Posts Tagged ‘ANP’

Aeroporti luan me aviokompanitë gjermane

Prishtinë. Udhëtarët e njërës nga aviokompanitë më të mëdha gjermane, “Air Berlin”, kanë pritur me orë të tëra të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), duke mos u lejuar të shkojnë në destinacionin e fundit, përkatësisht në Dyseldorf të Gjermanisë.

Fluturimi i “Air Berlin” nga Prishtina për në Dyseldorf zakonisht bëhej në ora 09:00 të mëngjesit, me ç’rast rreth 200 udhëtarë të kësaj kompanie kishin arritur dy orë më herët në Aeroport. Mirëpo, drejtuesit e këtij të fundit në asnjë mënyrë nuk e kishin lejuar aeroplanin të fluturojë para orës 11:00, pavarësisht se nuk kishin të rezervuar ndonjë fluturim tjetër.

Përfaqësuesit e kompanisë gjermane “Air Berlin” ankohen se drejtuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës po i maltretojnë pasagjerët e tyre.

“Drejtuesit e Aeroportit po i maltretojnë pasagjerët e kompanive gjermane. Ajo që ka ndodhur të dielën me kompaninë “Air Berlin”, ditë më parë ka ndodhur edhe me pasagjerët e kompanisë “German Wings”, bën të ditur Remzi Ejupi, drejtor i agjencisë turistike “Eurokoha”, e cila është përfaqësuese e kompanisë gjermane “Air Berlin” në Kosovë.

Ejupi pohon se zyra e koordinatorit të sloteve pranë ANP-së po manipulon me oraret e fluturimeve të aviokompanive dhe si pasojë e kësaj pasagjerët po detyrohen të presin me orë të tëra në terminal.

Sipas tij, Komisioni Evropian(KE) qe dy vjet rresht kërkon nga Zyra e Aviacionit Civil të Kosovës dhe Ministria e Transportit që të mos ketë koordinator të sloteve pranë ANP-së, por të formohet një komitet i sloteve, i cili do të përbëhej nga përfaqësuesit e aviokompanive, mirëpo zyrtarët kosovarë si duket nuk e “çajnë kokën” në lidhje me një kërkesë të tillë të KE-së.

“Komiteti i sloteve do të ishte një organ i pavarur dhe nuk do të varej nga një person, ashtu siç ndodh aktualisht”, potencon Ejupi.

Ai paralajmëron se aviokompanitë gjermane për maltretimet e tilla të pasagjerëve do t’i drejtohen me ankesë edhe Ambasadës Gjermane në Kosovës, Zyrës së Aviacionit Civil, Ministrisë së Transportit dhe institucioneve tjera relevante në vend.

Në anën tjetër, zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje. Zëdhënësi i kësaj kompanie publike, Altin Ahmeti, pasi që është konsultuar me drejtorin Agron Mustafa, ka thënë se drejtori nuk dëshiron të përgjigjet në pyetjet e gazetës, por çuditërisht ka rekomanduar që për këtë çështje të kontaktohet drejtori i agjencisë “Eurokoha”, Remzi Ejupi.

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - August 31, 2011 at 2:56 pm

Categories: Avio Kompanite, Eurokoha   Tags: , , , , , , , , , , ,

Rritet konkurrenca mes aviokompanive, Lufthansa hyn ne Aeroportin e Prishtines

 

Konkurrenca e aviokompanive pritet të bëhet për tregun gjerman dhe italian të fluturimeve ku është koncentruar pjesa më e madhe e bashkëatdhetarëve tanë, treg i cili ende nuk është shfrytëzuar sa duhet.

Risitë më të mëdha të cilat veçohen për sezonin veror të vitit e ardhshëm që fillon ne fund të muajit Mars, është hyrja për herë të parë në treg e aviokompanisë më të madhe gjermane dhe europiane “Lufthansa”, me 4 fluturime të rregullta nga qyteti i Dyseldorfit dhe fluturimet e aviokompanisë sllovene “Adria Airvays” që pritet të startojë me 5 fluturime në ditë për qytete të ndryshme gjermane.

Gjithashtu rritje të numrit të fluturimeve pritet të bëjë dhe gjiganti tjetër British Airways, 6 fluturime në javë direkte me Londrën, Easy Jet me minimum 5 fluturime në javë rregullisht dhe 7 në kohë të sezonit të lartë, Malev që pritet të dyfishoj fluturimet nga 7 në 14 fluturime gjatë javës etj.

