easyJet me fluturime direkte nga Prishtina në Paris

Kompania e mirënjohur low-cost easyJet do të fillojë së operuari fluturimet direkte nga Prishtina në Paris Charles de Gaulle.
Fluturimet do të nisin në datë 2 nëntor dhe do të operohen dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë.
Rezervoni që tani për të përfituar nga çmimet e lira! Cmimet momentalisht fillojne nga 30€ per ne Paris.
EasyJet momentalisht nga Prishtina fluturon per Berlin, Gjeneve dhe Bassel. Max Travel

Një destinacion i ri për përvoja të reja

ANP “Adem Jashari” forcon lidhjet ajrore me Londrën
Programet nxitëse të viteve të fundit si dhe programi i ri i sapo lansuar nga ANP ‘Adem Jashari’ Limak Kosovo i cili ofron zbritje të tarifave të aeroportit deri ne 30%, kanë shtuar interesimin për zhvillim të shërbimeve të reja ajrore nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Zgjidhni nga tre fluturime direkte në javë dhe nisuni për në Londër për disa ditë të paharrueshme në këtë qytet të madh. Shikoni vende interesante, vizitoni muzetë dhe ndieni gumëzhimën moderne të një metropoli të mrekullueshëm, ndoshta ndërsa takoheni edhe me miq.

Fluturimet Prishtinë – Londër – Prishtinë vajtje – ardhje 216 €

Kështu, kompania ajrore sllovene Adria Airways, ka konfirmuar dhe tanimë ka publikuar në sistemin e saj të shitjes hapjen e linjës së re ajrore që lidhë Aeroportin “Adem Jashari” me Aeroportin Luton në Londër, me dy fluturime të rregullta në jave: të Enjëteve dhe të Dielave.

Duke filluar nga data 19 Qershor 2016, fluturimet me nisje nga Prishtine në orën 18:20 orë lokale dhe nisje nga Londra për në Prishtinë në orën 21:30 orë lokale do të operohen nga aeroplan Airbus 319 me kapacitet prej 144 ulësesh.

Poashtu në zhvillim akoma ka iniciativa të reja për fluturime shtesë dhe destinacione të reja që shpresojmë shpejt të konkretizohen.

Londra e cila gjatë kësaj sezone dimërore u shërbye nga Germania me një fluturim në javë në aeroportin Gatwick, gjatë sezonës së verës do të jetë e shërbyer me gjithsejt 4 fluturime në javë: Germania do të ketë 2 fluturime në javë në aeroportin London Gatwick (të Marteve dhe të Premteve) dhe Adria Airways dy fluturime në aeroportin London Luton (të Enjteve dhe të Dieleve).

Smartlynx Airlines me fluturime në Prishtinë

Duke filluar nga gjysma e muajit Dhjetor 2015, kompania ajrore Letoneze Smartlynx Airlines e cila po vazhdon me zgjerimin e tregut, do të vij me një aeroplan shtesë i cili për bazë do të ketë ANP “Adem Jashari” dhe do të realizojë fluturime në disa destinacione nga/për në Prishtinë.

Sipas një deklarate të kompanisë, Kosova Airways është partneri i tyre i ri në Kosovë në terma afatgjatë, e i cili do të jetë përgjegjës për të gjithë kapacitetin e ulëseve të ofruara.

Fluturimet do të realizohen me aeroplan të tipit A320 me një kapacitet prej 180 ulëseve.
Gjatë sezonës dimërore 2015, planifikohet realizmi i gjithsej 225 arritjeve/shkuarjeve me 40,500 ulëse në dispozicion.

Destinacionet që planifikohet të mundësohen nga Smartlynx Airlines janë Basel/Mulhouse, Dusseldorf, Stuttgart dhe Munich.

“Mirëpresim kompanitë ajrore dhe rritjen e numrit te fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës sepse kjo do të mundësojmë shumë zgjedhje për pasagjerët tanë”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të Aeroportit të Prishtinës.

