Max Travel – Vikend ne Stamboll – Super Oferta

Një ndër qytetet më të vjetra në botë e ndërtuar në mes të dy kontinenteve ku ju mund të shihni një qytet modern perëndimor kombinuar me një qytet tradicional lindor që padyshim ia vlen të vizitohet

Vikend Ne Stamboll

❥ 2 Nete – 3 Dite ne Stamboll
✦ Çmimi: 199€ / per person
 Hotel GREEN PARK TAKSIM 4 ★★★★

⋙ Të Përfshira:

 Bileta e Avionit : Prishtinë – Istanbull- Prishtinë
 Transferi : Aeroport – Hotel – Aeroport
 Akomodimi: 2 netë
 Shërbimi sipas Konceptit BB
 Asistence 24/7 gjatë gjithë kohës
 Fluturim realizohet me Pegasus
 Të gjitha taksat

Sot, Stambolli është një qytet dinamik me një popullsi rreth 17 milionë banorë, është qendër politike dhe komerciale e Ballkanit dhe e Lindjes së Mesme, tërheqës si për biznesmenët, ashtu edhe për turistët!

Vendodhja strategjike e Stambollit, mes Europës dhe Azisë, e ka bërë të jetë një nga qytetet më të rëndësishëm të historisë. Lista e atraksioneve është shumë e gjatë, prandaj po veçojmë disa për ta bërë më të menaxhueshëm itinerarin tuaj
  1. Shën Sofia – Ayasofya
  2. Xhamia e Sulltan Ahmetit
  3. Pallati i Dolmabahçesë
  4. Pallati Topkapi
  5. Kulla Galata

per me shume detaje rreth ketyre atraksioneve ne Stamboll vizitoni Vendet qe Duhet ti vizitoni ne Stamboll

Për këtë qytet, qe pesë herë ka ndryshuar emrin, ka shumë për të folur. Një vizitë në këtë qytet nuk do të lejojë që të zbuloni të gjitha sekretet e tij.

Do të impresionoheni, do të zbuloni, do të ngelni pa fjalë nga bukuria, megjithatë, asnjëherë nuk do të mësoni gjithçka për këtë margaritar të Bosforit.  Çdoherë mbetet diçka për vizitën e ardhshme.

Për rezervime kontakto:

 038 754 754
 049 754 754
 +386 49 754 754 (viber)
email: info@maxtravel.al

EasyJet do të ndaloj operimin e fluturimeve në mes të Parisit Prishtinës

Kompania ajrore Easy Jet do të ndaloj operimin e fluturimeve në mes të Paris-it Aeroportit Charles de Gaull dhe Prishtinës në fillimin e sezonës dimërore 2017/2018 pas nje viti të operimit në kete destinacion.

Kompania e transportit ka nisur këtë rrugëtim Nëntorin e kaluar. Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, dhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ishin ndër udhëtarët që arritën në Sllatinë, me kompaninë ajrore “easyJet”.

Ne ate kohe drejtori gjeneral i Aeroportit te Prishtines deklaroi qe “Me anë të programit stimulues qe u dedikohet kompanive ajrore, kemi arritur që brenda një kohe mjaft të shkurtër të shtojmë disa linja të reja ajrore dhe t’i forcojmë ato ekzistuese. Me formimin e këtyre lidhjeve, ne po tentojmë që t’u japim mundësi më të shumta udhëtarëve tanë, numri i të cilëve po rritet në vazhdimësi”

Gjatë gjithë verës 2017, fluturimet për këtë destinacion do të ishin 1 herë në javë para se ato të rriten në 2 herë në javë nga Shtatori deri në fluturimin e fundit me datë 28 Tetor. Easy Jet e ndali shitjën e biletave për këtë destinacion pas kesaj date , perderisa blerja e biletave do të jetë e mundëshme për të gjitha destinacionet me fluturim nga Prishtina për tërë sezonin e dimirit ( Berlin ,Basel dhe Geneve)

Aeroporti i Prishtines me mbi 1 milion udhetare

Aeroporti ndekrobetare i Prishtines gjate muajit te Korrik e sherbeu udhatarin e milionte dhe krahasuar me vitin e kaluar muaji korrik ka nje rritje pre 12% ndersa per kete vite deri dhe me tani ka nje rritje prej 5.9% ne krahasim me vitin a kaluar.

