Search Results for prishtine stamboll fluturime

Statistikat e analizauara te 2012

Në bazë të të dhënave të mbledhura nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, AAC-ja ka analizuar dhe publikuar statistikat e udhëtarëve për vitin 2012. Numri i udhëtarëve gjatë vitit 2012 ka arritur në 1.527.134, që
është një rritje prej 7,37% apo 104.832 udhëtarë më shumë se në vitin 2011. Muaji korrik ka qenë më i ngarkuari me gjithsej 197.331 udhëtarë, i pasuar nga gushti me 196.047, që korrespondon me ardhjen e diasporës sonë gjatë pushimeve verore. Në anën tjetër të spektrit, muaji shkurt dallohet me vetëm 80.196 udhëtarë.
Statistikat tregojnë se Cyrihu vazhdon të mbetet destinacioni më i preferuar i udhëtarëve nga Kosova me 285.462 udhëtarë, apo 19% të trafikut të përgjithshëm, i pasuar nga Dyseldorfi me 9% dhe Mynihu me 8%. Pastaj vijnë në radhë Stambolli (Ataturk), Shtutgarti dhe Gjeneva, me mbi 5% të trafikut secili. Të renditura sipas shtetit, prijnë Gjermania dhe Zvicra me nga 33%, pastaj Turqia me 13%, Austria me 8% dhe Italia me 5%. Te kompanitë, për herë të parë prin kompania ajrore

  1. Belle Air Europe me 210.787 udhëtarë, e pasuar nga
  2. Germanwings me 201.699,
  3. Edelweiss 166.920,
  4. Adria Airways 154.633,
  5. Belair 127.629,
  6. easyJet 112.627,
  7. Turkish Airlines 108.882 dhe
  8. Austrian Airlines 103.260.

ANP «Adem Jashari» LKIA ka pasur 6.947 fluturime gjatë viti t 2012, apo një ngritje prej 3% në krahasim me vitin paraprak.

Muajt korrik dhe gusht janë dalluar me nga 809 dhe 790 fluturime respektivisht. Shkurti ka qenë muaji me më së paku fluturime, gjithsej 420. Bartja e mallrave ka pasur një rënie prej 6% këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Operatori i aeroportit këtë vit ka mbledhur shënime edhe mb i destinacionet e fundit të udhëtarëve që nisen nga Prishtina dhe fluturojnë përmes ndonjë aeroporti transit. Analizat kanë treguar se, nga udhëtarët që kanë flutuar transit përmes një aeroporti të ndërmjetmë, më së shumti prej tyre destinacion të fundit e kanë pasur Nju Jorkun, të pasuar nga Kopenhaga dhe Londra

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - April 2, 2013 at 4:43 pm

Categories: Info Shqip   Tags: , , , , , , ,

SEZONI VEROR 2013 I FLUTURIMEVE NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË PRISHTINËS ’’ADEM JASHARI ”

Përmes procesit të koordinimit me operatorët ajrorë është bërë planifikimi i trafikut pothuajse i tërë sezonit veror 2013, i cili do të jetë edhe sezoni i fundit veror në të cilin udhëtarët do të procesohen dhe shërbehen në terminalet ekzistuese. Rritjet e theksuara, dhe të publikuara vazhdimisht, të tregut të transportit ajror në Kosovë do të kenë një trend të njëjtë edhe në sezonin veror 2013 (31 mars-26 tetor). Ngritja e numrit të fluturimeve si dhe operimi i fluturimeve me aeroplanë të kapaciteteve më të mëdha të ulëseve pasqyron një projeksion të shfrytëzimit të ANP “Adem Jashari” nga një numër më i madh udhëtarësh si dhe të frekuentimit më të shpeshtë të aeroportit edhe nga udhëtarët
e rregullt.

