Montenegro Airlines
Montenegro Airlines
The airline was founded in 1994, a time of difficult political events in the area resulting in the first aircraft (a Fokker 28) not being purchased until 1996.
The first international flight (to Italy) took place in may 1997 and a second Fokker 28 was purchased in 1998.
In 2000, the first Fokker 100 was purchased and by the middle of 2004, 1 million passengers had been transported.
Ajrore u themelua në vitin 1994, një kohë të ngjarjeve të vështira politike në zonën që rezultojnë në një avion të parë (a Fokker 28) nuk u blerë deri më 1996.
Fluturimi i parë ndërkombëtar (në Itali) u zhvillua në maj 1997 dhe një Fokker dytë 28 ishte blerë në vitin 1998.
Në vitin 2000, Fokker parë 100 u ble dhe nga mesi i 2004, 1 milion pasagjerë ishin transportuar.
Incoming search terms:
Categories: Airlines, Avio Kompanite Tags: Italy, Montenegro, Montenegro Airlines
Aeroporti i kaosit Kosove Prishtina
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, është shndërruar në një vend ideal biznesi për aviokomopani të papërgjegjshme, nga vende të ndryshme të botës. Para pak ditësh “Montenegro Airlines”, iku nga Prishtina, duke lënë prapa vetes një borxh prej rreth 500 mijë euro. Ky nuk është rasti i vetëm edhe shumë aviokompani kanë ikur nga ANP-ja pa u ndëshkuar nga askush. Bile këto aviokompani përkundrazi janë favorizuar. Aeroporti i Prishtinës bllokoi me orë të tëra avionin e kësaj kompanie, duke lënë udhëtarët të presin me orë të tëra në Aeroport. Avioni u lejua të fluturojë, pasi që pronarët e “Montenegro Airlines”, paguan rreth 50 mijë euro. Por, menjëherë pas kësaj, ata ndërprenë fluturimin për në Prishtinë, duke e konsideruar si linjë joprofitabile. Por, përveç kësaj, burime të gazetës brenda Aeroportit thonë se edhe aviokompania sllovene “Adria” i ka borxh Aeroportit më shumë së 800 mijë euro. Por, shumë raste të tilla kur janë mashtruar udhëtarët kanë ndodhur edhe me raste të tilla me kompaninë “Aurora”, “Airkosova”, “Tafa air”, “Proner”, “Skënderbeu” Borxhet e mëdha ndaj aeroportit dhe papërgjegjësia ndaj pasagjereve janë dhuratë nga drejtori i Aeroportit, Agron Mustafa, pasi që ai vetë ka kërkuar që të hiqet depozita prej 500 mijë euro, e cila ka shërbyer si garanci për keqpërdorime të mundshme që kanë mundur të bëjnë kompani të papërgjegjshme. Kjo garanci në atë kohë është vënë nga ish-ministri i Transporteve dhe Postë- Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, por drejtori Mustafa përmes presionit të faktorëve ndërkombëtarë në Kosovë e hoqi atë, ku Aeroportit i shkaktoi humbje prej më shumë se një milion euro. Zëdhënësi i Aeroportit të Prishtinës Altin Ahmeti, si gjithmonë mundohet të mohojë problemet që ndodhin në këtë Aeroport. Ai thotë se kompania “Montenegro Airlines” ka filluar ta paguajë borxhin që ka pasur, ndërkaq, sipas tij kompania “Bell Air”nuk i ka asnjë euro borxh Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Si për ironi zëdhënësi Ahmeti thotë se edhe kompania “Adria” është kompani serioze dhe paguan me kohë taksat e Aeroportit. “Kjo kompani ka fluturime të shumta dhe nuk bëhet fjalë për borxhe”, tha zëdhënësi Ahmeti nëpërmjet telefonit. Por, deklaratat e këtij bien ndesh me gjendjen e krijuar në Aeroport, sepse prej kohësh Aeroporti është shndërruar në një “park biznesi” për shumë aviokomopani të papërgjegjshme. Nga ana tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Transporteve dhe Postë-Telekomunikacionit thonë se heqja e taksës, në masë të madhe rrezikon udhëtaret e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, sepse mund të mbesin në rrugë nga kompani të papërgjegjshme. “Duke i marrë parasysh këto ministria e pati vendosur këtë taksë, por atë më pas e hoqi drejtori i Aeroportit”, tha burimi i gazetës brenda Ministrisë. Pos borxheve në secilin sezon kur rritet fluksi i udhëtarëve gjithmonë në aeroport shkaktohen probleme të mëdha, mbesin udhëtarët pa u kthyer prej nga kanë ardhur për shkak të aviokompanive të papërgjegjshme. Skandalet me pasagjerë ndodhin më së shumti gjatë verës dhe në festat e fundvitit, ku oferta të rrejshme i sjellin në Kosovë dhe shumë prej tyre mbesin në aeroport duke mos pasur kush të merret me ta.
Incoming search terms:
- aeroporti prishtin
- aeroporti nderkombetar i prishtines mundesi punesimi
- aeroporti nderkombetar i prishtines adem jashari mundesi punesimi
- si te punsohem ne amerik
- shkup areporti zvicer flughafen
- sa agjensione ne kosov i kemi fluturuse
- rrug per ajroport te prishtines
- londer pamje nga areporti
- krejt agjensionet e kosoves per fluturim
- KONTABILITE BRUKSEL
- info ajroporti prishtin
- gjermani franfurd
- faktoret e aeroportit te prishtines
- airoprti i prishtin
- agjenci fluturuse
- aeroporti prishtina
- Turkish Airlines number telefonit ajroport prishtine
Categories: Avio Kompanite, Info Shqip Tags: Aeroportit Nd, Kosov, Kosove, Montenegro, Montenegro Airlines, Post Telekomunikacionit, Prishtin, Prishtina


