EasyJet do të ndaloj operimin e fluturimeve në mes të Parisit Prishtinës

Kompania ajrore Easy Jet do të ndaloj operimin e fluturimeve në mes të Paris-it Aeroportit Charles de Gaull dhe Prishtinës në fillimin e sezonës dimërore 2017/2018 pas nje viti të operimit në kete destinacion.

Kompania e transportit ka nisur këtë rrugëtim Nëntorin e kaluar. Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, dhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ishin ndër udhëtarët që arritën në Sllatinë, me kompaninë ajrore “easyJet”.

Ne ate kohe drejtori gjeneral i Aeroportit te Prishtines deklaroi qe “Me anë të programit stimulues qe u dedikohet kompanive ajrore, kemi arritur që brenda një kohe mjaft të shkurtër të shtojmë disa linja të reja ajrore dhe t’i forcojmë ato ekzistuese. Me formimin e këtyre lidhjeve, ne po tentojmë që t’u japim mundësi më të shumta udhëtarëve tanë, numri i të cilëve po rritet në vazhdimësi”

Gjatë gjithë verës 2017, fluturimet për këtë destinacion do të ishin 1 herë në javë para se ato të rriten në 2 herë në javë nga Shtatori deri në fluturimin e fundit me datë 28 Tetor. Easy Jet e ndali shitjën e biletave për këtë destinacion pas kesaj date , perderisa blerja e biletave do të jetë e mundëshme për të gjitha destinacionet me fluturim nga Prishtina për tërë sezonin e dimirit ( Berlin ,Basel dhe Geneve)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *