Cmimet speciale nga Flyska per Janar 2014

Bileta avioni me cmime atraktive nga Flyksa – Kosova Airlines per gjysmen e pare te Janarit ne vitin 2014,
Prishtina  –  Zürich 2L 105  Tue 31.12.2014  PRN  09:45  ZRH  12:00  282,00 €
Prishtina  –  Zürich WK 403  Tue 31.12.2014  PRN  16:00  ZRH  18:15  282,00 €
Prishtina  –  Zürich WK 403  Wed 01.01.2014 PRN  09:45  ZRH  12:00  317,00 €
Prishtina  –  Zürich 2L 105  Thu 02.01.2014  PRN  09:45  ZRH  12:00  342,00 €
Prishtina  –  Zürich WK 403  Thu 02.01.2014  PRN  16:00  ZRH  18:15  342,00 €
Prishtina  –  Zürich 4T 2353 Fri 03.01.2014  PRN  09:30  ZRH  11:45  374,00 €
Prishtina  –  Zürich WK 403  Fri 03.01.2014  PRN  14:45  ZRH  17:00  374,00 €
Prishtina  –  Zürich 4T 2353 Sat 04.01.2014  PRN  09:30  ZRH  11:45  364,00 €
Prishtina  –  Zürich WK 403  Sat 04.01.2014  PRN  09:45  ZRH  12:00  364,00 €
Prishtina  –  Zürich 2L 115  Sat 04.01.2014  PRN  19:10  ZRH  21:25  364,00 €
Prishtina  –  Zürich 4T 2353 Sun 05.01.2014  PRN  09:30  ZRH  11:45  392,00 €
Prishtina  –  Zürich WK 403  Sun 05.01.2014  PRN  09:45  ZRH  12:00  392,00 €
Prishtina  –  Zürich 4T 2353 Mon 06.01.2014  PRN  10:45  ZRH  13:00  364,00 €
Prishtina  –  Zürich WK 403  Mon 06.01.2014  PRN  14:45  ZRH  17:00  364,00 €

flight-booking-saving-escape
Continue reading Cmimet speciale nga Flyska per Janar 2014

Kompanite shesin bileta ne menyre te pa kontrolluar!

airkosovaflight

Dhjetëra qytetarë të Kosovës janë mashtruar të dielën në mbrëmje nga një kompani fluturimi që kishte destinacion Gjermaninë.

Qytetarët, të revoltuar, kanë bllokuar hapësirën e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në pjesën ku dorëzohen bagazhet dhe bëhet kontrolli i pasaportave.

Dëshmitarët i kanë thënë “Tribunës”, të dielën rreth orës 22:30, se ata nuk do të largohen nga aty pa marrë një përgjigje nga kompanitë që i kanë blerë biletat për linjën Prishtinë-Hanover.

Kohët e fundit janë shënuar disa incidente të tilla, sidomos me kompaninë e fluturimeve “Belle Air” e cila ka shitur më shumë bileta sesa vende në aeroplan.

Avio kompania “Belle Air” ka lënë të shtunën qindra udhëtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi që numri i biletave të shitura ka qenë shumë më i madh se numri i karrigeve që ka avioni i kësaj kompanie.

Po ashtu, situatë e njëjtë si kjo ka ndodhur edhe një ditë më parë, ku udhëtaret që kanë blerë bileta te kjo kompani, kanë pritur më orë të tëra në Aeroport për të fluturuar, por një gjë e tillë ka ndodhur tek deri në orët e vona të mbrëmjes, shkruan gazeta “Zëri”.

Udhëtarët e shumtë që kanë pritur më orë të tëra në Aeroport akuzojnë kompaninë për mashtrim, pasi që vonesat e tilla atyre po iu kushtojnë me humbjen e vendeve të punës.

“Kjo është kompani mashtruese. Neve si udhëtarë po na dëmton tej mase”, tha njeri nga udhëtarët e shumtë që ishte duke pritur për të udhëtuar.

Në anën tjetër, zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës jo zyrtarisht konfirmojnë se shumë udhëtarë kanë mbetur në Aeroport, ngase kompania nuk ka pasur vende në avion, ndërkaq paratë i ka marrë nga qytetarët.

“Qytetaret që kanë pasur me udhëtuar në mëngjes do të udhëtojnë në orët e vona të mbrëmjes” bën të ditur burimi i gazetës brenda Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Aeroporti i Prishtines me rekord te ri

flying

2013 Q1 krahasuar me  2012 Q1  ka ngritje prej 19% ne numer te udhetareve apo ne total 348,000 udhetare per tre muajte e pare te vitit 2013

  • Janar 2013 krahasuar me  Janar 2012 ka ngritje prej 6% ne numer te udhetareve
  • Shkurt 2013 krahasuar me Shkurt 2012 ka ngritje prej 27% ne numer te udhetareve
  • Mars 2013 krahasuar me Mars 2012 ka ngritje prej 27% ne numer te udhetareve

Për herë të parë në histori te aeroporit te Prishtines ne muajin Shkurt te vitit 2013 arriti ti sherbej mbi 100,000 udhëtarë (102,217).

