Statistikat e analizauara te 2012
Në bazë të të dhënave të mbledhura nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, AAC-ja ka analizuar dhe publikuar statistikat e udhëtarëve për vitin 2012. Numri i udhëtarëve gjatë vitit 2012 ka arritur në 1.527.134, që
është një rritje prej 7,37% apo 104.832 udhëtarë më shumë se në vitin 2011. Muaji korrik ka qenë më i ngarkuari me gjithsej 197.331 udhëtarë, i pasuar nga gushti me 196.047, që korrespondon me ardhjen e diasporës sonë gjatë pushimeve verore. Në anën tjetër të spektrit, muaji shkurt dallohet me vetëm 80.196 udhëtarë.
Statistikat tregojnë se Cyrihu vazhdon të mbetet destinacioni më i preferuar i udhëtarëve nga Kosova me 285.462 udhëtarë, apo 19% të trafikut të përgjithshëm, i pasuar nga Dyseldorfi me 9% dhe Mynihu me 8%. Pastaj vijnë në radhë Stambolli (Ataturk), Shtutgarti dhe Gjeneva, me mbi 5% të trafikut secili. Të renditura sipas shtetit, prijnë Gjermania dhe Zvicra me nga 33%, pastaj Turqia me 13%, Austria me 8% dhe Italia me 5%. Te kompanitë, për herë të parë prin kompania ajrore
- Belle Air Europe me 210.787 udhëtarë, e pasuar nga
- Germanwings me 201.699,
- Edelweiss 166.920,
- Adria Airways 154.633,
- Belair 127.629,
- easyJet 112.627,
- Turkish Airlines 108.882 dhe
- Austrian Airlines 103.260.
ANP «Adem Jashari» LKIA ka pasur 6.947 fluturime gjatë viti t 2012, apo një ngritje prej 3% në krahasim me vitin paraprak.
Muajt korrik dhe gusht janë dalluar me nga 809 dhe 790 fluturime respektivisht. Shkurti ka qenë muaji me më së paku fluturime, gjithsej 420. Bartja e mallrave ka pasur një rënie prej 6% këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Operatori i aeroportit këtë vit ka mbledhur shënime edhe mb i destinacionet e fundit të udhëtarëve që nisen nga Prishtina dhe fluturojnë përmes ndonjë aeroporti transit. Analizat kanë treguar se, nga udhëtarët që kanë flutuar transit përmes një aeroporti të ndërmjetmë, më së shumti prej tyre destinacion të fundit e kanë pasur Nju Jorkun, të pasuar nga Kopenhaga dhe Londra
Categories: Info Shqip Tags: AAC, Adem Jashari, aeroporti, Belle Air, belle air europe, fluturime, LKIA, verore
Startojne fluturimet e EasyJet, ne dimer rritet numri i fluturimeve
Fluturimi i kësaj kompanie, e cila starton me katër fluturime në javë nga Zvicra në Kosovë, konkretisht dy fluturime nga Baseli dhe dy të tjera nga Gjeneva, shenjon Aeroportin e Prishtinës në hartën e destinacioneve të kësaj kompanie gjigante, duke e kthyer njëkohësisht ANP-në në të vetmin aeroport në regjion ku kompania kryen fluturime.
EasyJet është aviokompania lider në Evropë me çmimet më të lira. Për momentin ka një flotë prej 182 aeroplanësh të angazhuar në 504 destinacione të ndryshme, prezente në 119 aeroporte të 29 vendeve të ndryshme ndërsa vitin e kaluar ka bartur mbi 46 milionë udhëtarë në vitin e kaluar. Read more…
Incoming search terms:
- agjensione kosovare ne zvicer
- bileta avioni per zvicer
- bileta per ne zvicer
- fluturime minhen prishtin
- agjensi fluturime zvicer
- agjencionet e fluturimeve
- kompania fluturuese izi xhet
- aeroporti i basellit
- agjensioni fluturimeve kosovare
- numri agjensionit izi jet kosove
- prishtina basel bileta te lira per dimer
- fluturime te lira nga gjeneva ne tirane
- fluturime nga baseli per shkup
- fluturime ne kosov genev
- rezervime me esyjet
- fluturime me te lira
- fluturime me easyjet
- agjencione fluturimeve ne shkup
- agjensionet turistike nga baseli
- agjensioni i aeroportit izi reis
- bileta te lira avioni nga zvicra per ne maqedoni
- EASYJET GJENEV SHKUP
- fluturime basel shkup me eeysi jet
- fluturime direkte nga zvicrra per ne kosov
- fluturime isijet
- zvicra ne dimer
Categories: Info Shqip Tags: Aeroportit Nd, ANP, BSL, fluturime, GVA, Kosov, Peter Voets, Prishtin


