Search Results for agjensit ne zvicer

Shkon edhe BelleAir Europe

belleair

Aviokompania “Belle Air Europe”, disa ditë pasi nisën të dalin fjalë për falimentimin e saj, ka zyrtarizuar në faqen e saj të internetit këtë fakt.

Në një njoftim për pasagjerët, kompania thotë se gjendet në një situatë të vështirë ekonomike, prandaj edhe është e detyruar “të pezullojë përkohësisht” fluturimet e saja.

“Të dashur pasagjerë, me keqardhje ju njoftojmë se Kompania ajrore Belle Air Europe, e gjendur përpara një situate të vështirë ekonomike, është e detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj. Ju informojmë gjithashtu se edhe kompania ajrore Darwin Airline ka njoftuar se ndërpret fluturimet nga Prishtina për në Zyrih dhe Gjenevë dhe anasjelltas”, thuhet në njoftimin zyrtar të kësaj kompanie.

Kompania më tej jep edhe sqarimet për procedurat e rimbursimit të biletave dhe mbrojtjes së pasagjereve, ku i fton këta të fundit të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:

 

belleair

E-mail : refunds.ag@flyatt.eu (për agjensitë)
E-Mail : refunds.pax@flyatt.eu (për privatët)
Tel : IT: +390289981882, KS +38138714714, +38138714715, DE: +4921195589737, CH : +41445083300

“Kërkojmë ndjesë për shqetësimin, FLYATT”, përfundon njoftimi zyrtar i “Belle Air Europe”.

Të njëjtën gjë, kompania në fjalë e ka bërë edhe në ueb-faqen e operimeve në Shqipëri.

Në vijim, ju sjellim të plotë njoftimin e publikuar në http://www.belleair.eu/

Të nderuar pasagjerë,

Mbas tetë vite operimesh të susksesshme nga Shqipëria drejt destinacioneve Europiane, kompania Belle Air është e detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet për shkak të situatës së përgjithshme ekonomike, rënies së fuqisë blerëse, reçesionit në tregjet kryesore ku operon, si edhe nga bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të saj.

E gjithë kjo situatë na vendos përpara pamundësisë për të vazhduar operimet. Kompania do të rinisë një proçes ristrukturimi gjatë kësaj periudhe për t’u rikthyer së shpejti me shërbime dhe çmime më të lira në tregun shqiptar.

Në këtë proçes ristrukturimi, Kompania Belle Air fton të gjithë investitorët shqiptarë e të huaj të marrin pjesë për ripërtëritjen e kësaj historie suksesi të biznesit shqiptar.

Me ndihmën e kompanisë Italiane Blue Panorama, ofrojmë mundësinë e mbrojtjes nëpërmjet blerjes së biletës me një çmim tarife mbrojtje të gjithë pasagjerëve me bileta Belle Air, duke filluar nga 25.11.2013 nën markën Low Cost Blu Express të kompanisë Blue Panorama Airlines nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, ofertë që varet nga sasia e vendeve të mbetura në shitje dhe destinacioni i përzgjedhur.

Për të vazhduar procedurat Ju lutemi telefononi në +355 4 2 390 111. Të gjithë pasagjerët qe kanë prerë bileta nëpermjet kartës së kreditit dhe që kerkojnë rimbursimin e biletave, duhet të kontaktojnë me bankat që kanë leshuar këto karta krediti dhe të paraqesin kerkesën së bashku me referencat e biletës. Read more…

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - November 27, 2013 at 11:25 am

Categories: Belle Air, Belle Air Europe   Tags: , , , , , , ,