Kosova padit kompaninë “Belle Air”

Kompania e fluturimeve ajrore “Belle Air”, e cila po shkon drejt falimentimit, mund të përballet edhe me një proces gjyqësor me ndjekje penale nga shteti i Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës (MI), që është trashëgimtare e kompetencave edhe në aviacionin civil nga ish-Ministria e Transportit, ka ushtruar kallëzim penal në fund të muajit të kaluar kundër dry drejtuesve ët kësaj kompanie.

Kallëzimi penal të cilin e posedon Gazeta Express është ushtruar nga MI-ja kundër Ilir Xhelos, menaxher i përgjithshëm në këtë kompanie dhe Elio Sallabandës. Continue reading Kosova padit kompaninë “Belle Air”

Aeroporti i Prishtines Anulohen të gjitha fluturimet për shkak të mjegullës

Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, Adem Jashari, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, se për shkak të mjegullës së dendur nuk ka asnjë aterim apo fluturim në këtë aeroport.

Zyrtarja për informim në Aeroportin e Prishtinës, Valentna Gara, thotë se nga dje pasdite e deri më tash nuk ka pasur fluturime. Ajo tregon se një numër i madh i udhëtarëve po presin në ambientet e aeroportit.

“Pasagjerët i udhëzojë që t’i kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore dhe ata merren me secilin rast veç e veç”, thotë Gara

Shkon edhe BelleAir Europe

Aviokompania “Belle Air Europe”, disa ditë pasi nisën të dalin fjalë për falimentimin e saj, ka zyrtarizuar në faqen e saj të internetit këtë fakt.

Në një njoftim për pasagjerët, kompania thotë se gjendet në një situatë të vështirë ekonomike, prandaj edhe është e detyruar “të pezullojë përkohësisht” fluturimet e saja.

“Të dashur pasagjerë, me keqardhje ju njoftojmë se Kompania ajrore Belle Air Europe, e gjendur përpara një situate të vështirë ekonomike, është e detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj. Ju informojmë gjithashtu se edhe kompania ajrore Darwin Airline ka njoftuar se ndërpret fluturimet nga Prishtina për në Zyrih dhe Gjenevë dhe anasjelltas”, thuhet në njoftimin zyrtar të kësaj kompanie.

Kompania më tej jep edhe sqarimet për procedurat e rimbursimit të biletave dhe mbrojtjes së pasagjereve, ku i fton këta të fundit të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:

belleair

E-mail : refunds.ag@flyatt.eu (për agjensitë)
E-Mail : refunds.pax@flyatt.eu (për privatët)
Tel : IT: +390289981882, KS +38138714714, +38138714715, DE: +4921195589737, CH : +41445083300

“Kërkojmë ndjesë për shqetësimin, FLYATT”, përfundon njoftimi zyrtar i “Belle Air Europe”.

Të njëjtën gjë, kompania në fjalë e ka bërë edhe në ueb-faqen e operimeve në Shqipëri.

Në vijim, ju sjellim të plotë njoftimin e publikuar në http://www.belleair.eu/

Të nderuar pasagjerë,

Mbas tetë vite operimesh të susksesshme nga Shqipëria drejt destinacioneve Europiane, kompania Belle Air është e detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet për shkak të situatës së përgjithshme ekonomike, rënies së fuqisë blerëse, reçesionit në tregjet kryesore ku operon, si edhe nga bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të saj.

E gjithë kjo situatë na vendos përpara pamundësisë për të vazhduar operimet. Kompania do të rinisë një proçes ristrukturimi gjatë kësaj periudhe për t’u rikthyer së shpejti me shërbime dhe çmime më të lira në tregun shqiptar.

Në këtë proçes ristrukturimi, Kompania Belle Air fton të gjithë investitorët shqiptarë e të huaj të marrin pjesë për ripërtëritjen e kësaj historie suksesi të biznesit shqiptar.

Me ndihmën e kompanisë Italiane Blue Panorama, ofrojmë mundësinë e mbrojtjes nëpërmjet blerjes së biletës me një çmim tarife mbrojtje të gjithë pasagjerëve me bileta Belle Air, duke filluar nga 25.11.2013 nën markën Low Cost Blu Express të kompanisë Blue Panorama Airlines nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, ofertë që varet nga sasia e vendeve të mbetura në shitje dhe destinacioni i përzgjedhur.