“Jemi shumë të kënaqur me interesimin e aviokompanive të reja për të filluar fluturimet  si dhe rritjen e numrit të f Read more…

Incoming search terms:

6 comments - What do you think?  Posted by admin - November 24, 2010 at 9:56 am

Categories: Avio Kompanite, Info Shqip   Tags: , , , , , , ,

Startojne fluturimet e EasyJet, ne dimer rritet numri i fluturimeve

Fluturimi i kësaj kompanie, e cila starton me katër fluturime në javë nga Zvicra në Kosovë, konkretisht dy fluturime nga Baseli dhe dy të tjera nga Gjeneva, shenjon Aeroportin e Prishtinës në hartën e destinacioneve të kësaj kompanie gjigante, duke e kthyer njëkohësisht ANP-në në të vetmin aeroport në regjion ku kompania kryen fluturime.
EasyJet është aviokompania lider në Evropë me çmimet më të lira. Për momentin ka një flotë prej 182 aeroplanësh të angazhuar në 504 destinacione të ndryshme, prezente në 119 aeroporte të 29 vendeve të ndryshme ndërsa vitin e kaluar ka bartur mbi 46 milionë udhëtarë në vitin e kaluar. Read more…

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - October 9, 2010 at 10:41 pm

Categories: Info Shqip   Tags: , , , , , , ,

Airport rises in category landings with only 300 meters visibility

This is due to the large investments that are made throughout this time, which enable aircraft to land in foggy weather and visibility only 300 meters. So far the official limit for planes landing in foggy weather was 700 feet.
 

“Capital investments and completed before the completion of a range of conditions and other safety standards required by local and international regulations in the field of civil aviation, which was officially confirmed by the Civil Aviation Authority of Kosovo after multiple inpektimeve us lets move on to a higher category of operations, from category I of the category II. This allows that during winter season and especially in foggy weather we are operating more and more flexible in relation to aircraft flights. This will greatly help in the relief of tollovive and loss of precious time for passengers, “said Managing Director of PIA, Agron Mustafa. Read more…

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 8:04 pm

Categories: English Info   Tags: , , , , , , ,

Aeroporti ngritet ne kategori, tani aterrimet me vetem 300 metra dukshmeri

Kjo në saje në investimeve të mëdha që janë bërë gjatë gjithë kësaj kohe, të cilat mundësojnë që aeroplanët të aterojnë në mot me mjegull dhe me dukshmëri vetëm 300 metra. Deri tani kufiri limit zyrtar i aterimit për aeroplanët në mot me mjegull ka qenë 700 metra.
 
“Investimet kapitale të përfunduara më parë dhe plotësimi i një varg kushtesh dhe standardesh tjera të sigurisë të kërkuara sipas rregulloreve vendore dhe atyre ndërkombëtare në fushën e aviacionit civil, të cilat u konfirmuan zyrtarisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës pas inpektimeve të shumta, na lejon që të kalojmë në një kategori më të lartë të operimeve, nga kategoria I-rë në kategorinë e II-të. Kjo mundëson që gjatë sezonit dimror dhe veçmas në mot me mjegull të jemi më operativ dhe më fleksibël në raport më fluturimet e aeroplanëve. Kjo do të ndihmojë shumë në evitimin e tollovive dhe humbjen e kohës së çmuar për udhëtarët”, tha Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa. Read more…

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 8:02 pm

Categories: Info Shqip   Tags: , , , , , , ,

Pristina International Airport reached 1 million passangers in September

This statistic represents an increase of over 85 thousand passengers, or in percentage nearly 10 percent more to this nine-month period.
By the end of September of 2009, around 923 thousand passengers passed ANP while the entire year ended with about 1.2 million passengers.
During this year provided that the number of passengers to exceed the figure of 1.3 million passengers, which represents a great achievement considering that only two years in this company, precisely in November 2008 to celebrate for the first time in the company histrorine passing traveler the 1 millionth, having rewarded him with a free ticket and being treated as very special eviniment. Read more…

Incoming search terms:

2 comments - What do you think?  Posted by admin - at 7:14 pm

Categories: English Info   Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Aeroport, udhetari i 1 milionte kaloi ne shtator

Kjo statistike paraqet nje rritje prej mbi 85 mije udhetareve, apo shprehur ne perqindje gati rreth 10 per qind me shume per kete periudhe nentemujore.
Deri ne fund te muajit Shtator te vitit 2009, neper ANP kaluan 923 mije udhetare ndersa i gjithe viti u mbyll me rreth 1.2 milione udhetare.
Gjate ketij viti parashihet qe numri i udhetareve te kaloj shifren prej 1.3 milion pasagjereve, çka paraqet arritje te madhe duke pasur parasysh se vetem para dy viteve ne kete kompani, saktesisht ne Nentor 2008 qe festuar per here te pare ne histrorine e kompanise kalimi i udhetarit te 1 milionte, duke e shperblyer ate me nje bilete falas dhe duke u trajtuar si eviniment shume i veçante. Read more…

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - September 30, 2010 at 6:54 am

Categories: Info Shqip   Tags: , , , , , , , ,