Month PAX Change (%)
JAN 122844 ▲ 13.5
FEB 108270 ▲ 6.1
MAR 126225 ▲ 9.8
APR 172339 ▲ 13.9
MAY 148212 ▲ 4.0
JUN 144772 ▲ 2.5
JUL 234139 ▲ 12.0

“Parajsa e bardhë”: PAMUKKALE, magjia e pambuktë në Turqi

Ka qenë një herë një vajzë e varfër. Pos që ishte e varfër, ishte edhe shumë e shëmtuar. Nuk ankohej për shkak të varfërisë, por kur u rrit dhe u bë për martesë, meqë nuk kishte asnjë ofertë, vendosi të bëjë vetëvrasje. Hipi në shkëmbin më të lartë të Pamukkalasë dhe – bëri një hap përpara. Ra mu në mes të një të çare (thellësie) plot me ujë dhe sedimente. Dhe, mu andejpari kaloi një djalosh, i ri dhe i pashëm, nga Denizli – provincë a afërt. Vrapoi në basen, gjeti vajzën të lënduar rëndë, të pavetëdije, por shumë të bukur. E hodhi mbi kalë, e çoi në kështjellë të babait të tij, e shëroi derisa u këndell tërësisht, pastaj u martua me të dhe jetuan në harmoni deri në fund të jetës. Që nga atëherë Pamukkalaja është vend për të gjithë ata që kërkojnë bukuri dhe këndellje. (Por që nuk është e domosdoshme të hidhesh nga shkëmbi).

Continue reading “Parajsa e bardhë”: PAMUKKALE, magjia e pambuktë në Turqi

Fakte që duhet t’i dini rreth Dubait

Dubai është një nga vendet më të pëlqyera dhe me zhvillimin ekonomik më të habitshëm në shekullin e 21. Është global dhe po rritet në shkallë të gjerë. Vetë bota në të cilën po zhvillohet ky vend, po e bën një pikë referimi për biznes dhe turizëm në Lindjen e Mesme. Duket sikur projektet e përmirësimit nuk kanë të sosur në këtë vend.

Faktet

Një nga çdo katër vinça në botë gjendet në Dubai. Pronat e paluajtshme po rriten aq shpejt në Dubai, saqë rreth 24 për qind e vinçave në tokë ndodhen në këtë vend.

Për të ndërtuar ishujt artificialë të Palmës, Dubai importoi mjaftueshëm rërë për të mbushur 2.5 ndërtesa ‘Empire State’. Ndërtimi i Ishujve të Palmës kërkoi 94 milionë metër kub rërë. Ndërtesa ‘Empire State’ është 37 milionë metër kub.

Burj Al Arab përdor mjaftueshëm ar brenda, aq sa mund të mbulohen 46,265 piktura të Mona Lizës. Ambientet e brendshme të Burj Al Arab janë dekoruar me rreth 1790 metra katrorë ar 24 karat.

Forcat e policisë së Dubait shpenzojnë më shumë në çdonjërën prej supermakinave të tyre sesa kushton shkollimi universitar i një personi në SHBA. Policia e Dubait përdor makina të hatashme për t’u bërë përshtypje turistëve dhe për të treguar klasin e vet. Ndër këto makina përfshihen Ferrari, Lamborxhini dhe Aston Martin One-77.

Rreth 85 për qind e turistëve janë të huaj. Shumica e tyre vijnë nga India, Pakistani dhe Bangladeshi për të punuar në tregun e pronave të paluajtshme. Ata gjejnë punë, por grupet e të drejtave të njeriut kërkojnë reforma urgjente, pasi ata jetojnë në kushte të mjerueshme dhe nuk gëzojnë garanci në punë.

