Rritje e madhe e udhëtarëve nga aeroportet e Maqedonisë, ja sa njerëz kanë fluturuar nga Shkupi dhe Ohri

Gjithsej 1.794.376 udhëtarë në vitin 2016 kanë udhëtuar përmes dy aeroporteve të Maqedonisë “Aleksandri i Madh” në Shkup dhe “Shën Apostull Pali” në Ohër që është 15 për qind më shumë në krahasim me vitin 2015, kur janë evidentuar 1.560.381 udhëtarë, njofton “TAV Maqedoni”, përcjell MIA.
Kompania njofton edhe se është rritur numri i operacioneve për 8,9 për qind, duke arritur gjithsej 16.883 fluturime.

“Jemi të kënaqur që arritëm rritje dyshifrore të numrit të udhëtarëve në nivel vjetor, më e lartë nga mesatarja e BE-së dhe nga mesatarja në rajon. Edhe në vitin 2017 do të vazhdojmë në këtë drejtim, duke i përqëndruar qëllimet tona kryesore në zgjerimin e rrjetit të linjave nga aeroportet në Shkup dhe Ohër, duke bashkëpunuar me Qeverinë, me të gjithë institucionet e involvuara kompetente për aviacionin dhe me kompanitë ajrore”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedoni” Alper Ersoj.

Sipas të dhënave për komunikacionin rrugor, Stambolli (me dy aeroportet “Ataturk” dhe “Sabiha Gokçen”) është destinacioni më frekuentues nga Aeroporti “Aleksandri i Madh” në vitin 2016, me 12,6 për qind pjesë tregu, pastaj pasojnë Cyrihu me 10,2, Vjena me 6,3, bazeli me 5, Malme me 4,8 dhe Londra me 4,3 për qind.

Lidhur me pjesën e kompanive ajrore në komunikacionin rrugor, Wizz Air ka transportuar numër më të madh të udhëtarëve, 54,8 për qin, ndërsa pastaj pasojnë Turkish Airlines, Austrian Airlines, Germania Flug, Pegasus Airlines dhe Edelweiss.

Dita më e frekuentuar në aeroportin e Shkupit në vitin 2016 ka qenë 12 gushti kur kanë udhëtuar 5.641 udhëtarë, ndërsa numri i përgjithshëm i lëvizjeve të aeroplanëve ka qenë 50, ndërsa pastaj edhe 21 korriku kur gjithsej 5.604 udhëtarë janë transportuar për një ditë me gjithsej 51 lëvizje të aeroplanëve.

Kargo-komunikacioni në aeroportin në Shkup ka rritje të konsiderueshme prej 10,9 për qind në vitin 2016 me gjithsej 3.090 tonë dërgesa të transportuara me aeroplan. Sipas “TAV Maqedoni”, kjo rritje kryesisht është meritë e eksportit të rritur të mallrave, por edhe të popullarizimit të porosive individuale përmes internetit të transportuara përmes rrugës ajrore.

“Viti i kaluar 2016 ka qenë vit shumë i suksesshëm për rritje të komunikacioni në aeroportin në Ohër, ku numri i udhëtarëve është rritur në 39,2 për qind në nivel vjetor, për çfarë arsye Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (Airports Council International – ACI) në disa kuartale të njëpasnjëshme e shpalli “Shën Apostull Palin” për aeroport me rritje më të shpejtë në kategorinë e tij”, informon kompania

Aeroporti Adem Jashari ne vitin 2016 pati 1.75 milion udhetare

Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve dhe marketingut ka folur për zhvillimet e fundit në këtë aeroport pas përkeqësimit të motit nga e enjta e javës së kaluar. “Erërat e forta ndikuan që të enjten të ndalen operimet, ndërkaq të premten janë anuluar 20 fluturime kurse kanë fluturuar 17 sosh, të shtunën kemi pasur 84 vajtje ardhje me 11 mijë pasagjer, po ashtu sot kemi 32 vajtje e ardhje”, ka thënë Hyseni.

