Statistikat për tremujorin (çerekun) e tretë të vitit 2012

statistikat për tremujorin (çerekun) e tretë të vitit. Numrat janë shumë të mirë.

Numri i udhëtarëve për këtë tremujor krahasuar me të njejtin tremujor të vitit të kaluar u rrit për 10%.

  • Në korrik rritja ishte 6% (197k),
  • Në gusht ishte 13% (196k) dhe
  • Në shtator ishte 11% (136k).

Për tre tremujorët e parë të vitit rritja është 8% year-on-year.

ACM-i (Aircraft Movement) shënoi rritje, por më të vogël në këtë tremujor. Rritja ishte 4% (4% në korrik, 6% në gusht dhe 2% në shtator).

Udhëtari i njëmiliontë kaloi në PRN javën e parë të shtatorit. Numri i përgjithshëm për tremujorët e parë: 1,188,272.

Lajmi i vetëm i keq është rënia e vazhdueshme e kargos: 9% rënie në tremujorin e tretë dhe 4% rënie për tre tremujorët e parë të vitit.

Analiza më të thella të këtyre numrave do të pasojnë por më duhet t’ju informoj që Belle Air Europe ka arritë të bëhet air carrier numër një në PRN me 13.46% të udhëtarëve, i pasuar shumë afër nga Germanwings me 13.23% dhe Adria Airways me 10.49%.

TË DREJTAT E UDHËTARIT: APLIKACIONI I RI PËR TELEFONA

Udhëtarët e bllokuar në aeroporte ose në pritje të bagazhit të humbur tani mund të përdorin një aplikacion për telefona të mençur për të shikuar të drejtat e tyre menjëherë dhe në vendndodhje. Përveç BE-së, këto të drejta janë të aplikueshme edhe në Kosovë dhe në vendet tjera të Marrëveshjes HPEA. Komisioni Evropian ka lansuar një aplikacion për telefona të mençur që mbulon transportin ajror dhe hekurudhor dhe punon në katër platforma mobile: Google Android, Apple iPhone dhe iPad, RIM Blackberry dhe Microsos Phone Windows 7.

Aplikacioni është në dispozicion në 22 gjuhë të BE-së. Aktualisht mbulon transportin ajror dhe hekurudhor dhe do të shtrihet në autobus dhe transport detar në vitin 2013, kur këto të drejta të hyjnë në fuqi.  Nënpresidenti i Komisionit Evropian Siim Kallas, përgjegjës për Transport ka thënë: “Sa prej nesh kanë qëndruar në aeroport dhe kanë ndjerë zhgënjimin e njerëzve duke u thënë se ju nuk keni të drejta kur ju e dini që keni.

Me këtë aplikacion miliona udhëtarë mund ta kenë më të lehtë qasjen në informacionin e duhur për të drejtat e tyre kur udhëtojnë, kur atyre më së shumti u duhet apo kur lindin situata të papritura.” Kur një udhëtim nuk shkon ashtu siç pritet, shpesh bëhet një përvojë stresuese. Nëse një uturim anulohet, një hotel i paketës së pushimit nuk është siç është reklamuar apo koha e nisjes së trenit është ndryshuar – situata është shumë më e lehtë nëse udhëtari i di të drejtat e tij ose të saj. Për çdo problem potencial, aplikacioni shpjegon të drejtat e udhëtarit. Për shembull, nëse një fluturim anulohet dhe udhëtarit si rezultat i është mohuar hipja në bord, ai ose ajo mund të ketë të drejtë për kompensim ndërmjet 125€ dhe 600€.

Nëse bagazhi juaj është dëmtuar si pasojë e një aksidenti, ju gjithashtu mund të keni të drejtë për kompensim. Është gjithashtu mirë të dini se kompanitë hekurudhore dhe ajrore janë të detyruara të japin informacion transparent për çmimet dhe për të ndihmuar udhëtarët me lëvizshmëri të zvogëluar (rregullorja për këtë të fundit do të hyjë së shpejti në fuqi në Kosovë). Nëse ju mendoni se të drejtat tuaja nuk janë respektuar, aplikacioni gjithashtu ofron informata kë të kontaktoni për të parashtruar ankesën.

