Search Results for aeroporte kosove

SEZONI VEROR 2013 I FLUTURIMEVE NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË PRISHTINËS ’’ADEM JASHARI ”

Përmes procesit të koordinimit me operatorët ajrorë është bërë planifikimi i trafikut pothuajse i tërë sezonit veror 2013, i cili do të jetë edhe sezoni i fundit veror në të cilin udhëtarët do të procesohen dhe shërbehen në terminalet ekzistuese. Rritjet e theksuara, dhe të publikuara vazhdimisht, të tregut të transportit ajror në Kosovë do të kenë një trend të njëjtë edhe në sezonin veror 2013 (31 mars-26 tetor). Ngritja e numrit të fluturimeve si dhe operimi i fluturimeve me aeroplanë të kapaciteteve më të mëdha të ulëseve pasqyron një projeksion të shfrytëzimit të ANP “Adem Jashari” nga një numër më i madh udhëtarësh si dhe të frekuentimit më të shpeshtë të aeroportit edhe nga udhëtarët
e rregullt.

Një nga kryeqendrat evropiane, Londra, do t’i rikthehet listës së gjatë të destinacioneve që shërbehen nga operatorët ajrorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kështu, duke filluar më 29 qershor 2013, kompania ajrore gjermane “Germania”, destinacioneve të shumta që i operon në Gjermani nga Prishtina, do t’i shtojë edhe Londrën, përkatësisht aeroportin “Gatwick”, aeroport ky në mesin e aeroporteve më të mëdha Evropiane (në pozitën e 10-të, me mbi 34 milion udhëtarë në 2012). Referuar aplikimit aktual, Germania për në Londër do të ketë dy fluturime në javë, të shtunave dhe të mërkurave dhe që të dy fluturimet janë planifikuar të operohen në mbrëmje.

Cyrihu, si një nga destinacionet kryesore në ANP “Adem Jashari”, do të ketë rritje të mëtejshme të numrit të fluturimeve. Në këtë rritje në veçanti kanë ndikuar kompanitë ajrore Helvetic Airways dhe Darwin Airline, kjo e fundit në bashkëpunim me Belle Air Europe. Kur këtyre dy operatorëve që filluan me operime në sezonin që po lëmë pas iu shtojmë edhe frekuencat e operatorëve që tanimë për një kohë të gjatë e shërbejnë këtë destinacion, siç janë Edelweiss në partneritet me Swiss Int’l Airlines dhe Belair në partneritet me Air Berlin, arrijmë në përfundim se do të kemi një rritje të numrit të fluturimeve, që do të sillet nga tre fluturime në ditët më pak të ngarkuara, e deri në pesë fluturime në ditë që do të lidhin direkt ANP “Adem Jashari” me Cyrihun.

photo

Antalia, si destinacioni shumë i preferuar për pushimet verore, këtë sezon i ofrohet tregut nga gjithsej pesë kompani ajrore, të cilat janë në partneritet me shumë operatorë dhe agjenci udhëtimesh. Operatorët ajrorë që kësaj vere planifikojnë t’i përmbushin nevojat e kësaj kategorie të udhëtarëve janë: Turkish Airlines, Pegasus, Freebird Airlines, Corendon Airlines dhe Sky Airlines. Risi e kësaj vere është rikthimi për të operuar në ANP i Freebird Airlines. Fluturimet për në Antalia do shtrihen në periudhën kohore me fillim nga java e fundit e muajit maj e deri rreth mesit të muajit shtator.

Në të veçantat e këtij sezoni vere është edhe përfshirja e Turkish Airlines në fluturimet për në Antalia. Pra, përveç dy fluturimeve në ditë nga dhe për në Stamboll, do të ofrojë edhe fluturime direkte “charter” për në Antalia dhe këtë dy herë në javë. Siç kemi theksuar edhe në publikimet e mëhershme, edhe gjatë këtij sezoni, Stambolli do të jetë i shërbyer nga një numër i madh fluturimesh, rreth njëzet është numri i fluturimeve në javë të planifikuara nga Turkish Airlines dhe Pegasus Airlines.