Në Dubai, robotët 300 dollarësh po zëvendësojnë punën e paligjshme të fëmijëve në garat e deveve. Këto të fundit janë një industri që vlerësohet se sjell qindra miliona dollarë fitim. Për shkak se fëmijët janë mjaftueshëm të vegjël për të qëndruar mbi deve, sporti shkaktoi trafikimin e fëmijëve nga Azia Jugore dhe Afrika.

Burj Khalifa është aq e gjatë saqë disa banorë duhet të presin më gjatë për të ngrënë mëngjesin gjatë Ramazanit. Ndërtesa është rreth një milje e gjatë dhe ka 160 kate. Ata që jetojnë në katin e 150 e sipër, jetojnë aq lart sa mund ta shohin diellin më gjatë.

Nëse Burj Khalifa do ishte në Freiburg, Gjermani do mund të shihej nga Strasburg, Francë. Ndërtesa është e dukshme edhe 95 km larg. Largësia midis Freiburg dhe Strasburgut është 86.4 km.

Dyzet për qind e shitjes së arit në 2013 ndodhi në Dubai. I gjithë ari së bashku peshoi më shumë se 354 elefantë. Në 2013, 70 miliardë dollarë ar u shitën, me një peshë prej 2250 tonë. Një elefant afrikan peshon rreth 2268 deri 6350 kg.

Dubai planifikon të ndërtojë një ‘qytet’ me klimë të kontrolluar, që do të jetë 4.45 km katrorë, me trotuare me ajër të kondicionuar që lidhin seksione të ndryshme të pikave turistike së bashku. Kjo është gati dy herë më shumë se Monako, që është 2.02 km katrorë.

Në 2013 pati më shumë turistë në Dubai sesa njerëz që jetonin në Shenzhen. Dubai po e transformon veten në një qytet që drejtohet nga turizmi. Në 2013, Dubai pati mbi 11 milionë turist të regjistruar në hotele. Popullata e Shenzhen është rreth 10 milionë dhe është qyteti i 12 më i populluar në botë.

Burj Al Arab konsiderohet një hotel me 7 yje dhe është hoteli i katërt më i gjatë në botë. Megjithatë, 39 për qind e hotelit është i pabanuar dhe konsiderohet një hapësirë e çuar dëm.

Për më tepër, suita mbretërore në Burj Al Arab kushton rreth 20,000 dollarë nata. Me aq para mund të blihen 10 kompjuterë të shtrenjtë.

Dubai prodhon mjaftueshëm naftë sa për të mbushur rreth 4.5 pishina olimpike në ditë. Prodhimi shkon nga 50,000 në 70,000 fuçi në ditë, që është 11,000 metra kub. Në vitin 1991, Dubai prodhonte 400,000 fuçi në ditë.

Ja pse duhet t’i vizitoni Maldivet të paktën një herë në jetë

Të gjithë kemi qejf të udhëtojmë, të përjetojmë kultura të ndryshme, vende, kuzhina dhe pamje.

Shumë prej nesh ëndërrojmë që të pushojmë në një ishull parajsë ku ka ujë të pastër të kaltër dhe mot të mirë.

Në jugperëndim të Indisë ndodhet një vend i tillë. Maldivet janë një koleksion ishujsh që ofrojnë përvoja mahnitëse tropikale.

Nëse nuk jeni i njohur me magjinë ose bukurinë e këtij vendi të pabesueshëm, atëherë shikoni këto foto më poshtë për ta parë se sa përrallor është.

  • Ky ishull përbëhet nga më shumë se 1190 Ishuj koral në 26 Atollët e saj
  • Alkooli është i disponueshëm vetëm në resorte dhe hotelet
  • Maldives eshte shteti me i vogel Musliman
  • Një nga destinacionet më të sigurta në botë

Oferte: Amelia Beach Resort – 449 €

AMELIA BEACH RESORT 5 ★★★★★
⋙ Ultra All Inclusive | SIDE
✦ Çmimi: 449€ – 7 netë
✦ Nisja: 1/Qershor/2017
🔴 Bone Share dhe Fito Falas – Sigurim Shendetesor
┏━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━┐
⋙ Të Përfshira:
✔ Bileta e Avionit : Prishtinë – Antalya – Prishtinë
✔ Transferi : Aeroport – Hotel – Aeroport
✔ Akomodimi: 7 netë
✔ Shërbimi sipas Konceptit Ultra AIl Inclusive
✔ Asistence 24/7 gjatë gjithë kohës
✔ Fluturim direkt
✔ Të gjitha taksat
┖━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━┛
🔴 Bone Share dhe fito Falas – Sigurim Shendetesor
Për rezervime kontakto:
038 754 754
049 754 754
+386 49 754 754 (viber)
email: info@maxtravel.al

Ofertat per nisje me 1 Qershor – Per Person 7 Nete

Ofertat per nisje me 1 Qershor – Per Person 7 Nete

  1. SENZA THE INN Ultra All Inclusive Alanya – 379 €
  2. GRAND PRESTIGE Ultra All Inclusive Side – 409 €
  3. CRYSTAL ADMIRAL Ultra All Inclusive Side – 439 €
  4. SENSITIVE PREMIUM Ultra All Inclusive Belek – 459 €
  5. AMELIA BEACH RESORT Ultra All Inclusive Side – 459 €
  6. STARLIGHT RESORT Ultra All Inclusive Side – 489 €
  7. BELEK BEACH HOTEL Ultra All Inclusive Belek – 499 €
  8. SORGUN BOSPHORUS HOTEL * All Inclusive Side – 509 €
  9. ROYAL ALHAMBRA Ultra All Inclusive Side – 569 €
  10. ROYAL SEGINUS Ultra All Inclusive Antalya – 589 €
  11. ADAM & EVE Ultra All Inclusive Belek – 699 €
  12. MARDAN PALACE Ultra All Inclusive Antalya – 729 €
  13. DELPHIN BE GRAND Ultra All Inclusive Antalya – 819 €
  14. VOYAGE BELEK Ultra All Inclusive Belek – 879 €
  15. RIXOS SUNGATE Ultra All Inclusive Kemer – 919 €
  16. CALISTA LUXURY RESORT Ultra All Inclusive Belek – 1049 €

┏━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━┐
⋙ Të Përfshira:
✔ Bileta e Avionit : Prishtinë – Antalya – Prishtinë
✔ Transferi : Aeroport – Hotel – Aeroport
✔ Akomodimi: 7 netë
✔ Shërbimi sipas Konceptit Ultra AIl Inclusive
✔ Asistence 24/7 gjatë gjithë kohës
✔ Fluturim direkt
✔ Të gjitha taksat
┖━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━┛
🔴 Bone Share dhe fito Falas – Sigurim Shendetesor
Për rezervime kontakto:
 038 754 754
 049 754 754
 +386 49 754 754 (viber)
email: info@maxtravel.al

Oferte: 8 Marsi ne Stamboll per vetem 299€


🌹
Nje dhurate shume te vecante per 8 Mars 🌹
❥ 4 Nete ne Antalya Ultra All Inclusive
✦ Çmimi: 299€ / per person
✦ Titanic Beach LARA 5 ★★★★★ UAI

Oferta per 8 Mars ne Stamboll per vetem 299€

🔴 Bone Share fito Falas – Sigurim Shendetesor

┏━━━━━━━━━━━━━━━━━━┐
⋙ Të Përfshira:
✔ Bileta e Avionit : Prishtinë – Antalya – Prishtinë
✔ Transferi : Aeroport – Hotel – Aeroport
✔ Akomodimi: 4 netë
✔ Shërbimi sipas Konceptit Ultra All Inclusive
✔ Asistence 24/7 gjatë gjithë kohës
✔ Fluturim realizohet me Pegasus
✔ Të gjitha taksat
┖━━━━━━━━━━━━━━━━━━┛
┏━━━━━━━━━━━━━━━━━━┐
⋙ ULTRA All Inclusive
🔴 Nisja: 06.03.2017
🔴 Kthimi 10.03.2017
┖━━━━━━━━━━━━━━━━━━┛