Se kush duhet ta marr përgjegjësinë për anulim të fluturimeve, Hyseni ka bërë me dije se, kjo çështje është e rregulluar me norma ligjore ndërkombëtare jo vetëm në Kosovë.

Sipas tij, kompanitë ajrore janë përgjegjëse, madje kur ka kushte atmosferike dhe s’mund të ketë fluturime kompania është e obliguar që në opsionin e parë duhet t’i akomodojë udhëtarët e më pas t’u krijojë kushte për fluturime. “Aktualisht jemi kthyer në normalitet, sot janë 32 fluturime vajtje- ardhje me rreth 4000 pasagjerë”, ka thënë ai në emisionin e mëngjesit në RTK.

Ndërsa rreth pastrimit të pistave dhe përgatitjes për fluturime e aterime, Hyseni ka thënë se kompania përgjegjëse për aeroportin ka bërë investime të jashtëzakonshme.

“LIMAK ka bërë investime në infrastrukturë dhe kemi pajisje për pastrimin e pistave, po ashtu edhe personeli është në gjendje gatishmërie. Mjegullua është një faktor që na shkakton probleme por me gjasë sivjet e ka kursyer aeroportin”, tha ai. Sipas tij, viti 2016 ka qenë një vit rekord për ANP-në rreth 1 milion e 750 mijë udhëtar, dhe ka një rritje prej 12.5 për qind. “Sa na përket neve që kompanitë të rrisin numrin e fluturimeve, ne kemi bërë disa zbritje të taksave në aterime e gjëra tjera, pra ne i kemi stimuluar në këtë drejtim”, tha ai.

Oferte: Shen Valentini ne Stamboll per vetem 209 €

💘 Nje dhurate te vecante per Shen Valentin 💘
❥ 2 Nete – 3 Dite ne Stamboll
✦ Çmimi: 209 € / per person
Hotel GRAND GULSOY 4 ★★★★

Shen Valentini ne Stamboll 

┏━━━━━━━━━━━━━━━━━━┐
⋙ Të Përfshira:
✔ Bileta e Avionit : Prishtinë – Istanbull- Prishtinë
✔ Transferi : Aeroport – Hotel – Aeroport
✔ Akomodimi: 2 netë
✔ Shërbimi sipas Konceptit BB
✔ Asistence 24/7 gjatë gjithë kohës
✔ Fluturim realizohet me Pegasus
✔ Të gjitha taksat
┖━━━━━━━━━━━━━━━━━━┛
┏━━━━━━━━━━━━━━━━━━┐
⋙ All Inclusive Night
✔ 14.02.2017 TURKISH NIGHT (All Inclusive)
✔ Darka ne Anije 19:00-00:00
✔ Transfer nga Hoteli ne Anije
✔ Transfer nga Anija ne Hotel
┖━━━━━━━━━━━━━━━━━━┛

🔴
Falas – Sigurim Shendetesor

Për rezervime kontakto:
038 754 754
049 754 754
+386 49 754 754 (viber)
email: info@maxtravel.al

Ofertat per fluturime ne Dhjetor 2016

❄️❄️❄️ Oferta per nisje nga Prishtina #Dhjetor ❄️❄️❄️

💫 Prishtinë ✈ Paris €63
💫 Prishtinë ✈ Gjenevë €58
💫 Prishtinë ✈ Basel €58
💫 Prishtinë ✈ Oslo €76
💫 Prishtinë ✈ Stamboll €60
💫 Prishtinë ✈ Dusseldorf €85
💫 Prishtinë ✈ Munich €85
💫 Prishtinë ✈ Zurich €87
💫 Prishtinë ✈ Frankfurt €97
💫 Prishtinë ✈ Stuttgart €70
💫 Prishtinë ✈ London €110
💫 Prishtinë ✈ Bruksel €90