Aeroporti i Malmos në Suedi, i shërbyer shumë herë përgjatë sezonave më të shkurta kohore, në planet e Belle Air Europe është planifikuar të operohet në tërë sezonin veror 2013, gjë që bën të mundur lidhjen e ANP “Adem Jashari” me këtë pikë shumë strategjike të Gadishullit Skandinav. Gjithashtu, lidhja me Kopenhagën përmes kompanisë ajrore SAS me dy fluturime të rregullta në javë dhe me shumë të tjera shtesë në sezonin e lartë të verës, si dhe fluturimet e planifikuara poashtu nga SAS dhe Norwegian Air për sezonin e lartë veror nga/në Stokholm, Oslo dhe Goteborg janë një tregues i zgjerimit të lidhjeve ajrore të Kosovës me këtë pjesë të Evropës.

EuroAirport, aeroport që gjendet në trekëndëshin Bazel-Myluz-Frajburg është kthyer në një destinacion mjaft të rëndësishëm për kompanitë ajrore që operojnë në ANP. Sezon pas sezoni fluksi i trafikut nga dhe për në këtë aeroport është duke shënuar ngritje dhe kjo do të jetë prezente edhe në sezonin veror 2013. Disa kompani ajrore që do të ofrojnë transport ajror në/nga ky aeroport si Easyjet, Belle Air Europe, Germanwings, Adria Airways, Germania e Air Bucharest kanë planifikuar fluturime që lidhin ANP “Adem Jashari” dhe EuroAirport, qoftë në pjesën e Bazelit (Zvicër) ashtu edhe atë të Myluzit (Francë). Zgjerimi i kapaciteteve të linjave ajrore në shumicën e destinacioneve që operohen në ANP “Adem Jashari”, si dhe rritja e numrit të operatorëve ajrorë nëpër destinacione të ndryshme, do t’u mundësojë udhëtarëve që shfrytëzojnë ANP-në të kenë mundësi zgjedhjeje dhe të kenë oferta të përshtatshme sa i takon orareve të fluturimeve. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” i menaxhuar nga kompania Limak Kosova International Airport mbetet përherë i orientuar që të përmbushë pritjet e operatorëve ajrorë, udhëtarëve dhe palëve tjera, duke ofruar gjithë çfarë është e mundur për shërbime sa më të mira për shfrytëzuesit e aeroportit. Këto zhvillime që u theksuan më lart dhe shumë të tjera tregojnë për një bashkpunim të ngushtë që aeroporti ka me operatorët ajrorë dhe ky nivel kooperimi do të jetë përherë i pranishëm dhe do të fuqizohet edhe më shumë në të ardhmen, kur edhe pritet shpejt të kemi infrastrukturë tërësisht të re për të ofruar shërbime ndaj kompanive ajrore dhe udhëtarëve.

  1. Prishtine Antalia Prishtine – Turkish Airlines
  2. Prishtine Antalia Prishtine – Pegasus Airlines
  3. Prishtine Antalia Prishtine – Freebird Airlines
  4. Prishtine Antalia Prishtine – Corendon Airlines
  5. Prishtine Antalia Prishtine -  Sky Airlines
  6. Prishtine Bazel/Myluz Prishtine – Easyjet Germanwings
  7. Prishtine Bazel/Myluz Prishtine -  Germania
  8. Prishtine Bazel/Myluz Prishtine -  Adria Airways
  9. Prishtine Bazel/Myluz Prishtine – Belle Air Europe
  10. Prishtine Bazel/Myluz Prishtine -  Air Bucharest
  11. Prishtine Berlin Prishtine – Germanwings
  12. Prishtine Bruksel Prishtine – JetairFly
  13. Prishtine Cyrih Prishtine – Edelweiss Air
  14. Prishtine Cyrih Prishtine – Belair Airlines
  15. Prishtine Cyrih Prishtine – Darwin Airline
  16. Prishtine Cyrih Prishtine – Helvetic Airways
  17. Prishtine Dyzeldorf Prishtine – Germanwings
  18. Prishtine Dyzeldorf Prishtine – Germania
  19. Prishtine Dyzeldorf Prishtine – Belle Air Europe
  20. Prishtine Dyzeldorf Prishtine – Air Bucharest
  21. Prishtine Frankfurt Prishtine – Adria Airways
  22. Prishtine Frankfurt Prishtine – Germanwings
  23. Prishtine Fridrihshafen Prishtine – Adria Airways
  24. Prishtine Gjenevë Prishtine – Edelweiss Air
  25. Prishtine Gjenevë Prishtine – Belair Airlines
  26. Prishtine Gjenevë Prishtine – Helvetic Airways
  27. Prishtine Gjenevë Prishtine – Easyjet
  28. Prishtine Gjenevë Prishtine -  Darwin Airline
  29. Prishtine Goteburg Prishtine – SAS
  30. Prishtine Goteburg Prishtine – Norwegian Air Shuttle
  31. Prishtine Hamburg Prishtine – Germanwings
  32. Prishtine Hanover Prishtine – Germanwings
  33. Prishtine Hanover Prishtine – Belle Air Europe
  34. Prishtine Koln Prishtine – Germanwings
  35. Prishtine Kopenhagë Prishtine – SAS
  36. Prishtine Londër Gatwick Prishtine – Germania
  37. Prishtine Lubjanë Prishtine – Adria Airways
  38. Prishtine Malmo Prishtine – Belle Air Europe
  39. Prishtine Milano Malpensa Prishtine – Belle Air Europe
  40. Prishtine Mynih Prishtine – Germania
  41. Prishtine Mynih Prishtine – Germanwings
  42. Prishtine Mynih Prishtine – Belle Air Europe
  43. Prishtine Mynih Prishtine – Adria Airways
  44. Prishtine Oslo Prishtine – SAS
  45. Prishtine Oslo Prishtine – Norwegian Air Shuttle
  46. Prishtine Shtutgart Prishtine – Germanwings
  47. Prishtine Shtutgart Prishtine – Germania
  48. Prishtine Shtutgart Prishtine – Belle Air Europe
  49. Prishtine Stamboll Prishtine – Turkish Airlines (Ataturk)
  50. Prishtine Stamboll Prishtine – Pegasus Airlines (Sabiha Gokcen)
  51. Prishtine Stokholm Prishtine – SAS
  52. Prishtine Venedik Prishtine – Belle Air Europe
  53. Prishtine Veronë Prishtine – Belle Air Europe
  54. Prishtine Veronë Prishtine – Adria Airways
  55. Prishtine Vjenë Prishtine – Austrian Airlines
  56. Prishtine Vjenë Prishtine -  Belle Air Europe

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - April 2, 2013 at 4:19 pm

Categories: Avio Kompanite, Flughafen Pristina, Vera 2013   Tags: , , , , , , , , ,

Kosova shumë shpejt me terminal të ri të ANP-së

Zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu, ka vizituar sot punishten e terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku është pritur nga menaxhmenti i lartë i koncesionarit “Limak” .

Gjatë kësaj vizite zëvendësministri Avdiu vizitoi për së afërmi punimet në terminalin e ri të ANP-së, ku u njoftua detajisht me punën dhe ecurinë e punimeve të terminalit të ri nga z. Aldun Kokturk, drejtor për menaxhim të projektit tek koncesionari “Limak”.

Me këtë rast zëvendësministri Avdiu shprehi vlerësimet më të larta për punën e deritanishme dhe falënderoi koncesionarin për respektimin e marrëveshjes dhe punën e shkëlqyer që po bënë në terminalin e ri.

“Pas dhënies me Koncesion Buxheti i Kosovës ka përfituar të hyra nga ANP-ja deri me tani në 4 milion euro ndërsa për këtë vitë janë paraparë të inkasohen edhe 6 milionë euro. Puna e kryer deri më tani dëshmon edhe përkushtimin e kompanisë që Aeroporti i ri të përfundojë në vjeshtën e hershme të këtij viti. Deri më tani nga kompania janë investuar rreth 60 milion euro e që dëshmon një përkushtim që kjo kompani po respekton kontratën për investim cilësor”, tha zëvendësministri Ramadan Avdiu.

Ndërsa, drejtori për menaxhim të projektit tek koncesionari “Limak”, Aldun Kokturk, duke falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunim, theksoi se deri më tani janë angazhuar mbi 1000 punëtor kosovar në ndërtimin e infrastrukturës së deritanishme dhe shpresojmë që në afatin kohor dhe duke respektuar edhe kontratën ne do të përfundojmë ndërtimin e Aeroportit ndër më të mirët në botë, i cili do të ofrojë shërbimet më cilësore të njëjta me aeroportet më të mira botërore.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 12:55 pm

Categories: Agjensionet   Tags: , , , , , , ,

TË DREJTAT E UDHËTARIT: APLIKACIONI I RI PËR TELEFONA

Udhëtarët e bllokuar në aeroporte ose në pritje të bagazhit të humbur tani mund të përdorin një aplikacion për telefona të mençur për të shikuar të drejtat e tyre menjëherë dhe në vendndodhje. Përveç BE-së, këto të drejta janë të aplikueshme edhe në Kosovë dhe në vendet tjera të Marrëveshjes HPEA. Komisioni Evropian ka lansuar një aplikacion për telefona të mençur që mbulon transportin ajror dhe hekurudhor dhe punon në katër platforma mobile: Google Android, Apple iPhone dhe iPad, RIM Blackberry dhe Microsos Phone Windows 7.

Aplikacioni është në dispozicion në 22 gjuhë të BE-së. Aktualisht mbulon transportin ajror dhe hekurudhor dhe do të shtrihet në autobus dhe transport detar në vitin 2013, kur këto të drejta të hyjnë në fuqi.  Nënpresidenti i Komisionit Evropian Siim Kallas, përgjegjës për Transport ka thënë: “Sa prej nesh kanë qëndruar në aeroport dhe kanë ndjerë zhgënjimin e njerëzve duke u thënë se ju nuk keni të drejta kur ju e dini që keni.

Me këtë aplikacion miliona udhëtarë mund ta kenë më të lehtë qasjen në informacionin e duhur për të drejtat e tyre kur udhëtojnë, kur atyre më së shumti u duhet apo kur lindin situata të papritura.” Kur një udhëtim nuk shkon ashtu siç pritet, shpesh bëhet një përvojë stresuese. Nëse një uturim anulohet, një hotel i paketës së pushimit nuk është siç është reklamuar apo koha e nisjes së trenit është ndryshuar – situata është shumë më e lehtë nëse udhëtari i di të drejtat e tij ose të saj. Për çdo problem potencial, aplikacioni shpjegon të drejtat e udhëtarit. Për shembull, nëse një fluturim anulohet dhe udhëtarit si rezultat i është mohuar hipja në bord, ai ose ajo mund të ketë të drejtë për kompensim ndërmjet 125€ dhe 600€.

Nëse bagazhi juaj është dëmtuar si pasojë e një aksidenti, ju gjithashtu mund të keni të drejtë për kompensim. Është gjithashtu mirë të dini se kompanitë hekurudhore dhe ajrore janë të detyruara të japin informacion transparent për çmimet dhe për të ndihmuar udhëtarët me lëvizshmëri të zvogëluar (rregullorja për këtë të fundit do të hyjë së shpejti në fuqi në Kosovë). Nëse ju mendoni se të drejtat tuaja nuk janë respektuar, aplikacioni gjithashtu ofron informata kë të kontaktoni për të parashtruar ankesën.

Gjatë një emergjence në shkallë të gjerë, të tilla si përvoja pas krizës islandeze të hirit vullkanik në vitin 2010, aplikacioni gjithashtu mund të shfaqë informacion dhe këshilla të udhëtimit nga Komisioni Evropian. Aplikacioni është pjesë e fushatës së Komisionit “Të drejtat e udhëtarit në dorën tuaj”.

http://europa.eu/rapid/pressReleasesAction.do?reference=IP%2F12%2F738&format=HTML&aged=0&language=EN&guiLanguage=en

Incoming search terms:

1 comment - What do you think?  Posted by admin - October 6, 2012 at 3:33 pm

Categories: Info Shqip   Tags: , , , , , , ,

Reiseburo Prishtina Reisen – Turkey Vacations – Türkei Reisen

Reiseburo Prishtina Reisen – Turkey Vacations – Türkei Reisen

286 euro – 7 nete ne Kemer Hotel Belvista 4 yje
Paguaj 1 Hotel Shfrytezo 2 hotele