Për të vazhduar procedurat Ju lutemi telefononi në +355 4 2 390 111. Të gjithë pasagjerët qe kanë prerë bileta nëpermjet kartës së kreditit dhe që kerkojnë rimbursimin e biletave, duhet të kontaktojnë me bankat që kanë leshuar këto karta krediti dhe të paraqesin kerkesën së bashku me referencat e biletës. Continue reading Shkon edhe BelleAir Europe

Falimenton BelleAir

Kompania Belle Air, e kontaktuar ka njoftuar se për shkak të “situatës së përgjithshme ekonomike, rënies së fuqisë blerëse, reçesionit në tregjet kryesore ku operon kjo kompani, si edhe bllokimit prej më se 18 ditësh të të gjitha llogarive bankare të kompanisë Belle Air”, kjo kompani është detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj.

Në sqarimin, Belle Air sqaron se gjatë kësaj periudhe kompania Belle Air do të rinisë një proçes ristrukturimi për t’u rikthyer së shpejti me shërbime dhe çmime më të lira në tregun shqiptar.

20:31 – Pas anulimit të fluturimit nga kompania ajrore “Belle Air”, të paktën 200 pasagjerë shqiptarë ndodhen të bllokuar në aeroportin e Veronës në Itali.

Ndërkohë, siç mund të shihet në foton e mësipërme, Aeroporti i Tiranës, ka njoftuar anullimin e fluturimeve të kësaj kompanie nga Bari dhe Bergamo, të caktuara në oraret 22:20 dhe 22:40.

Pasagjerët ndodhen aty prej orës 14:30, ndërsa fluturimi për në Tiranë, që u anulua, ishte shënuar në orën 17:35 minuta.

Gjithashtu, vijnë informacione se ne aeroportet në Bari dhe Bergamo janë në pritje edhe pasagjerët e Belle Air që presin për t’u nisur për Tiranë ndërkohë që udhëtimet janë anuluar.

kemi tentuar të kontaktojë me zyrtarë tëkompanisë por deri më tani nuk ka arritur ndërsa nga numrat e Call Center-it të Belleair, na kanë thënë se “kompania ka njoftuar pasagjerët për anulimet”, pa dhënë detaje për arsyet e anulimit të fluturimeve.

Nuk është hera e parë që Belleair ka përjetuar situata të ngjashme. Edhe muaj më parë, pasagjerët e Belle Air kanë përjetuar anulime të paparalajmëruara të fluturimeve por si duket këtë herë situata është shumë më serioze pasi flitet për 4 milion euro borxhe të kompanisë, shumë kjo që mund ta detyrojë kompaninë të shpallë falimentin.

belle-air_2096924697_n

Fluturimet e dates 13 gusht 2013 nga Prishtina

air-kosova-departures

Belle Air Europe    Prishtina    Basel – Mulhouse    5:00
Belle Air Europe    Prishtina    Dusseldorf    5:00
Croatia Airlines    Prishtina    Zagreb    5:30
Darwin Airline    Prishtina    Zurich    5:50
Corendon Airlines    Prishtina    Antalya    6:00
Adria Airways    Prishtina    Frankfurt    6:10
Austrian Airlines    Prishtina    Vienna    7:10
Freebird Airlines    Prishtina    Antalya    7:30
Darwin Airline    Prishtina    Zurich    8:45
Turkish Airlines    Prishtina    Istanbul    9:05
Turkish Airlines    Prishtina    Antalya    9:40
Belair Airlines    Prishtina    Zurich    10:50
Belle Air Europe    Prishtina    Dusseldorf    11:30
Pegasus Airline    Prishtina    Istanbul S.Gokcen    11:45
Belle Air Europe    Prishtina    Basel – Mulhouse    12:20
Adria Airways    Prishtina    Frankfurt    12:30
Austrian Airlines    Prishtina    Vienna    12:45
EasyJet    Prishtina    Geneva    13:50
EasyJet    Prishtina    Basel    15:35
Adria Airways    Prishtina    Ljubljana    15:55
Scandinavian Airlines    Prishtina    Copenhagen    17:05
Darwin Airline    Prishtina    Geneva    17:15
Edelweiss Air    Prishtina    Zurich    17:45
Belle Air Europe    Prishtina    Hannover    18:10
Belle Air Europe    Prishtina    Basel – Mulhouse    18:20
Scandinavian Airlines    Prishtina    Oslo    19:30
Turkish Airlines    Prishtina    Istanbul    20:40

