Posts Tagged ‘UNESCO’

Kosova, për t’u vizituar më 2011

Gazeta më e madhe amerikane, New York Times preferon Kosovën si një prej vendeve që duhet vizituar në vitin 2011. Kjo gazetë rekomandon 41 vende në botë që duhet parë këtë vit, dhe e rendit vendin tonë në të 36-n, me këtë arsyetim:

“Para vetëm një dekade, kjo enklavë shqiptare ishte një provincë e trazuar e Serbisë; forcat serbe të Slobodan Milosevicit shkatërruan fshatra dhe qytete dhe vranë mijëra civilë, në kërkim të atyre që luftonin. NATO-ja i dha fund luftimeve, por tensionet vazhduan.

Që kur Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, provoi të nisë gjithçka nga zeroja. Përkundër problemeve dhe kundërthënieve, ka përparim në aspektin e udhëtimit: po ndërtohet një autostradë 1 miliardë dollarëshe, hotelet që ishin pronë e shtetit janë privatizuar dhe ridisejnuar, disa vende historike kanë marrë mbrojtje nga UNESCO, dhe në Aeroportin ndërkombëtar tashmë operon edhe avio-kompania e njohur evropiane, EasyJet. Read more…

Incoming search terms:

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - January 13, 2011 at 2:51 pm

Categories: Info Shqip   Tags: , , , , , ,