  • Wow Kremlin Palace 759Euro,
  • Wow Topkapi Palace 759Euro

299 euro – 7 nete Ikon Hotel Kemer 3 yje
339 euro – 9 mete Ikon Hotel Kemer Read more…

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - May 8, 2012 at 11:34 pm

Categories: Prishtina Reisen, Reiseburo Prishtina   Tags: , , ,

British Airways tash me e shton Kosoven si shtet

British Airways (BA) pas nje kohe te gjate dhe kerkesave te ndryshme qe u jane bere ata e kan realizu ndryshimin e shume kerkuar. Tash me ne listen e shteteve eshte edhe Kosova dhe nen te aeroporti i Prishtines.

British Airways eshte nder avio kompanite e para qe kan filluar fluturimet direkte Prishtine Londer pas luftes se vitit 1999.

Tash me British Airways ka 3 fluturime te rregullta ne jave.

  • Cdo te Hene Londer (Gatwick) – Prishtine – Londer (Gatwick)
  • Cdo te Enjte Londer (Gatwick) – Prishtine – Londer (Gatwick)
  • Cdo te Shtune Londer – (Gatwick) – Prishtine – Londer (Gatwick)

 

Disa Cmime Speciale

  • London Gatwick – Pristina 10/Maj/2012 – 172 Euro
  • London Gatwick – Pristina 14/Maj/2012 – 172 Euro
  • London Gatwick – Pristina 17/Maj/2012 – 152 Euro
  • Pristina – London Gatwick 26/Maj/2012 – 127 Euro
  • Pristina – London Gatwick 28/Maj/2012 – 127 Euro
  • Pristina – London Gatwick 31/Maj/2012 – 152 Euro

 

Prishtine – New York – Prishtine per vetem 690 Euro

Cmim Special per udhetme 1 mujor ne New York me British Airways

  • 30 Apr    Pristina – Gatwick (London) – Heathrow (London)    - John F Kennedy (NY) (New York)
  • 30 May    John F Kennedy (NY) (New York) – Heathrow (London) -  Gatwick (London)    Pristina

me cmim prej vetem 690 Euro perfshihen: bileta kthyese, te gjitha taksat,  transferi ndermjet aeroporteve ne Londer.

Rezervoni Bileten tuaj ne Ba.com

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - April 23, 2012 at 5:28 pm

Categories: Avio Kompanite   Tags: , , , , , , , , , ,

Shtrenjtohen aviobiletat

Falimentimi i gjigantëve evropianë të aviacionit nuk pritet të kalojë pa pasoja edhe për pasagjerët kosovarë. Këta të fundit së shpejti pritet të ballafaqohen me shtrenjtim të aviobiletave, pasi që në treg do të mbeten vetëm lojtarët e mëdhenj të aviacionit, të cilët do ta shfrytëzojnë monopolin për ngritje të kostos së udhëtimeve.

Kështu thonë drejtuesit e agjencive turistike kosovare, sipas të cilëve në shtrenjtimin e kostos së fluturimeve ajror ka ndikim edhe kriza në Gjirin Persik, ku kerozina për avionë është shtrenjtuar dukshëm.

“Aviacioni shumë shpejt do të shndërrohet në luks për shumë pasagjerë”, paralajmëron drejtuesi i agjencisë më të madhe turistike kosovare “Eurokoha”, Remzi Ejupi. Read more…

Incoming search terms:

1 comment - What do you think?  Posted by admin - February 6, 2012 at 11:57 am

Categories: Info Shqip   Tags: , , , , ,

Nisin fluturimet e Germanwings me Kosova Airlines dhe Eurokoha

“Germanwings” dhe “Kosova Airlines” e “Eurokoha” fillojnë me bashkëpunimin e shtuar më herët sesa ishte planifikuar.

 Në një komunikatë për media të lëshuar nga “Germanwings” është bërë e ditur që fluturimet përmes operatorit dhe partnerit të kësaj kompanie “Kosova Airlines” dhe “Eurokoha” do të fillohet qysh në shtator dhe jo siç ishte planifi kuar në nëntor të këtij viti. Këtë e ka vërtetuar edhe drejtori i “Kosova Airlines” dhe “Eurokoha”, Naim Ejupi.

 Ashtu siç kanë njoftuar agjencitë gjermane të lajmeve, “Germanwings” në bashkëpunim me partnerin e saj kryesor, “Kosova Airlines” dhe “Eurokoha” në bazë të marrëveshjes së kësaj kompanie të njohur gjermane, e cila është një prej më të mëdheve në Europë për fluturimet me çmime të ulëta dhe pjesë e koncernit “Lufthansa” me partnerët shqiptarë do të nisë fluturimet e shtuara për Kosovën qysh më 9 shtator të këtij viti e jo siç ishte planifikuar në nëntor.

Germanwings Kosova Airlines Eurkoha

 Në njoftimin e medieve gjermane bëhet e ditur që marrëveshja kishte parashikuar që fluturimet të fillonin më 1 nëntor, por për shkak të nevojës së shpejtë për shtuarjen e kapaciteteve me fluturimet në relacionin e Aeroportit Köln/Bonn-Prishtinë do të nisin qysh me datën 9 shtator dhe më pas do të vazhdohet me 14 fluturime në javë duke njoftuar që “Germaniwings” me “Kosova Airlines” dhe “Eurokoha” do të vijojë me fazën tjetër të fluturimeve nga 1 nëntori i këtij viti.

 ”Bashkëpunimi i ngushtë mes “Germanwings” dhe “Kosova Airlines” e “Eurokoha” do të ketë 14 fl uturime në javë nga aeroporte të ndryshme në Gjermani në drejtim të Aeroportit të Prishtinës në bazë të marrëveshjes pesëvjeçare mes këtyre kompanive të njohura duke pritur kështu një vëllim prej më shumë se 200.000 pasagjerëve në vit. Kompania tashmë ka një partneritet të ngushtë me “Kosova Airlines” e “Eurokoha” qysh nga viti 2006, kurse shtuarja masive e këtij vëllimi me fl uturime nga Aeroporti i Köln/Bonn-Prishtinë një herë në javë, dhe nga Hamburgu, Frankfurti, Berlini dhe Hannoveri po kështu 1 herë në javë si dhe Stuttgarti, Düsseldorfi dhe Munihu me nga 3 fl uturime në javë tregon për fl eksibilitetin e kompanisë sonë dhe partnerëve nga Kosova”, është njoftuar nga “Germanwings”.

Në anën tjetër, drejtori i “Kosova Airlines” dhe “Eurokoha”, Naim Ejupi, ka vërtetuar për “Zëri” njofimet e mediave gjermane duke shtuar që duke e parë “nevojën për qarkullim të udhëtarëve tanë nga Gjermania” është vendosur të fillohet më herët me fl uturime.

Ejupi ka bërë të ditur që kompanitë që drejtohen nga ai edhe më herët kanë bashkëpunuar me “Germanwings”, por me sezonin e ri ky partneritet është intensifi kuar edhe më shumë, pasi që fjala është për një kompani të fuqishme gjermane dhe prej më të njohurave në Europë, si pjesë e “Lufthansa” dhe kjo si nevojë për shërbime kualitative, por edhe më të lira për nga çmimi për pasgjerët që udhëtojnë nga aeroporte të ndryshme të Gjermanisë për në Kosovë dhe anasjelltas.

Incoming search terms:

12 comments - What do you think?  Posted by admin - September 3, 2011 at 9:51 am

Categories: Agjensionet, Eurokoha, Kosova Airlines   Tags: , , , , , , , , ,

Anarki në Aeroport Prishtine

Anarki në Aeroport Prishtine

Nëse një aviokompani vendos që të operojë në njërin nga vendet e Evropës, ajo kompani duhet të japë fillimisht garanci bankare, më pas kontrollohet mirë historiku i saj, qarkullimi dhe shërbimet, vendimi për ta pranuar merret kur kompania plotëson standardet e larta.

Por nuk mjafton me kaq, ajo mbikëqyret dhe një “kiks” i vogël mjafton për t’iu marrë licenca. E nëse ndodh të mos i përmbahet marrëveshjes të ikë me borxhe apo të lërë udhëtarë në aeroport, jo vetëm që i merret licenca, por nuk mund të operojë më në asnjë vend.

