Aeroport, udhetari i 1 milionte kaloi ne shtator

Kjo statistike paraqet nje rritje prej mbi 85 mije udhetareve, apo shprehur ne perqindje gati rreth 10 per qind me shume per kete periudhe nentemujore.
Deri ne fund te muajit Shtator te vitit 2009, neper ANP kaluan 923 mije udhetare ndersa i gjithe viti u mbyll me rreth 1.2 milione udhetare.
Gjate ketij viti parashihet qe numri i udhetareve te kaloj shifren prej 1.3 milion pasagjereve, çka paraqet arritje te madhe duke pasur parasysh se vetem para dy viteve ne kete kompani, saktesisht ne Nentor 2008 qe festuar per here te pare ne histrorine e kompanise kalimi i udhetarit te 1 milionte, duke e shperblyer ate me nje bilete falas dhe duke u trajtuar si eviniment shume i veçante.
“Vetem per dy vite kemi nje rritje prej gati 400 mije udhetareve gje qe perben veçanti jo vetem per regjionin por dhe me gjere. E gjithe kjo u arrit ne saje te punes se madhe te te gjithe punetoreve te ANP-se, duke krijuar kushte per shtimin e konkurrences ne mes aviokompanive me sjelljen e aviokompanive te reja ne treg, çka normalisht solli renjen e çmimit te biletave dhe automatikisht rritjen e numrit te udhetareve, tha Drejtori Menaxhues i Aeroportit Nderkombetar te Prishtines”, Agron Mustafa.
Sipas tij, renja e çmimit te biletave gjate ketyre dy viteve ka mundur te verehet nga secili bashkeatdhetar.
“Para ca ditesh degjova nje histori interesante. Nje qytetar i yni qe jeton ne Prishtine  dhe ka gruan zviceriane ja beri surprize gruas se tij per ditelindjen e saj, pa e ditur ajo me pare, sjelljen ne Kosove ne menyre te befasishme te nenes dhe dy shoqeve te saja si dhurate per ditelindje. E gjitha kjo per vetem 300 franka me njeren prej aviokompanive prezente ne ANP. Deri para disa kohes kjo ka qene e pamundur dhe do te kushtonte mijera euro”, pohoi Drejtori Mustafa, duke ilustruar nje shembull te renjes se çmimit te biletave dhe duke thene se raste te tilla ka shume. 
Ndersa, numri i fluturimeve krahasuar me periudhen paraprake te vitit te kaluar eshte rritur per rreth 6 perqind, apo shprehur ne numra, gjate ketyre 9 muajve jane realizuar 4642 fluturime nga 4383 fluturime qe ishin realizuar nje vit me pare.
“Rritja e vazhdueshme e numrit te udhetareve dhe fluturimeve, si dhe potenciali qe ky numer te shkoje pa problem deri ne 2 milione udhetare brenda nje kohe te shkurter me te njejtat kapacitete qe kemi, ishte faktori kryesor qe erdhi nje oferte shume e mire per koncesion nga ana e nje kompanie private, siç ishte ajo e kompanise konzorciumit turko-françez, Limak-Aeroport de Lyon e cila ka ofruar mesatarisht per Republiken e Kosoves rreth 39 perqind te te hyrave bruto dhe investimin e me shume se 100 milion eurove gjate 20 viteve te ardhshme. Keto investime jane teper te nevojshme dhe duhet te kryhen ne menyre sa me emergjente pasi siç e din i gjithe publiku, stafi i ANP-se punon ne kushte jo te zakonshme dhe infrastrukture jo te pershtatshme per te perballuar kete numer te madh te udhetareve. Na eshte dashur dhe ende vazhdojme te bejme improvizime ne menyre qe udhetaret te trajtohen sa me mire qe mundemi”, perfundoi Drejtori Menaxhues, Agron Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *