EarlyBooking Eurokoha! Prill 2012

Eurokoha çdo herë mendon për ju!

Duke dashur që pushimet tuaja këtë vit të jenë edhe më të këndshme dhe më të lira, ju prezantojmë ofertat më të veçanta për juve me zbritje deri në 30 % nëse rezervoni deri më 31 mars apo 30 prill për disa nga ofertat. I kemi përzgjedhur hotelet që do t’jua bëjnë këtë pushim më të paharrueshmin dhe më relaksuesin që keni përjetuar ndonjëherë. Edhe nëse jeni çift apo familjarë ju do të keni mundësinë ta bëni zgjedhjen tuaj më të mirë ngase ne kemi menduar për të gjitha.

 

Asdem Labada
Kemer *****
7 netë / All Inclusive 549€
+2 fëmijë pa pagesë 2-12 vjec

Kremlin Palace
Antalya ***** 7 netë / All Inclusive 739€
+2 femijë pa pagesë 2-13 vjec

Otium Eco Club
Side *****
7 netë / All Inclusive 629€
2 fëmijë deri 13 vjeç falas nga hoteli

Otium Gul Beach
Kemer *****
7 netë / All Inclusive 539€
+2 fëmijë pa pagesë 2-12 vjec

Ring Beach Kemer
Kemer *****
7 netë / All Inclusive 549€
+2 fëmijë pa pagesë 2-12 vjec

Topkapi Palace
Antalya *****
7 netë / All Inclusive 739€
+2 fëmijë pa pagesë 2-12 vjec

 

Eurokoha

Kontato Eurokoha Prishtina+ 381 (0)38 235 235

Kontakto Euro Koha Zvicer +41 (0)44 500 9659

 

Eurokoha oferta speciale per pushime Vera 2012

Ne Mars na vjen VERA 2012

jo si vitet e kalura kete vite ofertat per pushime ne rivieren turke tash me kan filluar dhe kjo besojme do te kete nje ndikim shume pozitiv ne rritjen e udhettareve te cilet do te perzgjedhin Turqine si vend ku do ti kalojne pushimet verore.

eurokohaEurokoha tash me ofron ne treg oferten shume speciale First Minute Booking the ju mund te perfitoni deri ne 30% zbritje ne shume hotele ne Turqi dhe ate vetem duke rezervuar pushimin e juaj sa me shpejte.

cka juve ju mbetetet eshte te vendosni se ne cilin hotel do ti kaloni pushimet dhe te kryeni rezervimn qe sot per te perfituar zbritjen e madhe prej deri ne 30% nga Eurokoha.

Wow Topkapi Palace  –  Eurokoha
Vendi: Antalya
Zbritje: 15% nese rezervoni deri me 31.Mars

Wow Kremlin Palace – Eurokoha
Vendi: Antalya
Zbritje: 15% nese rezervoni deri me 31.Mars

Miracle Resort – Eurokoha
Vendi: Antalya
Zbritje: 25% nese rezervoni deri me 31.Mars

Venecia Palace – Eurokoha
Vendi: Antalya
Zbritje: 25% nese rezervoni deri me 31.Mars

Hotel Porto Bello – Eurokoha
Vendi: Antalya
Zbritje: 20% nese rezervoni deri me 31.Mars

Saturn Palace – Eurokoha
Vendi: Antalya
Zbritje: 18% nese rezervoni deri me 31.Mars

eurokoha-oferta
eurokoha-oferta

Aksu
Direkt në një plazh të gjatë dhe të gjerë, me rërë, gjenden objektet më shqetësuese të Rivierës turke. Si më kulminante në këtë regjion të admiruar pushimor, janë të dy hotelet luksoze të vargut të hoteleve World of Wonders:WOW Topkapi Palace, një kopje origjinale e pallatit të njohur Topkapi në Stamboll dhe WOW Kremlin Palace, në stil të arkitekturës së mrekullueshme ruse.

Antalya
Rajoni i plazhit Lara gjendet në pjesën lindore të bregdetit të Antalisë. Më interesante janë gjirat e mrekullueshëm dhe plazhet për të cilat ëndërrojmë. Kush e kalon pushimin këtu, shijon afërsinë dhe jetën e qytetit domethënës kulturor e historik – Antalia, i cili me zgjedhjet e shumta për blerje dhe argëtim gjatë mbrëmjes, shtrihet në një ambient të qetë me bukuri të rralla natyrore.

Do t’ju fascinoj edhe plazhi i gjatë dhe me rërë që në ditët e kthjellta mundëson pamjen deri në Kemer. Të shijoni natyrën, të relaksoheni, të pushoni – në rast nevoje, të hyni në jetën e Antalisë: Të gjitha këto i ofron plazhi i Larës.

