SISTEMI I REZERVIMEVE AMADEUS SHTON NË LISTËN E SHTETEVE REPUBLIKËN E KOSOVËS
Pas një komunikimi intensiv të institucioneve të transportit
ajror në Kosovë që nga nëntori i vitit të kaluar, me 21 mars sistemi global i rezervimit të biletave “Amadeus” ka zëvendësuar Serbinë me Republikën e Kosovës në platformën e vet në internet në të gjitha biletat dhe rezervimet që kanë të bëjnë me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Tash në sistemin global të rezervimit të biletave është “Pristina, Republic of Kosovo”, ndërsa më parë ka qenë “Pristina, Serbia”. Amadeus ka konfirmuar se më 10 prill do të heqë edhe kodin RS në ekranet e rezervimit për Aeroportin e Prishtinës dhe do ta zëvendësojë me ISO kodin e përkohshëm të Kosovës “XK”, që do të thotë se në biletën elektronike të secilit udhëtar që ka destinacion apo pikënisje Aeroportin e Prishtinës nuk do të figurojë Pristina RS por Pristina XK. Bashkimi Evropian dhe shumë organizata tjera ndërkombëtare po e përdorin kodin XK për Kosovën si një kod të përkohshëm shtetëror derisa Republikës së Kosovës t’i ndahet një kod zyrtar ISO.
Me këtë përmbyllet plotësisht procesi i brendshëm në Amadeus për vendosjen e Republikës së Kosovës në të gjitha hallkat e sistemit, si shtet ku gjendet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”
Incoming search terms:
Categories: Avio Kompanite Tags: Adem Jashari, Bashkimi Evropian, ISO, Kosov, Prishtin, Pristina, RS, XK