Në Kosovë aviokompanitë gjejnë një situatë ndryshe, të leverdishme, sidomos për ato aviokompani që vijnë me një qëllim të caktuar të operojnë një sezon dhe të ikin më pas pa i dhënë llogari askujt. Aviokompanitë që vijnë në Kosovë gjejnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) në anarki, që nuk kontrollohet nga askush, nuk mban përgjegjësi askush për skandalet që nuk janë të pakta.

Tash dhjetë vjet aviokompani të ndryshme operojnë në Kosovë dhe askush nga qeveria as Ministria e Financave apo edhe Administrata Tatimore e Kosovës nuk kanë kërkuar llogari për biletat që shiten në Kosovë. Bile politikanë nga niveli qendror dyshohet se kanë intervenuar disa herë që t’u jepen licenca aviokompanive të caktuara për të operuar në Kosovë.

Menaxhmenti i kaluar u ndëshkua duke u larguar nga kjo ndërmarrje për t’ua lëshuar radhën të tjerëve, të cilët nuk bënë asgjë tjetër pos që vazhduan edhe më haptazi të keqpërdorin në secilin sektor të kësaj ndërmarrjeje.

Në Aeroportin e Prishtinës mjafton të gjesh dikë të njohur dhe të caktohen slotet (oraret e fluturimit) më të mira, nuk kërkohet asnjë depozitë për të operuara. Ish-ministri të Transportit dhe Post Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, pat kërkuar që secila aviokompani që vjen në Kosovë të depozitojë 500 mijë euro në rast se ajo nuk i lan borxhet ndaj ANP-së, mirëpo ky vendim u anulua, duke bërë që menjëherë të vërshojnë aviokompanitë fantazmë për të operuar në Kosovë.

Promovimet joshëse gjithmonë kanë pasur cak diasporën, e cila jo rrallë herë është mashtruar dhe ka mbetur duke u sjellë me gishta në gojë nëpër Aeroportin e Prishtinës pa u marrë askush me ta – as kompanitë e as aeroporti. Udhëtarë të shumtë mbetnin në mëshirë të zotit. Kompanitë të cilat kanë mashtruar udhëtarët, sidomos gjatë festave të fundvitit dhe në sezonin veror kur diaspora vërshon Kosovën, janë “Aurora”, “Airkosova”, “Tafa air”, “Proner”, “Skënderbeu”.

Ditë më parë “Montenegro Airlines” dhe “Bell Air” ikën duke lënë të dyja bashkë rreth 1 milion euro borxhe, ndërkohë mësohet se vetëm aviokompania sllovene “Adria” i ka borxh Aeroportit më shumë së 800 mijë euro. Askush nuk merr përgjegjësi për këtë borxh, ndërkohë që udhëtarët detyrohen shpesh të paguajnë edhe nga dy herë bileta.

Derisa Aeroportin e Kosovës e përcjellin skandalet e njëpasnjëshme, aeroportet e vendeve fqinje janë duke bërë përgatitje me oferta tërheqëse për aviokompani serioze, duke e rrezikuar kështu që ANP-ja të humbë edhe këta udhëtarë që ka. Sepse pasagjerët një ditë lodhen dhe keqtrajtimet që ata hasin jo rrallë herë mund të bëjnë që ata të vendosin të aterrojnë pak kilometra larg Prishtinës kur vendosin për të ardhur në Kosovë.

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - August 28, 2011 at 8:25 pm

Categories: Avio Kompanite, Info Shqip   Tags: , , , , , ,

Airprishtina me fluturime te reja nga Friedrichshafen

Me operatorin e fluturimeve kualitative dhe me çmime të ulëta, Air Prishtina, aeroporti Friedrichshafen në Bodensee fitoi një specialist kosovar me përvojë në tregun e Prishtinës.

Në fundjavën e kaluar për herë të parë startoi oferta e re e fluturimeve e operatorit Air Prishtina në bashkëpunim me aviokompaninë XL Airways Germany. Në kuadër të fluturimit të parë, të shtunën pasdite, u mirëpriten gjithsej 210 udhëtarë nga Kosova për në Bodensee dhe anasjelltas.