Gjatë një emergjence në shkallë të gjerë, të tilla si përvoja pas krizës islandeze të hirit vullkanik në vitin 2010, aplikacioni gjithashtu mund të shfaqë informacion dhe këshilla të udhëtimit nga Komisioni Evropian. Aplikacioni është pjesë e fushatës së Komisionit “Të drejtat e udhëtarit në dorën tuaj”.

http://europa.eu/rapid/pressReleasesAction.do?reference=IP%2F12%2F738&format=HTML&aged=0&language=EN&guiLanguage=en

PILOTI I RI KOSOVAR QË FLUTURON PËR “ADRIA AIRWAYS”

Këtë rubrikë ia kemi dedikuar profesionistëve kosovarë të fushës së aviacionit. Përderisa të gjithë janë impresionues
me arritjet e tyre, e veçanta e pëhershme është se ata janë të rinj dhe vetëm në #llet e karrierave premtuese. Nexhip Shillova, piloti 24 vjeçar i Adria Airways, është njëri nga ta.

– Nexhip, tregona çka bën për Adria Airways?

Unë në Adria Airways jam oficer i parë apo ko-pilot. Në bazë të manualit të operimeve të Adria Airways, oficeri i parë është zëvendës i kapitenit dhe si i tillë mund të marrë rolin e kapitenit kur atij i delegohet ky rol. Gjithashtu, roli i oficerit të parë është që të marrë pjesë në parapërgaditjen e futurimit bashkë me kapitenin dhe ta monitorojë me vëmendje të plotë progresin e futurimit në mënyrë që të jetë në gjendje të marr përgjegjësinë e drejtimit të aeroplanit në çdo moment.

nexhip-shillova

– Pse mu në Adria?

Arsyet pse në Adria janë të shumta, por unë dua t’i cek vetëm disa më kryesoret. Adria ka një histori të gjatë 50 vjeçare të trajnimit të pilotëve, profesionalizmi në operimet ajrore është maksimal si dhe në Adria më është dhënë mundësia që të fluturoj për dhe nga Prishtina, dhe kjo e fundit ka qenë ëndërr e imja e kahmotshme.

– Çfarë përgatitje keni pasur përtë arritur deri te kjo pozitë? Continue reading PILOTI I RI KOSOVAR QË FLUTURON PËR “ADRIA AIRWAYS”

Pushuesit nga Kosova kryesorët në bregdetin shqiptar

Shtetasit nga Kosova vazhdojnë të mbajnë pozitën e liderit edhe këtë vit për sa i përket numrit të pushuesve në Shqipëri, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë që gjatë këtij sezoni veror Shqipëria ka njohur një rritje të numrit të vizitorëve  në masën 8% krahasuar me një vit më parë. Shtetasit nga Kosova, por edhe vizitorë me shtetësi maqedonase, kryesisht me kombësi shqiptare, përbëjnë numrin më të madh të pushuesve që kanë vizituar Shqipërinë në sezonin veror 2012. Continue reading Pushuesit nga Kosova kryesorët në bregdetin shqiptar

Shqipëria vlerësohet pozitivisht përsa i përket sektorit turistik në nivel global.

Shqipëria vlerësohet pozitivisht përsa i përket sektorit turistik në nivel global. Në një raport për vitin 2012 Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve ka parashikuar shifra optimiste përsa i përket kontributit direkt dhe në total të sektorit në rritjen e PBB, në punësim, në rritjen e numrit të turistëve dhe në investimet në po këtë sektor. Continue reading Shqipëria vlerësohet pozitivisht përsa i përket sektorit turistik në nivel global.

Statistikat e Aeroportit per pjesen e pare te vitit 2012

Aeroporti Nderkombetare i Prishtines, Adem Jashari ka vazhduar me trendin e rritjes edhe ne vitin 2012.

Pjesa e pare e vitit 2012 ka perfunduar me nje rritje prej gati 7% ne numer te udhetareve por nje rritje shume e ulte prej 0.59% ne numer te fluturimeve qe ka qene e ndikuar nga nje rramje prej 4.38% ne muajin Shkurt, qe eshte si rrjedhoje e motit te ftohte qe ka ndikuar ne anulimin e fluturimeve.