Një nga kryeqendrat evropiane, Londra, do t’i rikthehet listës së gjatë të destinacioneve që shërbehen nga operatorët ajrorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kështu, duke filluar më 29 qershor 2013, kompania ajrore gjermane “Germania”, destinacioneve të shumta që i operon në Gjermani nga Prishtina, do t’i shtojë edhe Londrën, përkatësisht aeroportin “Gatwick”, aeroport ky në mesin e aeroporteve më të mëdha Evropiane (në pozitën e 10-të, me mbi 34 milion udhëtarë në 2012). Referuar aplikimit aktual, Germania për në Londër do të ketë dy fluturime në javë, të shtunave dhe të mërkurave dhe që të dy fluturimet janë planifikuar të operohen në mbrëmje.

Cyrihu, si një nga destinacionet kryesore në ANP “Adem Jashari”, do të ketë rritje të mëtejshme të numrit të fluturimeve. Në këtë rritje në veçanti kanë ndikuar kompanitë ajrore Helvetic Airways dhe Darwin Airline, kjo e fundit në bashkëpunim me Belle Air Europe. Kur këtyre dy operatorëve që filluan me operime në sezonin që po lëmë pas iu shtojmë edhe frekuencat e operatorëve që tanimë për një kohë të gjatë e shërbejnë këtë destinacion, siç janë Edelweiss në partneritet me Swiss Int’l Airlines dhe Belair në partneritet me Air Berlin, arrijmë në përfundim se do të kemi një rritje të numrit të fluturimeve, që do të sillet nga tre fluturime në ditët më pak të ngarkuara, e deri në pesë fluturime në ditë që do të lidhin direkt ANP “Adem Jashari” me Cyrihun.

photo

Antalia, si destinacioni shumë i preferuar për pushimet verore, këtë sezon i ofrohet tregut nga gjithsej pesë kompani ajrore, të cilat janë në partneritet me shumë operatorë dhe agjenci udhëtimesh. Operatorët ajrorë që kësaj vere planifikojnë t’i përmbushin nevojat e kësaj kategorie të udhëtarëve janë: Turkish Airlines, Pegasus, Freebird Airlines, Corendon Airlines dhe Sky Airlines. Risi e kësaj vere është rikthimi për të operuar në ANP i Freebird Airlines. Fluturimet për në Antalia do shtrihen në periudhën kohore me fillim nga java e fundit e muajit maj e deri rreth mesit të muajit shtator.

Në të veçantat e këtij sezoni vere është edhe përfshirja e Turkish Airlines në fluturimet për në Antalia. Pra, përveç dy fluturimeve në ditë nga dhe për në Stamboll, do të ofrojë edhe fluturime direkte “charter” për në Antalia dhe këtë dy herë në javë. Siç kemi theksuar edhe në publikimet e mëhershme, edhe gjatë këtij sezoni, Stambolli do të jetë i shërbyer nga një numër i madh fluturimesh, rreth njëzet është numri i fluturimeve në javë të planifikuara nga Turkish Airlines dhe Pegasus Airlines.

Aeroporti i Malmos në Suedi, i shërbyer shumë herë përgjatë sezonave më të shkurta kohore, në planet e Belle Air Europe është planifikuar të operohet në tërë sezonin veror 2013, gjë që bën të mundur lidhjen e ANP “Adem Jashari” me këtë pikë shumë strategjike të Gadishullit Skandinav. Gjithashtu, lidhja me Kopenhagën përmes kompanisë ajrore SAS me dy fluturime të rregullta në javë dhe me shumë të tjera shtesë në sezonin e lartë të verës, si dhe fluturimet e planifikuara poashtu nga SAS dhe Norwegian Air për sezonin e lartë veror nga/në Stokholm, Oslo dhe Goteborg janë një tregues i zgjerimit të lidhjeve ajrore të Kosovës me këtë pjesë të Evropës.

EuroAirport, aeroport që gjendet në trekëndëshin Bazel-Myluz-Frajburg është kthyer në një destinacion mjaft të rëndësishëm për kompanitë ajrore që operojnë në ANP. Sezon pas sezoni fluksi i trafikut nga dhe për në këtë aeroport është duke shënuar ngritje dhe kjo do të jetë prezente edhe në sezonin veror 2013. Disa kompani ajrore që do të ofrojnë transport ajror në/nga ky aeroport si Easyjet, Belle Air Europe, Germanwings, Adria Airways, Germania e Air Bucharest kanë planifikuar fluturime që lidhin ANP “Adem Jashari” dhe EuroAirport, qoftë në pjesën e Bazelit (Zvicër) ashtu edhe atë të Myluzit (Francë). Zgjerimi i kapaciteteve të linjave ajrore në shumicën e destinacioneve që operohen në ANP “Adem Jashari”, si dhe rritja e numrit të operatorëve ajrorë nëpër destinacione të ndryshme, do t’u mundësojë udhëtarëve që shfrytëzojnë ANP-në të kenë mundësi zgjedhjeje dhe të kenë oferta të përshtatshme sa i takon orareve të fluturimeve. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” i menaxhuar nga kompania Limak Kosova International Airport mbetet përherë i orientuar që të përmbushë pritjet e operatorëve ajrorë, udhëtarëve dhe palëve tjera, duke ofruar gjithë çfarë është e mundur për shërbime sa më të mira për shfrytëzuesit e aeroportit. Këto zhvillime që u theksuan më lart dhe shumë të tjera tregojnë për një bashkpunim të ngushtë që aeroporti ka me operatorët ajrorë dhe ky nivel kooperimi do të jetë përherë i pranishëm dhe do të fuqizohet edhe më shumë në të ardhmen, kur edhe pritet shpejt të kemi infrastrukturë tërësisht të re për të ofruar shërbime ndaj kompanive ajrore dhe udhëtarëve.

  1. Prishtine Antalia Prishtine – Turkish Airlines
  2. Prishtine Antalia Prishtine – Pegasus Airlines
  3. Prishtine Antalia Prishtine – Freebird Airlines
  4. Prishtine Antalia Prishtine – Corendon Airlines
  5. Prishtine Antalia Prishtine -  Sky Airlines
  6. Prishtine Bazel/Myluz Prishtine – Easyjet Germanwings
  7. Prishtine Bazel/Myluz Prishtine -  Germania
  8. Prishtine Bazel/Myluz Prishtine -  Adria Airways
  9. Prishtine Bazel/Myluz Prishtine – Belle Air Europe
  10. Prishtine Bazel/Myluz Prishtine -  Air Bucharest
  11. Prishtine Berlin Prishtine – Germanwings
  12. Prishtine Bruksel Prishtine – JetairFly
  13. Prishtine Cyrih Prishtine – Edelweiss Air
  14. Prishtine Cyrih Prishtine – Belair Airlines
  15. Prishtine Cyrih Prishtine – Darwin Airline
  16. Prishtine Cyrih Prishtine – Helvetic Airways
  17. Prishtine Dyzeldorf Prishtine – Germanwings
  18. Prishtine Dyzeldorf Prishtine – Germania
  19. Prishtine Dyzeldorf Prishtine – Belle Air Europe
  20. Prishtine Dyzeldorf Prishtine – Air Bucharest
  21. Prishtine Frankfurt Prishtine – Adria Airways
  22. Prishtine Frankfurt Prishtine – Germanwings
  23. Prishtine Fridrihshafen Prishtine – Adria Airways
  24. Prishtine Gjenevë Prishtine – Edelweiss Air
  25. Prishtine Gjenevë Prishtine – Belair Airlines
  26. Prishtine Gjenevë Prishtine – Helvetic Airways
  27. Prishtine Gjenevë Prishtine – Easyjet
  28. Prishtine Gjenevë Prishtine -  Darwin Airline
  29. Prishtine Goteburg Prishtine – SAS
  30. Prishtine Goteburg Prishtine – Norwegian Air Shuttle
  31. Prishtine Hamburg Prishtine – Germanwings
  32. Prishtine Hanover Prishtine – Germanwings
  33. Prishtine Hanover Prishtine – Belle Air Europe
  34. Prishtine Koln Prishtine – Germanwings
  35. Prishtine Kopenhagë Prishtine – SAS
  36. Prishtine Londër Gatwick Prishtine – Germania
  37. Prishtine Lubjanë Prishtine – Adria Airways
  38. Prishtine Malmo Prishtine – Belle Air Europe
  39. Prishtine Milano Malpensa Prishtine – Belle Air Europe
  40. Prishtine Mynih Prishtine – Germania
  41. Prishtine Mynih Prishtine – Germanwings
  42. Prishtine Mynih Prishtine – Belle Air Europe
  43. Prishtine Mynih Prishtine – Adria Airways
  44. Prishtine Oslo Prishtine – SAS
  45. Prishtine Oslo Prishtine – Norwegian Air Shuttle
  46. Prishtine Shtutgart Prishtine – Germanwings
  47. Prishtine Shtutgart Prishtine – Germania
  48. Prishtine Shtutgart Prishtine – Belle Air Europe
  49. Prishtine Stamboll Prishtine – Turkish Airlines (Ataturk)
  50. Prishtine Stamboll Prishtine – Pegasus Airlines (Sabiha Gokcen)
  51. Prishtine Stokholm Prishtine – SAS
  52. Prishtine Venedik Prishtine – Belle Air Europe
  53. Prishtine Veronë Prishtine – Belle Air Europe
  54. Prishtine Veronë Prishtine – Adria Airways
  55. Prishtine Vjenë Prishtine – Austrian Airlines
  56. Prishtine Vjenë Prishtine -  Belle Air Europe