🔴
Bone Share fito Falas – Sigurim Shendetesor

Për rezervime kontakto:

038 754 754
049 754 754
+386 49 754 754 (viber)
email: info@maxtravel.al

Rritje e madhe e udhëtarëve nga aeroportet e Maqedonisë, ja sa njerëz kanë fluturuar nga Shkupi dhe Ohri

Gjithsej 1.794.376 udhëtarë në vitin 2016 kanë udhëtuar përmes dy aeroporteve të Maqedonisë “Aleksandri i Madh” në Shkup dhe “Shën Apostull Pali” në Ohër që është 15 për qind më shumë në krahasim me vitin 2015, kur janë evidentuar 1.560.381 udhëtarë, njofton “TAV Maqedoni”, përcjell MIA.
Kompania njofton edhe se është rritur numri i operacioneve për 8,9 për qind, duke arritur gjithsej 16.883 fluturime.

“Jemi të kënaqur që arritëm rritje dyshifrore të numrit të udhëtarëve në nivel vjetor, më e lartë nga mesatarja e BE-së dhe nga mesatarja në rajon. Edhe në vitin 2017 do të vazhdojmë në këtë drejtim, duke i përqëndruar qëllimet tona kryesore në zgjerimin e rrjetit të linjave nga aeroportet në Shkup dhe Ohër, duke bashkëpunuar me Qeverinë, me të gjithë institucionet e involvuara kompetente për aviacionin dhe me kompanitë ajrore”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedoni” Alper Ersoj.

Sipas të dhënave për komunikacionin rrugor, Stambolli (me dy aeroportet “Ataturk” dhe “Sabiha Gokçen”) është destinacioni më frekuentues nga Aeroporti “Aleksandri i Madh” në vitin 2016, me 12,6 për qind pjesë tregu, pastaj pasojnë Cyrihu me 10,2, Vjena me 6,3, bazeli me 5, Malme me 4,8 dhe Londra me 4,3 për qind.

Lidhur me pjesën e kompanive ajrore në komunikacionin rrugor, Wizz Air ka transportuar numër më të madh të udhëtarëve, 54,8 për qin, ndërsa pastaj pasojnë Turkish Airlines, Austrian Airlines, Germania Flug, Pegasus Airlines dhe Edelweiss.

Dita më e frekuentuar në aeroportin e Shkupit në vitin 2016 ka qenë 12 gushti kur kanë udhëtuar 5.641 udhëtarë, ndërsa numri i përgjithshëm i lëvizjeve të aeroplanëve ka qenë 50, ndërsa pastaj edhe 21 korriku kur gjithsej 5.604 udhëtarë janë transportuar për një ditë me gjithsej 51 lëvizje të aeroplanëve.

Kargo-komunikacioni në aeroportin në Shkup ka rritje të konsiderueshme prej 10,9 për qind në vitin 2016 me gjithsej 3.090 tonë dërgesa të transportuara me aeroplan. Sipas “TAV Maqedoni”, kjo rritje kryesisht është meritë e eksportit të rritur të mallrave, por edhe të popullarizimit të porosive individuale përmes internetit të transportuara përmes rrugës ajrore.

“Viti i kaluar 2016 ka qenë vit shumë i suksesshëm për rritje të komunikacioni në aeroportin në Ohër, ku numri i udhëtarëve është rritur në 39,2 për qind në nivel vjetor, për çfarë arsye Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (Airports Council International – ACI) në disa kuartale të njëpasnjëshme e shpalli “Shën Apostull Palin” për aeroport me rritje më të shpejtë në kategorinë e tij”, informon kompania