  • Numri total i udhetareve per 6 mujorin e pare ka qene 660,316 apo 42,090 udhetare me shume se ne vitin 2012
  • Numri total i fluturimeve per 6 mujorin e pare ka qene 3072 apo 18 fluturime me shume se vitin e kaluar.
  • Mesatarja e fluturimeve per dite ne 6 mujorin e pare 16.87 fluturime ne dite
  • Mesatarja e udhetareve ne dite 3628 udhetare ne dite
  • Mesatarja e udhetare per fluturim 215 udhetare per fluturim

Numri i udhetare gjate muajve per pjesen e pare te vitit 2012

 Muaji 2012 2011 dallimi ne %
Janar 112,961 107,749 5%
Shkurt 80,196 81,837 -2%
Mars 99,540 90,585 10%
Prill 119,484 112,116 7%
Maj 114,140 103,870 7%
Qershor 131,983 120,058 10%
Total 660,316 618,226 6.81%

Numri i fluturimeve gjate muajve per pjesen e pare te vitit 2012

 Muaji 2012 2011 dallimi ne %
Janar 556 557 -0.18%
Shkurt 410 420 -4.38%
Mars 458 461 -0.65%
Prill 532 545 -2.39%
Maj 523 504 3.77%
Qershor 593 567 4.59%
Total 3072 3054 0.59%

 

Statistikat e Aeroportit Nderkombetare te Prishtines per vitin 2011

Statistikat e Aeroportit Nderkombetare te Prishtines per vitin 2011

ne vitin 2011 aeroporti kishte 1,422,302 me 6,738 fluturime qe i bie se ne mesatare

18.4 fluturime ne dite

3896 udhetare ne dite

211 udheatare per fluturim

ku Korriku ishe muaji me me shumti udhetare 185,811 dhe 775 fluturime apo ne mesatare

25 fluturime ne dite

5993 udhetare ne dite

239 udhetare per fluturim.

Top destinacioni mbetet Zurich dhe kompania qe barti me se shumti udhetare Edelweiss

Continue reading Statistikat e Aeroportit Nderkombetare te Prishtines per vitin 2011

Croatian Airlines – Prishtina do te kete nje fluturim me pak

Croatian Airlines, duke u afruar ne fillimin e sezonit veror bene nje modifkim duke ule numrin e fluturimeve nga Zagrebi per Prishtine por nuk eshte Prishtina qyteti i vetem i afektuar nga ky modifikim por edhe Shkupi e Sarajeva.

Easyfly – Prishtina, Kosovo

Fluturimet e Easy Fly nga prishtine per ne Verone dhe nga Verona per Ne Prishtine

Pristina-Verona     13:15 – 15:10
Verona – Pristina 10:35 – 12:30
Skopje-Verona      13:20 – 15:20
Verona- Skopje   10:20 – 12:20

 

Easyfly Prishtine

Adresa: Rr. Fehmi Agani, nr 9/2,
Tel.:    +381 38 249 909 , 249 908
Fax:  +381 38 249 907 Mob.:  045 265 739 049 381 138
Aeroport:   045 265 740    e-mal:  easyfly09@gmail.com

Continue reading Easyfly – Prishtina, Kosovo

Fërkime ndërmjet Limak de Lyon dhe autoriteteve kosovare

Institucionet e vendit dhe koncensionari i Aeroportit të Prishtinës, duket se nuk kanë qartësuar gjithçka rreth përgjegjësive në menaxhimin e aeroportit, “Adem Jashari”. Për këtë arsye akoma vazhdon të ketë probleme mes kompanisë Limak de Lyon dhe segmenteve vendore të kontrollit ajror. Fërkimet, sipas zyrtarëve vendorë ,vijnë nga mos përmbushja e obligimeve të koncensionarit turko-francez.,raporton, ‘Radio Kosova’. Continue reading Fërkime ndërmjet Limak de Lyon dhe autoriteteve kosovare