Ofertat per fluturime ne Dhjetor 2016

❄️❄️❄️ Oferta per nisje nga Prishtina #Dhjetor ❄️❄️❄️

💫 Prishtinë ✈ Paris €63
💫 Prishtinë ✈ Gjenevë €58
💫 Prishtinë ✈ Basel €58
💫 Prishtinë ✈ Oslo €76
💫 Prishtinë ✈ Stamboll €60
💫 Prishtinë ✈ Dusseldorf €85
💫 Prishtinë ✈ Munich €85
💫 Prishtinë ✈ Zurich €87
💫 Prishtinë ✈ Frankfurt €97
💫 Prishtinë ✈ Stuttgart €70
💫 Prishtinë ✈ London €110
💫 Prishtinë ✈ Bruksel €90

💧 (Ofertat jane nje drejtim dhe vlejne per disa data te muajit Dhjetor)

🌴Oferta per nisje nga Shkupi ne #Dhjetor

❣️ Shkup ✈ Friedrichshafen €10
❣️ Shkup ✈ Barcelone €36
❣️ Shkup ✈ Dortmund €46
❣️ Shkup ✈ Memmingen €41
❣️ Shkup ✈ Hanover €36
❣️ Shkup ✈ Nuremberg €31
❣️ Shkup ✈ Berlin €46
❣️ Shkup ✈ Bratislave €36
❣️ Shkup ✈ Bruksel €41
❣️ Shkup ✈ Cologne €41
❣️ Shkup ✈ Copenhagen €41
❣️ Shkup ✈ Paris €36
❣️ Shkup ✈ Eindhoven €51
❣️ Shkup ✈ Frankfurt €41
❣️ Shkup ✈ Gothenburg €41
❣️ Shkup ✈ Hamburg €41
❣️ Shkup ✈ Stockholm €41
❣️ Shkup ✈ Londer €36
❣️ Shkup ✈ Malmo €41
❣️ Shkup ✈ Basel €41
❣️ Shkup ✈ Bergamo €30
❣️ Shkup ✈ Treviso €36
❣️ Shkup ✈ Oslo €41
💧(Ofertat nje drejtim dhe per data te caktuar te muajit Dhjetor )
🎈Prishtine –Dusseldorf €119 v/a
(Nisja 21,24 Dhjetor-kthimi 4,8 Janar)

🎈Prishtine –Munich €132 v/a
(nisja 14,16,21,23 Dhjetor – Kthimi dt 4,6,7,8 Janar )

🎈Prishtine – Stuttgart €120 v/a
(nisja dt , 21,24 Dhjetor – kthimi dt 4,7,8,11 Janar)

🎈Tirane –Londer €155 v/a
(nisja 20,21 Dhjetor-kthimi 1,4,5 Janar)

(Ofertat vajtje-ardhje vlejne per periudhen e Vitit te Ri )

Perfshihet:
1. Të gjitha taksat
2. Bagazhet ne varesi te kompanise ajrore.

Për rezervime kontakto:
☎ 038 754 754
☎ 049 754 754
☎ 049 668 400
☎ +386 49 754 754 (viber)
email: info@maxtravel.al

VITI I RI NE ANTALYA 2017

Viti i Ri ne Antalya  – 2017

Pritja e vitit te ri 2017 ne nje ambient te veqante
SPICE HOTEL & SPA  – Çmimi: 399€ – Belek
DELPHIN IMPERIAL – Çmimi: 439€ – Antalya

⋙ULTRA All Inclusive
✦ Nisja me 30/Dhjetor
✦ Kthimi me 2/Janar

┏━━━━━━━━━━━━━━━━━━━┐
⋙ Të Përfshira:
✔ Bileta e Avionit : Prishtinë – Antalya – Prishtinë
✔ Transferi : Aeroport – Hotel – Aeroport
✔ Akomodimi: 3 netë
✔ Galla Night eshte e perfshire ne cmim
✔ Shërbimi sipas Konceptit ULTRA AIl Inclusive
✔ Asistence 24/7 gjatë gjithë kohës
✔ Fluturimi me Pegasus permes Stambollit
✔ Të gjitha taksat
┖━━━━━━━━━━━━━━━━━━━┛

Me 30 Dhjetor 2016: Paraqitja në Aeroportin e Prishtines duhet të bëhet 2 orë para nisjes së aeroplanit. Fluturimi për në Stamboll. Nisja në 05.00

Për rezervime kontakto:

038 754 754
049 754 754
049 668 400
+386 49 754 754 (viber)
email: info@maxtravel.al

 

Përjetoni emocionet e ndeshjes TURQI – KOSOVË ne Antalya

Përjetoni emocionet e ndeshjes TURQI – KOSOVË 🇽🇰
⋙Ultra All Inclusive | ANTALYA
Kervansaray Lara 5* UAI – Hotel Info –
✦ Çmimi: 299€ – 2 netë / 3 Dite
➡️ Nisja me 11/Nentor/2016
➡️ Kthimi me 13/Nentor/2016
⚠️ Numri eshte i limituar / Rezervo sa me heret

Ndeshje mes Turqisë dhe Kosovës do të luhet në qytetin e Antalias, respektivisht në “Antalya Stadyum”, duke filluar nga ora 20:00.

Stadiumi i ri përdoret nga skuadra e Super Ligës turke, Antalyaspor, i ndërtuar në vitin 2015 dhe ka kapacitet për 32 mijë e 539 vende mundesuar nga max Travel
┏━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━┐
⋙ Të Përfshira:
✔ Bileta e Avionit : Prishtinë – Antalya – Prishtinë
✔ Transferi : Aeroport – Hotel – Aeroport
✔ Akomodimi ne Kervansaray Lara 5* UAI
✔ Akomodimi: 2 netë
✔ Shërbimi sipas Konceptit Ultra AIl Inclusive
✔ Bileta per Loje
✔ Transferi Hotel – Stadion – Hotel
✔ Asistence 24/7 gjatë gjithë kohës
✔ Fluturim realizohet permes Istanbull-it
➡️ Prishtine – Istanbull – Antalya ↩️
➡️ Antalya – Istanbull – Prithsine
✔ Të gjitha taksat
┖━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━┛
Për rezervime kontakto:
☎ 038 754 754
☎ 049 754 754
☎ 049 668 400
☎ +386 49 754 754 (viber)
email: info@airkosova.net

#Forcakosova

Wizz Air me linjë të re Shkup-Hanover

Nga 1 tetori kompania më e madhe e buxhetit të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore Wizz Air do të nisë linjën e re Shkup-Hanover, me dy fluturime në javë, të martën dhe të shtunën, njofton GazetaExpress.
Biletat tashmë janë në shitje në wizzair.com, me çmim prej 1.199 denarë, apo gati 20 euro.

Me këtë Wizz Air tash ofron gjithsej 25 destinacione në 11 shtete nga dy aeroportet e Maqedonisë, Shkupi dhe Ohri

easyJet me fluturime direkte nga Prishtina në Paris

Kompania e mirënjohur low-cost easyJet do të fillojë së operuari fluturimet direkte nga Prishtina në Paris Charles de Gaulle.
Fluturimet do të nisin në datë 2 nëntor dhe do të operohen dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë.
Rezervoni që tani për të përfituar nga çmimet e lira! Cmimet momentalisht fillojne nga 30€ per ne Paris.
EasyJet momentalisht nga Prishtina fluturon per Berlin, Gjeneve dhe Bassel. Max Travel

Kosova vazhdon betejën me Maqedoninë rreth aviobiletave

Derisa Kosova vazhdon të presë një përgjigje nga Komisioni Evropian rreth kërkesës për të hetuar ligjshmërinë e subvencioneve për kompanitë ajrore nga ana e Maqedonisë, Aeroporti i Prishtinës ende po bën përpjekje të tejkalojë dëmin e pësuar nga shteti fqinj.

Në vitin 2014, kur Aeroporti i Prishtinës kishte shërbyer për rreth 220 mijë udhëtarë më pak se një vit më herët, Maqedonia njoftonte se Aeroporti i Shkupit kishte thyer rekordin e udhëtarëve.

Kjo kishte nxitur Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës që të bëjë një kërkesë në Komisionin Evropian për të vërtetuar ligjshmërinë e subvencioneve që bënte Qeveria e Maqedonisë ndaj kompanive ajrore të cilat kishin arritur t’i merrnin një pjesë të udhëtareve të Aeroportit të Prishtinës.

Atë kohë, ky autoritet insistonte se Maqedonia kishte bërë shkelje të konkurrencës së drejtë me këtë veprim.

Dhe derisa një përgjigje zyrtare po vonon, Aeroporti i Prishtinës po vazhdon përpjekjet që të minimizojë dhe të tejkalojë dëmet që u bënë nga shteti fqinj.

Dritan Gjonbalaj, kryeshef i këtij autoriteti, thotë se vitin e kaluar Aeroporti i Prishtinës ka zbatuar një program të ligjshëm të nxitjeve për kompanitë ajrore që për pasojë ka rritur trafikun në këtë aeroport.

Ai po ashtu shpreson se pretendimet e palës Kosovare do të vërtetohen edhe nga BE-ja e cila do të kërkojë nga Maqedonia që të ndalojë këtë praktikë.

“Mund t’ju konfirmoj se vlerësimet preliminare të Komisionit janë në të njëjtën linjë me vlerësimet tona për këtë rast. Kjo dëshmohet edhe me Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë 2015 (ish-Raporti i Progresit), në të cilin shprehet shqetësim për nxitjet financiare që Qeveria e Maqedonisë ua jep kompanive ajrore në Aeroportin e Shkupit”, ka thënë Gjonbalaj, për portalin Insajderi.

“Ne do të vazhdojmë të insistojmë që Komisioni Evropian t’i përdorë mekanizmat e vet për të garantuar konkurrencë të drejtë midis aeroporteve në rajon”, ka shtuar Gjonbalaj.

Në vitin 2013, Maqedonia kishte vendosur që të subvencionojë kompanitë ajrore që do të jenë të gatshme të shtojnë linjat e fluturimit nga Aeroporti i Shkupit. Këto kompani kanë marrë deri në 40 mijë euro për çdo destinacion të ri, ndërsa qeveria maqedonase ka paguar po ashtu shtatë deri në nëntë euro për çdo tiketë të blerë në këto fluturime.

Për më tepër, në tetor të vitit 2014, menjëherë pas ankesës së Kosovës, Maqedonia kishte thënë se në të ardhmen do të subvencionojë deri në 65 euro turistët që vijnë nga Gjermania, Amerika, Britania e Madhe, Kazakistani dhe Azerbajxhani.

Dëmet e një politike të tillë të ndjekur nga Maqedonia ishin ndjerë sidomos në vitin 2014. Derisa në vitin 2013 numri i udhëtareve që u shërbyen në Aeroportin e Prishtinës ishte 1,628,678, ky numër ishte për 14 për qind më i vogël, apo 1,404,775 udhëtare.

“Vlerësojmë se kjo rënie e numrit të udhëtarëve në vitin 2014, përveç tjerash, ka qenë e ndikuar seriozisht edhe nga subvencionet financiare të Qeverisë së Maqedonisë për kompanitë ajrore që fluturojnë në Shkup”, ka thënë Gjonbalaj.

Por, me gjithë sfidën e vështirë që vije nga Maqedonia, ai shpreson se numri i trafikut në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari do të vazhdojë të rritet.

“Jemi të bindur se Aeroporti i Prishtinës, me shërbime cilësore dhe programe të ligjshme të nxitjes, do ta vazhdojë rritjen e trafikut, duke iu ofruar udhëtarëve tanë mundësi për fluturime në destinacione të reja, me çmime më të lira” ka thënë ai.

“Gjithashtu, kemi pritje të arsyeshme se me liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës do të ketë rritje edhe më të madhe të numri të udhëtarëve në Prishtinë”.

Derisa Kosova dhe Maqedonia kanë probleme sa i përket transportit ajror, një gjë e tillë nuk vlen për atë rrugor. Kosova ka filluar ndërtimin e autostradës në drejtim të Hanit të Elezit që pritet të kushtojë rreth 600 milionë euro, transmeton Telegrafi.

Një destinacion i ri për përvoja të reja

ANP “Adem Jashari” forcon lidhjet ajrore me Londrën
Programet nxitëse të viteve të fundit si dhe programi i ri i sapo lansuar nga ANP ‘Adem Jashari’ Limak Kosovo i cili ofron zbritje të tarifave të aeroportit deri ne 30%, kanë shtuar interesimin për zhvillim të shërbimeve të reja ajrore nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Zgjidhni nga tre fluturime direkte në javë dhe nisuni për në Londër për disa ditë të paharrueshme në këtë qytet të madh. Shikoni vende interesante, vizitoni muzetë dhe ndieni gumëzhimën moderne të një metropoli të mrekullueshëm, ndoshta ndërsa takoheni edhe me miq.

Fluturimet Prishtinë – Londër – Prishtinë vajtje – ardhje 216 €

Kështu, kompania ajrore sllovene Adria Airways, ka konfirmuar dhe tanimë ka publikuar në sistemin e saj të shitjes hapjen e linjës së re ajrore që lidhë Aeroportin “Adem Jashari” me Aeroportin Luton në Londër, me dy fluturime të rregullta në jave: të Enjëteve dhe të Dielave.

Duke filluar nga data 19 Qershor 2016, fluturimet me nisje nga Prishtine në orën 18:20 orë lokale dhe nisje nga Londra për në Prishtinë në orën 21:30 orë lokale do të operohen nga aeroplan Airbus 319 me kapacitet prej 144 ulësesh.

Poashtu në zhvillim akoma ka iniciativa të reja për fluturime shtesë dhe destinacione të reja që shpresojmë shpejt të konkretizohen.

Londra e cila gjatë kësaj sezone dimërore u shërbye nga Germania me një fluturim në javë në aeroportin Gatwick, gjatë sezonës së verës do të jetë e shërbyer me gjithsejt 4 fluturime në javë: Germania do të ketë 2 fluturime në javë në aeroportin London Gatwick (të Marteve dhe të Premteve) dhe Adria Airways dy fluturime në aeroportin London Luton (të Enjteve dhe të Dieleve).

Smartlynx Airlines me fluturime në Prishtinë

Duke filluar nga gjysma e muajit Dhjetor 2015, kompania ajrore Letoneze Smartlynx Airlines e cila po vazhdon me zgjerimin e tregut, do të vij me një aeroplan shtesë i cili për bazë do të ketë ANP “Adem Jashari” dhe do të realizojë fluturime në disa destinacione nga/për në Prishtinë.

Sipas një deklarate të kompanisë, Kosova Airways është partneri i tyre i ri në Kosovë në terma afatgjatë, e i cili do të jetë përgjegjës për të gjithë kapacitetin e ulëseve të ofruara.

Fluturimet do të realizohen me aeroplan të tipit A320 me një kapacitet prej 180 ulëseve.
Gjatë sezonës dimërore 2015, planifikohet realizmi i gjithsej 225 arritjeve/shkuarjeve me 40,500 ulëse në dispozicion.

Destinacionet që planifikohet të mundësohen nga Smartlynx Airlines janë Basel/Mulhouse, Dusseldorf, Stuttgart dhe Munich.

“Mirëpresim kompanitë ajrore dhe rritjen e numrit te fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës sepse kjo do të mundësojmë shumë zgjedhje për pasagjerët tanë”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të Aeroportit të Prishtinës.

Easy Jet, nisin fluturimet edhe Prishtinë-Berlin

Easy Jet sjell tri fluturime shtesë duke shtuar flurutimet nga Kosova me kryeqytetin gjerman Berlinin.

Duke trefishuar numrin e destinacioneve të saja nga/për Prishtinë, kompania ajrore Easy Jet bëhet një tregues se Kosova është duke shkuar drejt një zhvillimi të qëndrueshëm në fushën e aviacionit.

Me këtë rast Drejtori Gjeneral i ANP-së ‚Adem Jashari‘ LKIA , Haldun Firat Kökturk tha:
„ Ne vazhdimisht jemi duke punuar në sjelljen e kompanive të reja si dhe në shtimin e linjave të reja duke ofruar programe stimuluese për të gjitha shërbimet që sjell ANP’Adem Jashari.“

Fluturimet Berlin-Prishtine-Berlin janë të planifikuara për tu realizuar gjatë ditës së hënë, enjëte dhe të dielave.

Fluturimet do të fillojnë të realizohen me fillimin e sezonit veror nga muaji Mars 2016 por biletat janë në shitje qysh tani dhe udhëtarët mund të blejnë një biletë një drejtimshe në më pak se 40 euro.

Udhëtarët për blerjen e biletave mund të klikojnë në linkun e poshtëshënuar ku Easy Jet promovon edhe turizmin kosovar njëkohësisht.