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 4:19 pm

Categories: Avio Kompanite, Flughafen Pristina, Vera 2013   Tags: , , , , , , , , ,

Aeroporti i Prishtines Statisitkat per 2012

_1_bTe dhenat e vitit 2012 per aeroportin e Prishtines:
- Numri i udhetareve per vitin 2012: 1,527,134
- Numri i fluturimeve per vitin 2012: 9,647
- Ndryshimi krahasuar me vitin 2011:
– udhetare: +7%
– numri i fluturimeve: +3%

Per nentor 2012 ndryshimi ishte:
(a) udhetare: +2% apo 97,925;
(b) numri i fluturimeve: +6% apo 511

Per dhjetor 2012 ndryshimi ishte:
(a) udhetare: +9% apo 123,004;
(b) numri i fluturimeve: +12% apo 611

Aviokompanite me te medha per vitin 2012:
- Belle Air (13.80%), pa perfshire Darwin Airline
- Germanwings (13.21%)
- Edelweiss (10.93%)
- Adria Airways (10.13%)
- Belair (8.36%)

Destinacionet me te medha per vitin 2012:
- Zurich (21.93%)
- Vjena (8.68%)
- Bazeli/Mulhouse (4.95%/3.42%) (8.37%) Bazeli del mbi Stambollin kur te perfshihet numeri i udhetareve drejt MHL-se
- Stambolli (8.36%)
- Mynihu (7.74%)
- Dyzeldorfi (7.07%

 

8 fluturimet e para te Air Arabia kishin me pak se 500 udhetare, apo mesatarish 30 udhetar per fluturim (nje drejtim). Aeroplanet qe i kane ata i kane se paku 162 ulese, as 20% PLF.