“Belle Air” kritikohet nga pasagjerët për vonesa

Ishte lodhur e nervozuar nga pritja e gjatë në aeroportin e Cyrihut, Zvicër.Visar Haxhimusa bashkë me dhjetëra pasagjerë të tjerë ankoheshin se kanë mbetur pa udhëtuar nga ai qytet drejt Kosovës për shkak të problemeve që kanë hasur me kompaninë “Belle Air”. Fluturimi ishte anuluar. “Agjencitë duhet paraprakisht të lajmërojnë për anulimin e fluturimit”, thotë Haxhimusa. “Në shekullin 21 të ndodhin këso gjëra është absurde”.

Kështu u ka ndodhur edhe të tjerëve.Edhe një 55-vjeçar, Jahë Kadrijaj, nga Cyrihu, me prejardhje nga Deçani, kishte mbetur në Aeroportin e Cyrihut. “Agjencitë duhet paraprakisht të lajmërojnë për anulimin e fluturimit”.Ai thotë se nuk e ka njoftuar askush. Ai paralajmëroi padi. “Askush nuk tha se do të kompensohet kjo kohë e humbur dhe rruga deri në Gjenevë”, tha Kadrijaj.

Këto vonesa në fluturim dhe shtyrje kanë ndodhur më 26 qershor të këtij viti, në Cyrih. Biletat e blera disa muaj më herët e që ishin kthyese mund të silleshin rreth 250 euro.Vonesa kishte edhe në Prishtinë. Më 17 korrik. Edhe pse ekrani i paralajmërimeve në aeroport tregonte se aterrimi i aeroplanit të avio-kompanisë “Belle Air” duhet të ndodhte në orën 10:45, aeroplani nuk ateroi dhe vonesa nuk u paralajmërua.

belleair air kosova
belle air kosova

Po të njëjtën ditë vonesë pati edhe avio-kompania “Adelways”. Kjo e fundit paralajmëroi pasagjerët për vonesën e aterrimit.Vonesë të fluturimit nga “Belle Air” pati edhe të mërkurën e 24 korrikut, në aeroportin e Prishtinës. Fluturimi që nga Prishtina për në Dusseldorf, Gjermani, ishte dashur të realizohej në ora 11:40 ishte shtyrë për 18:00. Continue reading “Belle Air” kritikohet nga pasagjerët për vonesa

Kosova Airlines fluturimet per 8 10 dhe 11 Maj 2013 [Air Kosova]

8.05.2013 Düsseldorf – Prishtina 89.–EUR
8.05.2013 München – Prishtina 59.–EUR

10.05.2013 Stuttgart – Prishtina 89.–EUR
10.05.2013 Düsseldorf – Prishtina 59.–EUR

11.05.2013 Düsseldorf – Prishtina 59.–EUR
11.05.2013 München – Prishtina 59.–EUR
11.05.2013 Stuttgart – Prishtina 59.–EUR
11.05.2013 Hannover – Prishtina 59.–EUR

 

CALL CENTER 24 STUNDEN
Düsseldorf: +49 (0) 211 17 39 930 Stuttgart: +49 (0) 711 87 03 06 90 München: +49 (0) 89 97 30 66 42
Frankfurt: +49 (0) 69 25 66 760 Vienna: +43 (0)1 319 10 74 Vienna: +43 664 233 63 06
Prishtinë: +381 (0) 38 220 220 Berlin: +49 (0) 30 56 82 14 79 Hannover: +49 (0) 51 13 36 29 09
Hamburg: +49 (0) 40 30 39 47 58 Zürich: +41 (0) 44 315 59 59 /Air Kosova