistëve të huaj por edhe qytetarëve nga e tërë Kosova, që të marrin informata të mjaftueshme për Prishtinën dhe qytetet e tjera.

Sipas Mustafës, i rëndësishme është edhe krijimi i turizmit të lidhur edhe me vendet e tjera në regjion. “Të shtojmë bashkëpunimin me vendet në regjion në mënyrë që të krijojmë një turizëm të lidhur me kryeqytetet e tjera në regjion dhe pjesët turistike të këtyre vendeve dhe të afirmojmë objektet e trashëgimisë tonë historike, trashëgiminë tonë kulturore, objektet e reja të cilat tani kanë një pamje mjaftë të mirë dhe po i japin një pamje karakteristike kryeqytetit tonë dhe Kosovës”, ka thënë Mustafa.

air prishtina

Ndërsa zëvendës ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, ka përgëzuar shoqatën për hapjen e kësaj zyre e cila sipas tij i jep mundësi të madhe zhvillimi gjitha qyteteve të Kosovës. “Kjo zyre ka një rëndësi të madhe në zhvillimin e turizmit jo vetëm të Prishtinës por edhe të mbar Kosovës, andaj përgëzojmë shoqatën e turizmit alternativ të Kosovës dhe gjithë akterët mbështetës për hapjen e zyrës informative të turizmit”, ka shtuar Ustaibo.

Edhe kryetar i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, Baki Hoti, ka pohuar se qëllimi i hapjes së kësaj zyre është informimi sa më i qartë për të gjithë vizitorët që dëshirojnë të njihen sa më afër me vendet e bukura që i ka Kosova. “Qëllimi i kësaj është informimi sa më i qartë për gjithë vizitorët ndërkombëtarë, për të gjithë vizitorët dhe grupet që dita e ditës po shtohet, por edhe për diasporën e cila ka nevojë për informata më të hollësishme për rreth vende, bukurive natyrore, që Kosova ka mjaft”, ka theksuar Hoti.

Ndërsa, hapja e kësaj zyre është mundësuar me ndihmën e Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe disa donatorëve. Të gjithë ata që dëshirojnë të informohen për turizmin në Kosovë, zyra gjendet në Sheshin “Zahir Pajaziti”, pjesa veriore e Hotelit Grand.

Aviacioni Civil, incidenti i Pacollit ishte i lehtë

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, incidentin që i ndodhi zëvendëskryeministrit Pacolli në Aeroportin e Prishtinës po e konsiderojnë si incident të lehtë.

Kushtrim Musa, drejtor i Departamentit për Sigurinë e Fluturimeve, ka thënë se hetimet kanë nisur kohë me parë, por nuk kanë përfunduar ende.

“Të dhënat preliminare tregojnë që në raste të rralla, ky tip i aeroplanit kur mbushet plot me karburant, mund të vijë deri te kalimi i një sasie të kerozinës nga rezervuari kryesor në sistemin e drenazhit të karburantit të aePacolli me aeroplanroplanit, dhe si rrjedhojë, të pasojë rrjedhja e kësaj sasie në platformë, përkundër mekanizmave mbrojtës të instaluar në sistemin e qarkullimit të karburantit në aeroplan”, ka thënë Musa.

Sipas tij, edhe nëse aeroplani do të ngjitej në ajër, kapiteni do të vërente që ka defekt në furnizimin me kerozinë me ç’rast ai do te kthehej prapa për aterrim në aeroport me qellim të evitimit të defektit. Continue reading Aviacioni Civil, incidenti i Pacollit ishte i lehtë

Vera 2013 Pushim pafund

Pushim pafund! Nje keshille per pushim cilesor

Eshte koha te beni dicka te mire per juve dhe familjen e juaj. Eshte koha te rimbusheni me energji pozitive duke kaluar momente te paharrueshme me miqet dhe te afermit tuaj . Eshte koha te beni pushim te vertete, me mire dhe me lire se kurre me pare.

VAS ka produktin me te mire ne treg per pushime ne Turqi. Cdo oferte qe vije nga hotelet procesohet ne kohe reale ne sistemin tone te rezervimeve ne vas-rks.com qe ju te keni mundesine te gjeni hotelin e juaj te preferuar me cmimin e pershtatshem per ju. Nese ju duhet asistence, ekipi jone dhe i 160 agjencive partner ne  tere  Kosoven eshte ne dispozicionin tuaj ne cdo kohe.