💧 (Ofertat jane nje drejtim dhe vlejne per disa data te muajit Dhjetor)

🌴Oferta per nisje nga Shkupi ne #Dhjetor

❣️ Shkup ✈ Friedrichshafen €10
❣️ Shkup ✈ Barcelone €36
❣️ Shkup ✈ Dortmund €46
❣️ Shkup ✈ Memmingen €41
❣️ Shkup ✈ Hanover €36
❣️ Shkup ✈ Nuremberg €31
❣️ Shkup ✈ Berlin €46
❣️ Shkup ✈ Bratislave €36
❣️ Shkup ✈ Bruksel €41
❣️ Shkup ✈ Cologne €41
❣️ Shkup ✈ Copenhagen €41
❣️ Shkup ✈ Paris €36
❣️ Shkup ✈ Eindhoven €51
❣️ Shkup ✈ Frankfurt €41
❣️ Shkup ✈ Gothenburg €41
❣️ Shkup ✈ Hamburg €41
❣️ Shkup ✈ Stockholm €41
❣️ Shkup ✈ Londer €36
❣️ Shkup ✈ Malmo €41
❣️ Shkup ✈ Basel €41
❣️ Shkup ✈ Bergamo €30
❣️ Shkup ✈ Treviso €36
❣️ Shkup ✈ Oslo €41
💧(Ofertat nje drejtim dhe per data te caktuar te muajit Dhjetor )
🎈Prishtine –Dusseldorf €119 v/a
(Nisja 21,24 Dhjetor-kthimi 4,8 Janar)

🎈Prishtine –Munich €132 v/a
(nisja 14,16,21,23 Dhjetor – Kthimi dt 4,6,7,8 Janar )

🎈Prishtine – Stuttgart €120 v/a
(nisja dt , 21,24 Dhjetor – kthimi dt 4,7,8,11 Janar)

🎈Tirane –Londer €155 v/a
(nisja 20,21 Dhjetor-kthimi 1,4,5 Janar)

(Ofertat vajtje-ardhje vlejne per periudhen e Vitit te Ri )

Perfshihet:
1. Të gjitha taksat
2. Bagazhet ne varesi te kompanise ajrore.

Për rezervime kontakto:
☎ 038 754 754
☎ 049 754 754
☎ 049 668 400
☎ +386 49 754 754 (viber)
email: info@maxtravel.al

VITI I RI NE ANTALYA 2017

Viti i Ri ne Antalya  – 2017

Pritja e vitit te ri 2017 ne nje ambient te veqante
SPICE HOTEL & SPA  – Çmimi: 399€ – Belek
DELPHIN IMPERIAL – Çmimi: 439€ – Antalya

⋙ULTRA All Inclusive
✦ Nisja me 30/Dhjetor
✦ Kthimi me 2/Janar

┏━━━━━━━━━━━━━━━━━━━┐
⋙ Të Përfshira:
✔ Bileta e Avionit : Prishtinë – Antalya – Prishtinë
✔ Transferi : Aeroport – Hotel – Aeroport
✔ Akomodimi: 3 netë
✔ Galla Night eshte e perfshire ne cmim
✔ Shërbimi sipas Konceptit ULTRA AIl Inclusive
✔ Asistence 24/7 gjatë gjithë kohës
✔ Fluturimi me Pegasus permes Stambollit
✔ Të gjitha taksat
┖━━━━━━━━━━━━━━━━━━━┛

Me 30 Dhjetor 2016: Paraqitja në Aeroportin e Prishtines duhet të bëhet 2 orë para nisjes së aeroplanit. Fluturimi për në Stamboll. Nisja në 05.00

Për rezervime kontakto:

038 754 754
049 754 754
049 668 400
+386 49 754 754 (viber)
email: info@maxtravel.al

 