2013 Q1 krahasuar me 2012 Q1:  ka ngritje prej 17% ne fluturime ku ne total ishin 1665 fluturime

  • Janar 2013 krahasuar me  Janar 2012 ka ngritje prej 7% ne numer te fluturimeve
  • Shkurt 2013 krahasuar me Shkurt 2012 ka ngritje prej 19% ne numer te fluturimeve
  • Mars 2013 krahasuar me Mars 2012 ka ngritje prej 27% ne numer te fluturimeve

 

Aeroporti i Gjakovës në fund të këtij viti do të kthehet nën menaxhimin e institucioneve të Kosoves

Aeroporti i Gjakovës në fund të këtij viti do të kthehet nën menaxhimin e institucioneve të vendit, sa i përket hapësirës së larët ajrore të Kosovës, ajo pritet që të hapet brenda këtij viti, ku për një fluturim aeroplan duhet paguar nga 100 euro.

Këto kanë qenë vetëm disa nga lajmet që i ka dhënë drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj gjatë raportimit të tij në Komisionin për Zhvillim Ekonomik. “Mund të bëjmë një kalkulim të përafërt ku duke u bazuar në madhësinë e hapësirës ajrore të Kosovës mbikalimi i një avioni do të kushtojë diku rreth 100 euro, por jo të gjitha këto të hyra do t’i shkojnë Republikës së Kosovës sepse shërbimi do të ofrohet nga Hungaria nga Budapesti, por brenda kësaj pakoje të shërbimeve një numër do t’i ofrojë edhe ofruesi i shërbimeve të aviacionit ajror të Kosovës”, tha i.

Me shumë siguri ka thënë se Aeroporti i Gjakovës në fund të këtij viti i kalon institucioneve të vendit, ngase italianët do ta braktisin atë për shkaka se kostoja nuk e arsyeton qëllimin. “Deri në fund të këtij vitit Qeveria Italiane do të largohet nga aeroporti i Gjakovës, kostoja e operimeve të këtij aeroporti, sipas tyre, nuk e arsyeton qëllimin. Ata janë shumë të interesuar që aeroporti në gjendje shumë të mirë t’i dorëzohet Republikës së Kosovës. Presim një plan konkret për marrjen e përgjegjësive. Qeveria ka marr një vendim që të themelojë një grup nga autoritetet përgjegjëse të vendit, i cili do të punoi ngushtë më palën italiane në marrjen e përgjegjësive”, theksoi ai.

Për modelin se si do të përdoret ky aeroport ka mbetur të punohet, derisa Gjonbalaj ka thënë se janë të gatshëm për cilëndo ide të dhënë ta qojnë përpara.

Sa i përket mallrave të rrezikshme, Gjonbalaj, ka pohuar se japin leje për transportimin e mallrave të rrezikshme që kryesisht tek ne janë armë apo municion për entitetet juridike të licencuara nga autoritetet e vendit. Tek këto mallra të rrezikshme hyjnë edhe mallrat radioaktive për mjekësi, apo edhe bateri.

Flyksa Mars cmime speciale nga Prishtina

22.03.2013  Prishtina – Zürich 79.–CHF
22.03.2013  Prishtina – Stuttgart 79.–EUR
22.03.2013  Prishtina – München 59.–EUR
22.03.2013  Prishtina – Düsseldorf 59.–EUR

Flyksa Mars cmime speciale nga Prishtina

flyksa

23.03.2013 Prishtina – Zürich 99.–CHF
23.03.2013 Prishtina – Düsseldorf 59.–EUR
23.03.2013 Prishtina – München 59.–EUR
23.03.2013 Prishtina – Köln/Bonn 59.–EUR
23.03.2013 Prishtina – Frankfurt 59.–EUR
23.03.2013 Prishtina – Stuttgart 79.–EUR
23.03.2013 Prishtina – Basel-Mulhouse 99.–EUR

24.03.2013 Prishtina – Düsseldorf 69.–EUR
24.03.2013 Prishtina – Stuttgart 79.–EUR

Aviokompanitë sezonale mashtrojnë qytetarët

Aviokompanitë sezonale, që zakonisht fillojnë punën në vendin tonë gjatë sezonit të verës, në masë të madhe po i dëmtojnë qytetarët, por edhe aviokompanitë serioze, që prej vitesh merrem me këtë biznes.

Gjatë vitit të kaluar, sivjet, por edhe viteve tjera, shumë qytetarë që punojnë në botën e jashtme kanë rënë pre e mashtrimeve nga ana e këtyre kompanive.

Por, këto njëkohësisht kanë dëmtuar edhe aviokompanitë me traditë, pasi që janë munduar të hyjnë në garë me çmime të ulëta.

Organizuar nga Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK), të hënën në Prishtinë është mbajtur konferenca e dytë rreth aviacionit civil në vendin tonë. Continue reading Aviokompanitë sezonale mashtrojnë qytetarët

Malev Falimenton (udhetaret mbesin ne ??)

Kompania ajrore hungareze, MALEV, pushtoi të gjitha fluturimet ditën e premte për shkak të vështirësive financiare. Pjesë e aleancës që përfshin gjigantët Air France dhe British Airways, Malev është një linjë e njohur në Kosove si një ndër më të hershmet që kanë operuar në vend dhe që kanë lidhur Prishtinen në mënyrë të përditshme me destinacione të shumta europiane përmes Budapestit.

Nëpërmjet një komunikate, kompania informoi se të gjitha veprimet do të ndërpriten duke nisur nga ora gjashtë e mëngjesit, ndërsa është kërkuar shpallja e falimentimit. Nuk është ende e qartë se si do të veprohet me disa mijëra pasagjerë që presin të udhëtojnë gjatë ditës dhe në ditët në vazhdim. Continue reading Malev Falimenton (udhetaret mbesin ne ??)