Kemer
Nga një fshat peshkatarësh, në një vend atraktiv pushimesh Kemeri, fshat ky i njohur peshkimi, shtrihet buzë masivit malor të Taurusit, 40 km larg Antalisë, në mes të një lëndine të mrekullueshme me pisha, i rrethuar nga masivë të thiktë shkëmborë dhe gji të shumtë deti, me ujë të pastër kristali. Gjatë viteve të fundit, Kemeri, me limanin e tij modern të jahtave, me bare elegante, kafiteri, restorante dhe dyqane të shumta suveniresh, si dhe butiqe ekskluzive, është zhvilluar në njërin ndër vendet më të preferuara të pushimit në Rivierën Turke. Shetitjet nëpër qytet janë interesante në çdo kohë. Krahas objekteve të shumta artizanati, dyqaneve të tepihave dhe të arit nëpër labirinte të shumta, në të ofrohen në çdo çast mundësi të shumta për pushime, duke u freskuar me lëngje të presuara freskët.

Belek
30 km në lindje të Antalisë dhe vetëm 25 km larg Aeroportit shtrihet Beleku. Një regjioni i ri turistik në Rivierën turke me shumë hotele dhe klub-objekte në mes të kopshteve të rregulluara dhe të mirëmbajtura. I rrethuar me pyje pishash që i japin ambientit një aromë të këndshme dhe me plazhet e gjata me kilometra, pushuesin do ta presin edhe shumë hotele moderne. Pozita fantastike e Belekut është një pikënisje ideale për të vizituar qytetet e famshme historike si Phaselis, Thermessos, Side, Perge, Aspendos; ujëvarat Dude dhe shpellën e njohur afër Antalisë.

Side
Side është një nga qytetet me përmbajtjen më të madhe historike, sa që shumë vizitorë e quajnë ndryshe edhe si qytet muze apo qyteti i tempullit të prehjes së Apollonit. Side paraqitet si një nga perlat natyrore dhe historike të Turqisë së sotme, e cila lidh antiko-klasiken me modernen, traditën e pasur turke me vlera të reja, të fituara gjatë kohëve të fundit. Një vend ku lashtësia ka gdhendur prehjen e saj, ndërsa syri i vizitorëve kureshtjen e pamasë për bukuritë që përjeton. Kjo përrallë turke ju ofron pushuesve tanë një nga çastet më të bukura të turizmit të kultivuar.

Alanya
E rrethuar me lule të bukura dhe plantazhe limonash, rrëzë vargmaleve të Taurusit gjendet Alanya, që është një mrekulli e rivierës turke dhe ndër qytetet më të bukura në Turqinë perëndimore. Historinë e saj të gjatë ta përkujtojnë edhe sot muret e kalasë dhe xhamitë e vjetra, gërmadhat e një bujtine karavanesh dhe kulla e famshme e kuqe. Por, Alanya është poashtu edhe qytet modern, me rrugë të gjera e me palma, dhe ka një port jahtash, disa muze dhe bazare.Vizitorët shëtisin me kënaqësi nëpër rrugët pitoreske të qytetit të vjetër ku gjejnë shumë restorante, kafiteri, diskoteka, dyqane dhe pazare. Sidomos lagja e portit detar është shumë tërheqëse për nga ofertat e shumëllojshme e të levërdishme. Aty mund të gjeni stoli tradicionale argjendi, çanta për deve dhe gomarë të punuara në teknikë qilimi, mund të gjeni poashtu edhe tekstile moderne dhe punime tjera prej lëkure.

Udhetimi per Kosove

Në Kosovë

Amerikanëve dhe shtetasve të UE nuk iu nevojitet viza, dhe mund të qëndrojnë në Kosovë për periudhë të pacaktuar kohore. Shtetasit e vendeve tjera që kontribuan ne rindërtimin e Kosovës po ashtu nuk iu nevojitet viza, megjithëse Kosova po fillon me implementim e regjimit strikt të vizave. Ju mund të hyni në Kosovë nga kufiri verior me Serbinë nga Mitrovica veriore. Nga Mali i Zi mund të hyni duke kaluar nga Rozhaja në Pejë. Nga Maqedonia mund të kaloni me autobus në Prishtinë. Ka kufi edhe nga Presheva e Serbisë. Nga Shqipëria mund te hyni nga Prizreni. Continue reading Udhetimi per Kosove

Pristina International Airport reached 1 million passangers in September

This statistic represents an increase of over 85 thousand passengers, or in percentage nearly 10 percent more to this nine-month period.
By the end of September of 2009, around 923 thousand passengers passed ANP while the entire year ended with about 1.2 million passengers.
During this year provided that the number of passengers to exceed the figure of 1.3 million passengers, which represents a great achievement considering that only two years in this company, precisely in November 2008 to celebrate for the first time in the company histrorine passing traveler the 1 millionth, having rewarded him with a free ticket and being treated as very special eviniment. Continue reading Pristina International Airport reached 1 million passangers in September