Belair per tere vitin 2012 kishte mesatarisht 158 udhetare per fluturim.
easyJet per vitin 2012 kishte mesatarisht 149 udhetare per fluturim.
Pegasus Airlines per vitin 2012 kishte mesatarisht 129 udhetare per fluturim.
Germanwings per vitin 2012 kishte mesatarish 127 udhetare per fluturim.
Belle Air Europe per vitin 2012 kishte mesatarisht 105 udhetare per fluturim.
Turkish Airlines per vitin 2012 kishte mesatarisht 100 udhetare per fluturim.
Adria Airways per vitin 2012 kishte mesatarisht 70 udhetare per fluturim

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - January 22, 2013 at 2:10 pm

Categories: Flughafen Pristina, Info Shqip   Tags: , ,

Pegasus Kosova me oferte Speciale Prishtine Stamboll 39.99 Euro

PEGASUS KOSOVA
Fly Pegasus Kosova ri kthen ofertat speciale per fluturime per dhe nga Turqia, Istanbul dhe ate Prishtine Istanbul per vetem 39.99 Euro dhe Shkup Istanbull per vetem 39,9 euro ndersa kthimi nga Istanbul ne Prishtine per vetem 29.99 dhe Istanbul Shkup per 29.99.

Perveq fluturimeve nga Kosova dhe Maqedonia Fly Pegasus ka cmime speciale edhe per destinacionet tjera Evropiane

ISTANBUL – PRISTINA – 29,99 EUR
ISTANBUL – SKOPJE – 29,99 EUR

PRISTINA – ISTANBUL – 39,99 EUR
SKOPJE – ISTANBUL – 39,99 EUR
Read more…

Incoming search terms:

7 comments - What do you think?  Posted by admin - August 24, 2012 at 5:28 pm

Categories: Airlines, Avio Kompanite   Tags: , , , , , , , , , , , , , , , ,

Vas Kosova Tour Operator Oferta Speciale

 

vas-kosova-tour-operator

 

Adresa: Rr. Fehmi Agani, 10000, Prishtine
Tel: +381 (0) 38 550 555
Mob: +377 (0) 44 442 920
rezervo@vas-rks.com

Read more…

Incoming search terms:

2 comments - What do you think?  Posted by admin - June 14, 2012 at 10:05 am

Categories: Vas Kosova   Tags: , , , , , , , ,

Pegasus tash edhe ne Prishtine

Rritja e shpejtë e Pegasus Airlines në Ballkan vazhdon me inkuadrimin e fluturimeve në destinacionin e ri, Prishtinë – Stamboll duke filluar prej vetëm €29.99

Pegasus Airlines fillon me orarin e fluturimeve prej Prishtinës për Stamboll më 17 Tetor 2011. Biletat për Pegasus Airlines, të cilat e rrisin rrjetin e fluturimeve deri tek numri i 49-të në 22 shtete, do të jenë aktive në shitje prej €29.99 (me taksa).