Përjetoni emocionet e ndeshjes TURQI – KOSOVË ne Antalya

Përjetoni emocionet e ndeshjes TURQI – KOSOVË 🇽🇰
⋙Ultra All Inclusive | ANTALYA
Kervansaray Lara 5* UAI – Hotel Info –
✦ Çmimi: 299€ – 2 netë / 3 Dite
➡️ Nisja me 11/Nentor/2016
➡️ Kthimi me 13/Nentor/2016
⚠️ Numri eshte i limituar / Rezervo sa me heret

Ndeshje mes Turqisë dhe Kosovës do të luhet në qytetin e Antalias, respektivisht në “Antalya Stadyum”, duke filluar nga ora 20:00.

Stadiumi i ri përdoret nga skuadra e Super Ligës turke, Antalyaspor, i ndërtuar në vitin 2015 dhe ka kapacitet për 32 mijë e 539 vende mundesuar nga max Travel
┏━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━┐
⋙ Të Përfshira:
✔ Bileta e Avionit : Prishtinë – Antalya – Prishtinë
✔ Transferi : Aeroport – Hotel – Aeroport
✔ Akomodimi ne Kervansaray Lara 5* UAI
✔ Akomodimi: 2 netë
✔ Shërbimi sipas Konceptit Ultra AIl Inclusive
✔ Bileta per Loje
✔ Transferi Hotel – Stadion – Hotel
✔ Asistence 24/7 gjatë gjithë kohës
✔ Fluturim realizohet permes Istanbull-it
➡️ Prishtine – Istanbull – Antalya ↩️
➡️ Antalya – Istanbull – Prithsine
✔ Të gjitha taksat
┖━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━┛
Për rezervime kontakto:
☎ 038 754 754
☎ 049 754 754
☎ 049 668 400
☎ +386 49 754 754 (viber)
email: info@airkosova.net

#Forcakosova

Wizz Air me linjë të re Shkup-Hanover

Nga 1 tetori kompania më e madhe e buxhetit të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore Wizz Air do të nisë linjën e re Shkup-Hanover, me dy fluturime në javë, të martën dhe të shtunën, njofton GazetaExpress.
Biletat tashmë janë në shitje në wizzair.com, me çmim prej 1.199 denarë, apo gati 20 euro.

Me këtë Wizz Air tash ofron gjithsej 25 destinacione në 11 shtete nga dy aeroportet e Maqedonisë, Shkupi dhe Ohri

easyJet me fluturime direkte nga Prishtina në Paris

Kompania e mirënjohur low-cost easyJet do të fillojë së operuari fluturimet direkte nga Prishtina në Paris Charles de Gaulle.
Fluturimet do të nisin në datë 2 nëntor dhe do të operohen dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë.
Rezervoni që tani për të përfituar nga çmimet e lira! Cmimet momentalisht fillojne nga 30€ per ne Paris.
EasyJet momentalisht nga Prishtina fluturon per Berlin, Gjeneve dhe Bassel. Max Travel

Kosova vazhdon betejën me Maqedoninë rreth aviobiletave

Derisa Kosova vazhdon të presë një përgjigje nga Komisioni Evropian rreth kërkesës për të hetuar ligjshmërinë e subvencioneve për kompanitë ajrore nga ana e Maqedonisë, Aeroporti i Prishtinës ende po bën përpjekje të tejkalojë dëmin e pësuar nga shteti fqinj.

Në vitin 2014, kur Aeroporti i Prishtinës kishte shërbyer për rreth 220 mijë udhëtarë më pak se një vit më herët, Maqedonia njoftonte se Aeroporti i Shkupit kishte thyer rekordin e udhëtarëve.

Kjo kishte nxitur Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës që të bëjë një kërkesë në Komisionin Evropian për të vërtetuar ligjshmërinë e subvencioneve që bënte Qeveria e Maqedonisë ndaj kompanive ajrore të cilat kishin arritur t’i merrnin një pjesë të udhëtareve të Aeroportit të Prishtinës.