Por ne nuk kursejme ne cilese te produktit. Fluturimi yne charter realizohet nga Turkish Airlines direkt per ne Antalya cdo te marte dhe te premte me per arritje ne kohe per regjistrim ne hotel. Pushimi juaj fillon me nje kaftjall te shishem te sherbyer pa pagese ne aeroplan.

Ne arritje ju pret transferi per ne hotel me autobus te klimatizuar ku sherbehet uje pa pagese dhe ofrohet internet 3G falas qe ju te mbeteni te lidhur ne cdo kohe.

Pra, shfrytezojeni kohen per pushim e jo ne kerkim te hotelit apo ne rruga te gjata. Njihni kultura dhe historia tjera nga ato te rajonit duke udhetuar ne menyre te organizuar pa pasur nevoje te hapni kuleten ne asnje moment.

vera 2013

VENDET PER TE VIZITUAR NE ANTALYA
Beni një shëtitje në Portin e Antalya dhe Qytetin e Vjetër (shtëpitë e restauruara otomane dhe turke)
Provoni çajin turk në Kopshtin e Çajit ne Tophane me pamje të Portit te Antalisë dhe Detit Mesdhe.
Hadrianus Gate (Shekulli II, E.R Roman Gate)
Përmes tramvajit lokal mund te shkoni per te vizituar Muzeun e Arkeologjisë te Antalise (një nga muzetë më te mirë në Evropë)
Vizitoni Ujëvarat Düden në regjionin Lara
Vizitoni tregun turk në Antalya dhe do te kënaqeni me ngjyrat e ndryshme të tekstilit dhe pëlhurave lokale.
Sahat Kulla (Kulle Romane)
Muzeu i lodrave në Portin e Antalya
Qendrat tregtare me te mira në Antalya: Terra City në Lara dhe Migros në Konyaalti
Minicity / Mini-qyteti (muze i hapur qe ekspozon modele të vogla të monumenteve të ndryshme nga e gjithë Turqia)
Vizitoni një nga xhamit historike otomane nga shekulli 16 dhe mësoni rreth Islamit

Aeroporti i Gjakovës në fund të këtij viti do të kthehet nën menaxhimin e institucioneve të Kosoves

Aeroporti i Gjakovës në fund të këtij viti do të kthehet nën menaxhimin e institucioneve të vendit, sa i përket hapësirës së larët ajrore të Kosovës, ajo pritet që të hapet brenda këtij viti, ku për një fluturim aeroplan duhet paguar nga 100 euro.

Këto kanë qenë vetëm disa nga lajmet që i ka dhënë drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj gjatë raportimit të tij në Komisionin për Zhvillim Ekonomik. “Mund të bëjmë një kalkulim të përafërt ku duke u bazuar në madhësinë e hapësirës ajrore të Kosovës mbikalimi i një avioni do të kushtojë diku rreth 100 euro, por jo të gjitha këto të hyra do t’i shkojnë Republikës së Kosovës sepse shërbimi do të ofrohet nga Hungaria nga Budapesti, por brenda kësaj pakoje të shërbimeve një numër do t’i ofrojë edhe ofruesi i shërbimeve të aviacionit ajror të Kosovës”, tha i.

Me shumë siguri ka thënë se Aeroporti i Gjakovës në fund të këtij viti i kalon institucioneve të vendit, ngase italianët do ta braktisin atë për shkaka se kostoja nuk e arsyeton qëllimin. “Deri në fund të këtij vitit Qeveria Italiane do të largohet nga aeroporti i Gjakovës, kostoja e operimeve të këtij aeroporti, sipas tyre, nuk e arsyeton qëllimin. Ata janë shumë të interesuar që aeroporti në gjendje shumë të mirë t’i dorëzohet Republikës së Kosovës. Presim një plan konkret për marrjen e përgjegjësive. Qeveria ka marr një vendim që të themelojë një grup nga autoritetet përgjegjëse të vendit, i cili do të punoi ngushtë më palën italiane në marrjen e përgjegjësive”, theksoi ai.

Për modelin se si do të përdoret ky aeroport ka mbetur të punohet, derisa Gjonbalaj ka thënë se janë të gatshëm për cilëndo ide të dhënë ta qojnë përpara.

Sa i përket mallrave të rrezikshme, Gjonbalaj, ka pohuar se japin leje për transportimin e mallrave të rrezikshme që kryesisht tek ne janë armë apo municion për entitetet juridike të licencuara nga autoritetet e vendit. Tek këto mallra të rrezikshme hyjnë edhe mallrat radioaktive për mjekësi, apo edhe bateri.

Statistikat e analizauara te 2012

Në bazë të të dhënave të mbledhura nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, AAC-ja ka analizuar dhe publikuar statistikat e udhëtarëve për vitin 2012. Numri i udhëtarëve gjatë vitit 2012 ka arritur në 1.527.134, që
është një rritje prej 7,37% apo 104.832 udhëtarë më shumë se në vitin 2011. Muaji korrik ka qenë më i ngarkuari me gjithsej 197.331 udhëtarë, i pasuar nga gushti me 196.047, që korrespondon me ardhjen e diasporës sonë gjatë pushimeve verore. Në anën tjetër të spektrit, muaji shkurt dallohet me vetëm 80.196 udhëtarë.
Statistikat tregojnë se Cyrihu vazhdon të mbetet destinacioni më i preferuar i udhëtarëve nga Kosova me 285.462 udhëtarë, apo 19% të trafikut të përgjithshëm, i pasuar nga Dyseldorfi me 9% dhe Mynihu me 8%. Pastaj vijnë në radhë Stambolli (Ataturk), Shtutgarti dhe Gjeneva, me mbi 5% të trafikut secili. Të renditura sipas shtetit, prijnë Gjermania dhe Zvicra me nga 33%, pastaj Turqia me 13%, Austria me 8% dhe Italia me 5%. Te kompanitë, për herë të parë prin kompania ajrore

  1. Belle Air Europe me 210.787 udhëtarë, e pasuar nga
  2. Germanwings me 201.699,
  3. Edelweiss 166.920,
  4. Adria Airways 154.633,
  5. Belair 127.629,
  6. easyJet 112.627,
  7. Turkish Airlines 108.882 dhe
  8. Austrian Airlines 103.260.

ANP «Adem Jashari» LKIA ka pasur 6.947 fluturime gjatë viti t 2012, apo një ngritje prej 3% në krahasim me vitin paraprak.

Muajt korrik dhe gusht janë dalluar me nga 809 dhe 790 fluturime respektivisht. Shkurti ka qenë muaji me më së paku fluturime, gjithsej 420. Bartja e mallrave ka pasur një rënie prej 6% këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Operatori i aeroportit këtë vit ka mbledhur shënime edhe mb i destinacionet e fundit të udhëtarëve që nisen nga Prishtina dhe fluturojnë përmes ndonjë aeroporti transit. Analizat kanë treguar se, nga udhëtarët që kanë flutuar transit përmes një aeroporti të ndërmjetmë, më së shumti prej tyre destinacion të fundit e kanë pasur Nju Jorkun, të pasuar nga Kopenhaga dhe Londra

Sulmohet aeroplani “Helvetic Airways” për diamante

Persona të armatosur kanë sulmuar agjentët e një transportuesi të fondeve gjatë ngarkimit të tij në avionin “Swiss Helvetic Airways” mbrëmë në aeroportin e Brukselit. Sipas raporteve të mediave, autorët e sulmit të kryer kanë ikur me një pako plot diamante. Fluturimi drejt Cyrihut është anuluar.

Grabitja me armë është kryer pak para orës 20:00 në pistën e aeroportit, është thënë në një deklaratë. “Ne mund të konfirmojmë se në orën 7:47, individët kanë hyrë në aeroport me dy automjete”, thonë përgjegjësit e aeroportit.

Kriminelët, të armatosur rëndë, kanë grabitur pronën e vlefshme përpara se të largoheshin.

I pyetur nga agjencia e lajmeve ATS, një zëdhënës i kompanisë “Swiss” ka konfirmuar sulmin menjëherë pas mesnatës, por nuk thotë sesa sulmues ishin të përfshirë si dhe çfarë mallrash janë vjedhur.

Disa media patën njoftuar më herët të hënën se një furgon kishte qenë objekt i një grabitjeje në pistën e aeroportit. Sipas tyre, autorët kanë ikur me një kuti plot diamante.

Agjentët e transportuesit të fondeve ishin duke hipur në aeroplanin “Helvetic Airways” kur papritur janë sulmuar. Nuk ka pasur të shtëna gjatë operacionit në fjalë, i cili zgjati vetëm disa minuta dhe askush nuk është plagosur, sipas përgjegjësve të aeroportit.

Prokurori ka urdhëruar një hetim. Policia e aeroportit ka kryer detyrat e para urgjente, bëhet e ditur. “Ky incident nuk kishte asnjë ndikim në vazhdimësinë e trafikut ajror. Vetëm fluturimi i lartpërmendur është anuluar”, thuhet në raportin e aeroportit të Brukselit.

Pristina International Adem Jashari Airport

Pristina International Adem Jashari Airport

The new terminal building of Pristina Adem Jashari Airport is designed as a structure in which all the equipment will be kept for effective operation in an enclosed area of 42,474 m2. There are 26 check-in desks and one large-size luggage check-in desk in the new terminal building.

6 C-type planes or 3 E-type planes will be able to park simultaneously thanks to 4 passenger boarding bridges and 3 fixed link buildings all of which are compatible with the MARS system. With open park positions, 8 C-type and 4 E-type planes are able to park.

The new terminal building will offer highest-quality service in terms of aviation and passenger comfort. In total over 2.500 m2 of trading area, 900 m2 of which is duty-free zone, was established in the new terminal building. With these features, it will serve as the terminal with the most spectacular trading concept of the Balkans.

The construction of linking roads and an outdoor 1.850 m2 space parking lot are also within the scope of the project. The runway will be extended by 250 m at both ends in order to increase the safety of planes during landing and take-off. Moreover, two icing aprons will be constructed parallel to taxiways. The taxiway is being widened on both sides to maintain runway safety and to serve E-type planes and RESA areas are being built on both ends of the runway. A fire training area in international standards is also going to be established within the project.

The new ATC (Airport Traffic Control Tower) to be constructed is located on the western side of the existing runway, in a position dominating all types of operations on the airside. With the MEP building, the airport will be provided with 24-hour uninterrupted, reliable power supply. A total of 49.823 m2 of apron will be constructed.

Aeroporti i Prishtines Statisitkat per 2012

_1_bTe dhenat e vitit 2012 per aeroportin e Prishtines:
– Numri i udhetareve per vitin 2012: 1,527,134
– Numri i fluturimeve per vitin 2012: 9,647
– Ndryshimi krahasuar me vitin 2011:
— udhetare: +7%
— numri i fluturimeve: +3%

Per nentor 2012 ndryshimi ishte:
(a) udhetare: +2% apo 97,925;
(b) numri i fluturimeve: +6% apo 511

Per dhjetor 2012 ndryshimi ishte:
(a) udhetare: +9% apo 123,004;
(b) numri i fluturimeve: +12% apo 611

Aviokompanite me te medha per vitin 2012:
– Belle Air (13.80%), pa perfshire Darwin Airline
– Germanwings (13.21%)
– Edelweiss (10.93%)
– Adria Airways (10.13%)
– Belair (8.36%)

Destinacionet me te medha per vitin 2012:
– Zurich (21.93%)
– Vjena (8.68%)
– Bazeli/Mulhouse (4.95%/3.42%) (8.37%) Bazeli del mbi Stambollin kur te perfshihet numeri i udhetareve drejt MHL-se
– Stambolli (8.36%)
– Mynihu (7.74%)
– Dyzeldorfi (7.07%

 

8 fluturimet e para te Air Arabia kishin me pak se 500 udhetare, apo mesatarish 30 udhetar per fluturim (nje drejtim). Aeroplanet qe i kane ata i kane se paku 162 ulese, as 20% PLF.

Belair per tere vitin 2012 kishte mesatarisht 158 udhetare per fluturim.
easyJet per vitin 2012 kishte mesatarisht 149 udhetare per fluturim.
Pegasus Airlines per vitin 2012 kishte mesatarisht 129 udhetare per fluturim.
Germanwings per vitin 2012 kishte mesatarish 127 udhetare per fluturim.
Belle Air Europe per vitin 2012 kishte mesatarisht 105 udhetare per fluturim.
Turkish Airlines per vitin 2012 kishte mesatarisht 100 udhetare per fluturim.
Adria Airways per vitin 2012 kishte mesatarisht 70 udhetare per fluturim