pegasus prishtina - Istanbul per vetem 29.99 €

Relacioni i ri ndërmjet Prishtinës dhe aeroportit Sabiha Gokcen në Stamboll, i cili fillon më 17 Tetor do të operojë tre herë në javë (Hëne, Mërkure dhe Shtune) duke e bërë destinacionin e 30-të Internacional të Pegasus
Për Pegasus:
Pegasus Airlines filloi fluturimin e parë të tij të brendshëm, të planifikuar, me 1 nëntor 2005, duke krijuar dhe implementuar për herë të parë strategjinë e kompanisë së parë Turke “me kosto të ulët” (Low cost airlines). Duke përzgjedhur aeroportin Sabiha Gökçen për aeroportin kryesor dhe shpërndarës, Pegasus Airlines prezenton para publikut turk mënyrën më të lehtë për të fluturuar rehatshëm dhe me kosto të ulët.
Me Pegasus Airlines në vitin 2010 fluturuan mbi 8.6 milion udhëtarë dhe në flotën e saj ka 39 aeroplan, duke përfshirë edhe flotën e saj më të re Izair. Pegasus Airlines ka flotën më të re në Turqi, me moshë mesatare 2.5 vjet të gjeneratës së re Boeing 737-800.
Pegasus Airlines fluturon me orar te regullt në 19 destinacione në Turqi dhe 30 Internacionale nga Turqia dhe mund të rezervohet online në: www.flypgs.com
Destinacionet në Turqi: Adana, Ankara, Antalya, Bodrum, Dalaman, Diyarbakır, Elazig, Gaziantep, Hatay, Istanbul, Izmir, Kayseri, Konya, Malatya, Mardin, Samsun, Sivas, Trabzon, Van.
Destinacionet Internacionale: Amsterdam, Athens, Basel, Beirut, Berlin, Brussels, Bucharest, Donetsk, Dusseldorf, Copenhagen, Cologne, Kharkiv, Krasnodar, London, Marseille, Milan, Munich, North Cyprus (Ercan), Paris, Prishtinë, Rome, Skopje, Sofia, St. Etienne/Lyon, Stockholm, Stuttgart, Tbilisi, Tehran, Vienna, Zurich.
Pas Pegasus Airlines, kompanisë ajrore të themeluar në Turqi në pronësi private e cila u themelua në vitin 1990 qëndron Holding ESAS e familjes Sabançi. Duke qenë aktiv në industrinë e linjave ajrore, ESAS Holding gjithashtu ka një prani aktive në sektorët e shëndetësisë dhe të ushqimit. Pegasus Airlines menaxhohet nga kryetari Ali Sabançi dhe CEO, Sertac Haybat.
Pegasus, i cili vazhdimisht vazhdon të investojë shumë në fushën e sigurisë së fluturimit dhe inovacionit teknologjik dhe për të siguruar fluturimet në kohë për të gjithë udhëtarët e saj, në dy investimet e saj të fundit ka investuar mbi US $22.3m. Pegasus tani posedon simulatorin e ri të fluturimit në Turqi, e cila është në pronësi të vetëm 10% të 582 linjave ajrore të botës, dhe e cila qëndron në qendrën e trajnimit të fluturimeve të Pegasusit. Pegasus gjithashtu është kompania ajrore e parë në botë që implementon sistemin dy anësor të sistemit të komunikimit “Wireless Groundlink End to End Network Solutions”.
Në një botë gjithnjë e në rritje të konkurrencës Pegasus Airlines garon e para si një nga kompanitë më të reja dhe dinamike të
Turqisë. Në prill të vitit 2009 kompania amë e Pegasus, ESAS Holding është bërë akcionare me 16,48% në Air Berlin, kompanisë së dytë ajrore të Gjermanisë dhe e pesta në Evropë, duke e bërë aksionarin më të madh privat. Në fund të vitit 2011 Pegasus filloi fluturimet “codeshare” me Air Berlin duke ju mundësuar udhëtarëve të fluturojnë me Pegasus nga katër qytetet gjermane për në Turqi

Incoming search terms:

28 comments - What do you think?  Posted by admin - September 26, 2011 at 11:02 am

Categories: Agjensionet, Avio Kompanite   Tags: , , , , , ,

Reiseburo Prishtina me oferta

Reisebüro PRISHTINA në bashkëpunim me Reisebüro Kosova nga Viena, ka filluar fluturimet charter në linjën VJENË – PRISHTINË – VJENË, çdo të dielë. Fluturimet realizohen me kompaninë më të njohur austriake AUSTRIAN AIRLINES. Reisebüro PRISHTINA dhe Reisebüro Kosova ju dëshirojnë fluturim të këndshëm!

Oferta ekskluzive per Stamboll ne Prishtina Reisen

4 dite (3 nete)

All Inclusive per vetem 299 EURO

ne cmim perfshihen

Bileta e aeroplanit me taksa

fjetja ne Hotel Hamidiye (4 yje) me mengjes

transferi aeroport-hotel-aeroport

 

 

reiseburo prishtina Read more…

Incoming search terms:

35 comments - What do you think?  Posted by admin - May 12, 2011 at 3:03 pm

Categories: Prishtina Reisen, Reiseburo Prishtina   Tags: ,