Atë kohë, ky autoritet insistonte se Maqedonia kishte bërë shkelje të konkurrencës së drejtë me këtë veprim.

Dhe derisa një përgjigje zyrtare po vonon, Aeroporti i Prishtinës po vazhdon përpjekjet që të minimizojë dhe të tejkalojë dëmet që u bënë nga shteti fqinj.

Dritan Gjonbalaj, kryeshef i këtij autoriteti, thotë se vitin e kaluar Aeroporti i Prishtinës ka zbatuar një program të ligjshëm të nxitjeve për kompanitë ajrore që për pasojë ka rritur trafikun në këtë aeroport.

Ai po ashtu shpreson se pretendimet e palës Kosovare do të vërtetohen edhe nga BE-ja e cila do të kërkojë nga Maqedonia që të ndalojë këtë praktikë.

“Mund t’ju konfirmoj se vlerësimet preliminare të Komisionit janë në të njëjtën linjë me vlerësimet tona për këtë rast. Kjo dëshmohet edhe me Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë 2015 (ish-Raporti i Progresit), në të cilin shprehet shqetësim për nxitjet financiare që Qeveria e Maqedonisë ua jep kompanive ajrore në Aeroportin e Shkupit”, ka thënë Gjonbalaj, për portalin Insajderi.

“Ne do të vazhdojmë të insistojmë që Komisioni Evropian t’i përdorë mekanizmat e vet për të garantuar konkurrencë të drejtë midis aeroporteve në rajon”, ka shtuar Gjonbalaj.

Në vitin 2013, Maqedonia kishte vendosur që të subvencionojë kompanitë ajrore që do të jenë të gatshme të shtojnë linjat e fluturimit nga Aeroporti i Shkupit. Këto kompani kanë marrë deri në 40 mijë euro për çdo destinacion të ri, ndërsa qeveria maqedonase ka paguar po ashtu shtatë deri në nëntë euro për çdo tiketë të blerë në këto fluturime.

Për më tepër, në tetor të vitit 2014, menjëherë pas ankesës së Kosovës, Maqedonia kishte thënë se në të ardhmen do të subvencionojë deri në 65 euro turistët që vijnë nga Gjermania, Amerika, Britania e Madhe, Kazakistani dhe Azerbajxhani.

Dëmet e një politike të tillë të ndjekur nga Maqedonia ishin ndjerë sidomos në vitin 2014. Derisa në vitin 2013 numri i udhëtareve që u shërbyen në Aeroportin e Prishtinës ishte 1,628,678, ky numër ishte për 14 për qind më i vogël, apo 1,404,775 udhëtare.

“Vlerësojmë se kjo rënie e numrit të udhëtarëve në vitin 2014, përveç tjerash, ka qenë e ndikuar seriozisht edhe nga subvencionet financiare të Qeverisë së Maqedonisë për kompanitë ajrore që fluturojnë në Shkup”, ka thënë Gjonbalaj.

Por, me gjithë sfidën e vështirë që vije nga Maqedonia, ai shpreson se numri i trafikut në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari do të vazhdojë të rritet.

“Jemi të bindur se Aeroporti i Prishtinës, me shërbime cilësore dhe programe të ligjshme të nxitjes, do ta vazhdojë rritjen e trafikut, duke iu ofruar udhëtarëve tanë mundësi për fluturime në destinacione të reja, me çmime më të lira” ka thënë ai.

“Gjithashtu, kemi pritje të arsyeshme se me liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës do të ketë rritje edhe më të madhe të numri të udhëtarëve në Prishtinë”.

Derisa Kosova dhe Maqedonia kanë probleme sa i përket transportit ajror, një gjë e tillë nuk vlen për atë rrugor. Kosova ka filluar ndërtimin e autostradës në drejtim të Hanit të Elezit që pritet të kushtojë rreth 600 milionë euro, transmeton Telegrafi.