Me këtë linje të re, aeroporti Friedrichshafen i përgjigjet edhe kërkesës së madhe të diasporës kosovare. Ky destinacion frekuentohet posaçërisht mirë gjatë muajve të verës dhe pushimeve nga mërgata Kosovare në Gjermaninë jugore, Voralrberg dhe Zvicrën veri-lindore. Pas një starti të suksesshëm në sezonin e verës, Air Prishtina do ta ofrojë këtë linje gjatë tërë vitit.

Operatori i fluturimeve Air Prishtina, me seli kryesore në Zvicër dhe zyra nëpër tërë Evropën, njihet si ofrues kryesor i fluturimeve cilësore me çmime të volitshme në Kosovë dhe Maqedoni dhe është për më shumë se 30 vjet i suksesshëm në treg. XL Airways Germany, me seli në Frankfurt/Main, me avionët Boeing dhe Airbus fluturon në emër të operatorëve dhe aviokompanive të njohura anembanë botës dhe ofron sherbim në shumë aeroporte të mëdha në Gjermani.

Fluturime (29 korrik- 29 tetor 2011), çdo të shtune
Prishtinë-Friedrichshafen: nisja 13:05- arritja 15:35 Airpirshtina
Friedrichshafen-Prishtinë: nisja 16:20- arritja 18:40 Airprishtina

air prishtina

air prishtina

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - July 13, 2011 at 2:17 pm

Categories: Agjensionet, Air Prishtina   Tags:

Nisi ndërtimi i terminalit të ri të Aeroportit

Zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës morën pjesë në  ceremoninë e vënies së gurthemelit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.  Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi thanë se marrëveshja e koncesionit është duke u realizuar sipas planit, ndërkaq ndërtimi i kapaciteteve të reja do të ndikojë në modernizimin e aeroportit dhe përmirësimin e shërbimeve për udhëtarët.

Konsorciumi turko-francez e ka marrë me koncesion ANP-në për 20 vjet dhe pritet të investojë në të rreth 140 milionë euro Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, duke marrë pjesë sot në ceremoninë e fillimit të punimeve ndërtimore në Aeroportin e Prishtinës, rikujtoi  se  dhënia me koncesion e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në kuadër të politikës së transformimit të pronës në Kosovë, është në funksion të ndërlidhjes së kapitalit, të nxitjes së investimeve të huaja në Kosovë dhe të ngritjes së cilësisë së punës dhe të shërbimeve. Republika e Kosovës, në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian, i ka të rëndësishme reformat në sistemin ekonomik, të cilat Kosovën e bëjnë një vend të përshtatshëm për tërheqjen e kapitalit dhe të investimeve e huaja në të gjitha degët e ekonomisë dhe në fushat e tjera. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është një nyje e rëndësishme e aviotransportit edhe nga fakti se vendi ynë ka një numër të madh të mërgimtarëve, që me dekada punojnë dhe jetojnë në shtetet e Evropës, por edhe nga fakti se Kosova shërben si një udhëkryq i rëndësishëm i lidhjeve me botën. Gërshetimi i interesave të përbashkëta edhe në ekonomi, nëpërmjet bashkimit të mjeteve dhe të kapitalit, nëpërmjet koncesionit, të ndërlidhjes së resurseve vendore e ndërkombëtare, të ofrimit të shërbimeve, është një formë e mirë për zhvillim më të qëndrueshëm, për ndërlidhjet me tregjet globale dhe për paraqitje të përbashkët në tregjet e tjera. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të luajë një rol të rëndësishëm në rrjetin e aeroporteve të Evropës, do të jetë një urë ndërlidhëse ndërmjet Kosovës dhe botës, do të jetë në funksion të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke ofruar shërbime të mira dhe cilësore, dhe njëherësh duhet të shërbejë edhe si referencë për investitorët dhe menaxhuesit, si sprovë e një investimi dhe një angazhimi e organizimi këtu, tha ajo.

Pristina International Airport

Incoming search terms:

1 comment - What do you think?  Posted by admin - at 2:13 pm

Categories: Info Shqip   Tags: ,

Next Page »